17 Feb Manjani : Jemi per zgjidhje afatgjate të imunitetit të zyrtarëve.
Posted at 22:52h
in Archived Articles
” Manjani : Jemi per zgjidhje afatgjate të imunitetit të zyrtarëve.
Është koha që seriozisht dhe në mënyrë përfundimtare të zgjidhim të gjithë se bashku cështjen e imunitetit të zyrtarëve të këtij shteti. Nuk ka më as hije e as kuptim që të vërdallosemi nëpër alibi publike për zgjidhur një cështje që është bërë domosdoshmëri.
LSI nepërmjet grupit të kuvendor do ti bashkohet ftesës publike për të futur në kalendarin e punimeve të parlamentit të këtij sesioni për të zgjidhur këtë cështje përfundimisht. Ne cmojmë ky session parlamentar duhet të regjistrohet në historinë tonë shtetërore si session i vendimeve të medha ku pa dyshim zgjidhja e cështjes së imunitetit është njëra prej tyre.
Ne si LSI pasi kemi studiuar cdo qëdnrim e deklaratë të derisotme që partipolitikanë jurist e aktorë të tjerë të rëndësishëm për jetën publike shqitpare gjykojme se zgjidhja e cështjess ë imunitetit duhet bërë mbi dy parime themelore:
1. Zero imunitet për cdo të zgjedhur apo të emeruar politik. Askush që kryen detyrë përfaqësuese në polikikë nuk ka pse të ketë më mbrojtje nga ndjekja penale madje edhe nga arrestimi. Kjo do të thotë se prokuroria duhet të jetë e lire të hetojë e të arrestojë cilindo politikan për të cilin ekzistojnë të njëtat arësye ligjore si për cdo qytetar të thjeshtë.
2. Gjykatësit e republlikës duhet të gëzojnë imunitet të kufizuar aq sa për tu mbrojtjet nga shantazhi politik por jo për tju fshehur shkelejs së ligjit. Gjykatësi është një zyrtar I rëndësishëm për shtetitn dhe në kushtet e shtetit demokratik pavarësia e tij nga politika është kusht I panegociueshëm. kjo nëkupton që prokuroria nuk mund të ketë pengesa për ti hetuar gjykatësit por jo ti shantazhoje. Pra gjykatësi mund të hetohet por jo të arrestohet pa lejen paraprake të këshillit të lartë të drejtësisë.
Gjykojmë se nevoja për reforma nuk mund të na cojë detyrimisht në zgjidhje të sforcuara të cilat shumë shpejt mund të na cojnë në kolapse dhe më të rënda sesa na kanë ndoshur deri më sot. Në një republikë të drejtë politikanët janë njësoj të barabartë me qytetarët por gjykatësit janë autoritetit I republikës dhe ku autoritet nuk mund të lejohet të shantazhohet. Natyrisht ne e dimë që gjykata ka problem por le të merremi me zjgidhjen e problemeve dhe jot ë krijojmë problem të reja vecanësrisht në lidhje me pavarësinë e gjykatës.
Teknikisht jemi të gatshëm të votojmë abrogimin e neneve 73 dhe 103.3 të ksuhtetutës duke zeruar me efekt të menjehershëm imunitetin e deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë.
Jemi gjithashtu të gatshëm të ri shkruajmë paragrafët 1 dhe 3 të nenit 137 të kushtetutës duke lejuar hetimin paraprak të gjykatësve sipas standarteve të ndjekjes penale. Kjo do të kërkojë edhe ndryshime në kodin e procedurës penale ëpr të definuar me mirë nocionon e ndjekjes penale dhe të veprimeve hetimore të lejueshme për gjykatësit sipas praktikës europiane.
Me këtë qëndrim që javën që vjen do paraqitemi në kuvend me propozimet konkrete. Ftojmë të gjitha partitë e tjera të na bashkohen në këtë qëndrim të arësyeshëm dhe afatgjatë.
0x323031322d30372d3035 AKTIVITETE Ylli-Manjani.jpg 13:30)”