LSI tryezë me specialistët më të mirë në vend

LSI tryezë me specialistët më të mirë në vend

LSI tryezë me specialistët më të mirë në vend për rrugëzgjidhjet e krizës energjetike Levizja Socialiste për Integrim organizoi sot një tryezë diskutimi mbi mundësitë e kapërcimit të krizës së thellë energjitike me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe specialistëve më të njohur në Shqipëri në fushën e energjetikës.

Tryeza që kryesohej nga kryetari i LSI-së z. Ilir Meta kishte të pranishëm shumë prej figurave të njohura në fushën e energjisë si Prof.Farudin Hoxha Prof.Alfred Paloka Prof. Rahman Hanku inxh.Robert Lalo inxh.Stavri Peçi inxh.Jani Zisa inxh. Ramadan Hamzaraj ish-drejtuesit e ministrisë së Energjetikës dhe të KESH-it Mustafa Muçi Dritan Prifti dhe Pajtim Bello. Në këtë takim ndodheshin edhe specialisti i mirënjohur Xhevahir Ngjeçari specialisti për problemet e mjedisit Sazan Guri etj. Gjithashtu në takim ndodheshin edhe deputetë dhe drejtues të LSI.
Mbi konkluzionet që dolën nga ky takim LSI do të ndërmarrë nisma dhe propozime konkrete që do t'i paraqesë në qeveri dhe në parlament për një reformë në sistemin energjetik. Një ndër këto propozime që do të parashtrohet në mënyrë të shpejtë nga LSI do të jetë hartimi i një projektligji për ndërtimin me koncesion të hidrocentraleve të vegjël lokalë pasi Shqipëria ka shumë lumenj që mund të shfrytëzohen me efiçensë.      

E përqëndruar në diskutimin për gjetjen e alternativave dhe projekteve për zgjidhjen e krizës energjitike gjatë diskutimevë dolën në pah shumë mundësi për kapërcimin e krizës por edhe shumë probleme të cilat e çuan vendin në kolapsin actual energjetik.

 

Takimin e hapi Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që pranuan ftesën e LSI për të diskutuar mbi krizën energjitike dhe zgjidhjen e saj. Ne menduam të diskutojnë në kuadër të një përgjigje  që ne mëndojmë se kërkon kjo krizë e cila sipas mendimit tonë nuk mund të kalohet ndryshe vetëm me transparencë dhe profesionalizëm tha Meta duke shtuar se këto janë dy elemente të cilët i kanë munguar diskutimeve për këtë cëshjte dhe është kaluar në politizimin e kësaj krize ka pasur demagogji ka pasur shmangie nga përgjegjësi dhe transferim të përgjegjësisë tek njëri – tjetri.

Meta u shpreh se nëpërmjet këtij takimi dhe shkëmbimit të mendimeve ideve dhe rrugëzgjidhjeve që mendojmë ne me ato që do të propozoni ju dhe që do të dalin në këtë takim LSI do të ndërmarrë iniciativa politike mbas këtij bashkëbisedimi. Ne do ta cojmë në parlament të gjitha alternativat tuaj tha Meta sic janë iniciativat që kanë të bëjnë me përmirësimet e legjislacionit i cili është shumë i ngurtë dhe që nuk kontribuon aspak në zhvillimin e vrullshëm të investimeve në fushën e energjisë elektrike në liberalizmin e shpejtë të tregut edhe në këtë sektor si dy element kryesor të zgjidhjes sa më të shpejtë të krizave si kjo që po përjetojmë sot.

Tema e energjetikës duhet të jetë tema kryesore e qeverisë e parlamentit e të tërë deputetëvë që përfaqësojnë elektoratin e tyre dhe njëkohësisht kuptohet që kapërcimi i krizës duhet të jetë një aksion politik mbarëkombëtar që ka nevojë për consensus dhe që sigurisht ka nevojë për një kohe të gjatë.

 

Ndërkaq më pas e mori fjalën Akademiku Prof.Farudin Hoxha i cili u shpreh se "unë besoj gjithnjë se ka njerëz të zotë dhe specialistë që mund të kountribojnë në zgjidhjen e kësaj krize të rëndë. Shqipëria ka kaluar tre kriza të rënda energjitike si ajo në vitin 20012002 dhe tani në 2005. Sigurisht kjo është më e rënda e të tërave. Sipas mendimit tim këto kriza i kanë shkaktuar njerëzit i kanë shkaktuar ata që e prodhojnë këtë energji. Sistemi ynë elektroenergjetik mbështetet tek shiu dhe thuhet që ishalla të na bjerë shi që të kemi energji.

Unë mendoj se me këtë ata që e kanë shprehur vazhdimisht kanë abuzuar kanë abuzuar pasi në Shqipëri shteti nuk merret me prodhimin e bukës kurse me energjinë në Shqipëri ndryshe nga e gjithe bota merret vetë shteti pra është ai që duhet të përgjigjet për nevoja e konsumatorit dhe jo shiu. Sistemi energjitik i ynë bazohet 99 për qind në hidrocentrale dhe kur s'ka reshje s'ka energji. Viti 2005 ka pasur boll rreshje dhe të gjithë ne menduam se problemet mbaruan. Por Shqipërisë sot I mungojnë rreth 2 deri 3 miliard kilovat orë në vit. Ne prodhojmë 4.5 ndaj kjo mangësi duhet të jetë në qendër të axhendave të qeverive sepse është apo nuk është viti me shumë rreshje Shqipëria nuk mund të kalojë vitin pa import të energjisë elektrike. Që ne të mos kemi mangësi të shumta gjatë sezonit dimëror vendi ynë në fund të muajit maj duhet të ketë siguruar energjinë e importuar. Pyejta që duhet të shtrojmë është se përse në arrijmë në këtë gjëndje? Rumunët na dhanë 175 milion kilovat/orë pot mbi 100 milion kilovat/orë i humbasin Shqipërisë në hidrocentalet e saj. Cilat do të ishin zgjidhjet? Burimet e reja të energjisë dhe importi paraprak si masë garancie.

