14 Feb LSI Vlore ne veprim
LSI Vlore ne veprim
Selami: Ne si LSI kemi një plan shumë të mirë për punësimin e shqiptarëve plan I cili do të vihet në veprim mbas zgjedhjeve të 28 qershorit por sigurisht për t’ja arritur kësaj ne na duhet edhe mbështetja juaj dhe e gjithë qytetarëve
Nën simbolikën e ditës së një majit e njohur si dita e punëtorëve në të gjithë botën drejtuesit e LSI në qarkun e Vlorës së bashku me të rinjtë në veprim kanë hapur simbolikisht 30 vende të reja pune për pastrimin e qytetit të Vlorës. Kandidati për deputet z. Shkëlqim Selami se bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të LSI z. Besjan Pesha të shoqëruar nga dhjetëra të rinj për veprim kanë takuar sot dhjetëra qytetarë të papunë të cilët e kalojnë ditën e tyre në pritje të një oferte për punë në sheshin e ashtuquajtur OMONIA në Vlorë. Gjatë takimit Afrimi një nga të papunët duke folur në emër të të gjithë të pranishmëve u tregoi drejtuesve të LSI se si të gjitha ditët e tyre kalonin duke pritur një ofertë pune të çfarëdollojshme nga qytetarët e Vlorës me qëllim që ata të mund të siguronin disa të ardhura minimale për të ushqyer familjet e tyre. Ai tregoi se gjatë këtyre katër viteve numri I të papunëve ishte rritur tejmase dhe se në shesh kishte ditë që numri shkonte me disa qindra dhe mundësitë e tyre për tu punësuar e për të siguruar bukën e gojës sa vinin dhe uleshin.
Gjatë bisedës me ta z. Selami pasi u solidarizua me hallet dhe problemet e tyre tha: Ne jemi të ndërgjegjshëm se hallet dhe problemet tuaja sot janë të panumërta siç jemi shume të ndërgjegjshëm edhe që problemet tuaja nuk zgjidhen me punë të rastësishme por me punë të qëndrueshme. Ne si LSI kemi një plan shumë të mirë për punësimin e shqiptarëve plan I cili do të vihet në veprim mbas zgjedhjeve të 28 qershorit por sigurisht për t’ja arritur kësaj ne na duhet edhe mbështetja juaj dhe e gjithë qytetarëve. Ne jemi për një zgjidhje të qëndrueshme jo vetëm të problemit tuaj port ë problemeve dhe halleve të të gjithë qytetarëve kështu që në këtë shesh ju të mos vini më për të kërkuar punë port ë kaloni e të kujtoni me buzëqeshje vuajtjet që hiqni sot mbi kurriz. Sot për të dhënë një shembull të asaj që do të bëjmë nesër të rinjtë e LSI kanë mbledhur një fond nga kursimet e tyre dhe kanë vendosur që t’ju paguajnë një ditë pune një ditë punë në shërbim të komunitetit të Vlorës. Kështu siç jemi së bashku do të shkojmë dhe do të pastrojmë një nga pjesët problematike të rrugës Transballkanike për ti dhënë një mesazh të qartë gjithë popullit të Vlorës por edhe ata që kanë qeverisur tani se punësimi I vlonjatëve do të shërbejë për të përmirësuar Vlorën dhe projektet tona për të ndërtuar Vlorën si një qytet modern do të shërbejnë për të punësuar Vlonjatet.
Edhe z. Pesha në mbështetje të z. Selami u shpreh se: Sot Vlora nuk ka nevojë për llafazanë të mëdhenj por ka nevojë për punëtorë të mëdhenj. Unë sot në këtë shesh nuk shoh njerëzit më hallexhinj e fukarenj të Vlorës siç ju etiketojnë juve shpesh disa politikanë unë këtu sot shoh njerëzit më punëtore dhe të ndershëm të Vlorës. Ju jeni njerëz të jashtëzakonshëm prandaj duhet që të gjithë së bashku të punojmë sot që Vlora të jetë një vend që juve t’ju meritojë sepse një qytet I bukur modern dhe evropian ndërtohet vetëm me punë. Sot është një maji dhe ka shumë shqiptarë që festojnë por unë them se nuk ka asgjë për të festuar sepse këtu në këtë shesh numri I të papunëve sa vjen dhe shtohet prandaj sot ne po hapim disa vende pune për tju kthyer ju besimin se së bashku nesër do të krijojmë një front pune një front të ndërtimit të Vlorës.
Së bashku me të rinjtë për veprim dhe me punëtorët Selami dhe Pesha janë drejtuar për nga rruga Transballkanike ku kanë pastruar një pirg të madh me plehra dhe materiale inerte të cilat gjendeshin buzë disa shtëpive të banuara. Gjatë aksionit të tyre janë afruar edhe disa qytetarë të cilët menjëherë u bënë edhe ata pjesë të pastrimit duke falënderuar LSI për veprimet konkrete të ndërmarra në të mirë të komunitetit.
0x323030392d30352d3031 AKTIVITETE LSI Vlore ne veprim.JPG 15:28)