 

Ndërsa Prof.Alfred Paloka e vuri theksin se "situata energjitike në të cilën jemi mund të kapërcehet dhe nuk mendoj se ka vend për kaos. Kjo situatë nuk ka nevojë për shfaqje me qiri por për iniciativa si kjo e LSI-së për të degjuar specialistët. Sipas statistikave java e tretë e muajit Nëntor është java kur fillojnë rregullisht reshjet e vazhdueshme të shiut. Niveli në të cilin është katandisur Fierza duhet të shërohet në afatin kohor më të shkurtër si dhe nuk duhet harruar sigurimi i sasive të importit. Të mos harrojmë se fqinjët tonë në Ballkan kanë rezerva të konsiderueshme energjie të cilat i paraprinë krizave energjitike si kjo qe po kalojmë ne sot. Pra duhet te punohet dhe te shmangen rrjedhjet e energjise elektrike nga hidrocentralet dhe te gjitha burimet e saj. Ndërsa sa i përket importit të energjisë nuk duhet të jetë vetëm detyrë e KESH-it por edhe e ambasadave dhe i të tërë institucioneve shteterore që te kemi nje qendrim rreciprok ne situate te veshtira.

 

Ndërkaq inxh. Jani Zisa u
shpreh se "për t'u kaluar kjo krizë duhet të gjendet importi dhe duke qenë se ka filluar viti hidrologjik që me 1 Nëntor ndoshta do jemi me fat për ta kaluar këtë krizë. Unë nuk mendoj se direkt pas kësaj konference do të kalohet kriza energjike jam i bindur që edhe në institucionin e KESH-it ka njerëz që po punojnë dhe po i diskutojnë të gjitha këto që ne po diskutojmë këtu. Iniciativa e zotit Meta duhet vleresuar dhe ajo që unë mendoj është se këtu ndodhet një pjesë e mirë e atij përsoneli që ka qenë i pranishëm kur janë ndërtuar TEC-et dhe HEC-et. Ekspertët e energjetikës dhe punonjësit e KESH-it sot duhet të jenë në gadishmëri më shumë se kurrë.

 

Ndërkaq ish-Zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës z.Pajtim Bello deklaroi se "sistemi ynë energjetik është i amortizuar dhe nëse nuk punohet për të projektuar një program emergjent asnjëherë nuk do t'i shmangemi këtyre krizave. Nëse flasim për burime duhet të fillojnë të ndërtohen hidrocentalet e vegjël dhe programimi I importimit te caktuar përpara situatave të tilla në mënyrë që të shmanget pa u ndjerë ashtu sic po e ndjemë.

Dhe ajo që dua unë te theksoj është që KESH-it nuk duhet të ketë autonomi por pavarësi të plotë me qëllim që të menaxhojë vetë importin dhe exportin.

 

 

Spercialisti Xhevahir Ngjeçari duke diskutuar në tryezën e ekspertëve u shpreh se "Shqipëria ka tre zi apo kriza të përhershme. Është zia e energjisë zia e ujit të pijshëm dhe zia e infrastukturës. Një pallat 11- katësh në Tiranë kushton 3 milion dollarë po me kaq shpenzime ne mund të sigurojmë shumë investime për të tërë Skraparin. Ajo që është ë rëndësishme duhet që biznesi të futet në ifrastrukturën e energjisë elektrike. Me strategji unë kuptoj që meqë ka 10 lumenj Shqipëria nuk është aq shumë problem që të gjindet një zgjidhje. Sikur të kishte vullnet politik që zgjidhja të bëhej realitet nuk do te kishim keto probleme që kemi tani.

 

Ndërkaq Prof.Rahman Hanku ish-ministër i Ndërtimi dhe Energjetike ngriti çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve për shfrytëzimin e përbashkët të ujërave me vendet fqinje. Prof.Hanku nënvizoi se vendet fqinje të Shqipërisë herë pas here në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare ndërhyjnë në mënyrë të njëanshme mbi prurjet e lumenjve tanë si të Drinit dhe të Vjosës. Ndaj duhet që marrëveshjet e përbashkëta për këtë qëllim duhet të respektohen nga palët.

 

Një ndër ish-drejtuesit për disa vite të investimeve në KESH Inxh.Robert Lalo u shpreh se është shumë e rëndësishme ulja e humbjeve të energjisë elektrike si të atyre teknike ashtu edhe të atyre joteknike ose abuzimi me energjinë elektrike. Gjithashtu Lalo u ndal në nevojën e një legjislacioni favorizues të investimeve në fushën e prodhimit të energjisë elektrike veçanërisht nevojës së një ligji për ndërtimin me koncesion të hidrocentraleve të vegjël lokalë.  

 

Inxh.Ramadan Hamzaraj e vuri theksin tek displina që duhet të ndiqet për remontet e mëdha që kryhen në veprat hidroenergjetike. Duhet të ketë një kalendar të përcaktuar qartë për remontet e mëdha që të mos bëhen sipas qejfti dhe dëshirës së drejtuesve të KESH-it por atëherë kur të jetë e nevojshme dhe e domosdoshme. Vendosja e matësave të energjisë elektrike duke plotësuar të gjithë me këto matësa në mënyrë urgjente është një tjetër masë shumë e rëndësishme e propozuar nga inxh.Hamzaraj. 0x323030352d31312d3130 20:51)