LSI takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë të Medias për Reformën Zgjedhore

LSI takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë të Medias për Reformën Zgjedhore

LSI takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë të Medias për Reformën Zgjedhore Lëvizja Socialiste për Integrim në vazhdën e disa nismave të ndërmarra për problemin madhor të Reformës Zgjedhore zhvilloi
sot një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile me analistë dhe opinionistë të medias juristë etj
për të diskutuar mbi këtë problem. Në këtë takim merrte pjesë edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta si dhe të tjerë drejtues
të lartë të kësaj partie. Takimi ishte konceptuar me njohjen e
të ftuarve me platformën e LSI-së për Reformën Zgjedhore si dhe diskutime të hapura për mënyrën se si mund të arrihet në zgjedhje që të garantojnë votën e lirë dhe të ndershme të shqiptarëve.
Në këtë tryezë merrnin pjesë Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve z.Kreshnik Spahiu Drejtori i Institutit të Medias z.Remzi Lani përfaqësuesi i shoqatave që monitorojnë zgjedhjet z.Kristaq Kume drejtori i Qendrës për Demokratizimin e Institucioneve z.Ilir Aliaj Drejtori i gazetës Albania Ylli Rakipi Kozara Kati nga shoqëria civile analistët Andrea Stefani Mustafa Nano Mentor Nazarko Lutfi Dervishi Çim Peka Brizeida Mema Bashkim Muça përfaqësuesi i “MJAFT” Arbjan Mazniku kryetari i Koalicionit Shqiptar Kundër Korrupsionit Pjerin Marku Drejtori i CRCA Altin Hazizaj etj. Në këtë takim kishte edhe përfaqësues nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut.     
 
Në hapjen e këtij takimi Kryetari i LSI Meta falënderoi për përgjigjen pozitive ndaj ftesës së LSI për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime për një nga çështjet që ne e konsiderojmë si më madhore atë të Reformës Zgjedhore. Meta shprehu kënaqësinë që ishte me disa nga përfaqësuesit të njohur dhe me kontribute të shquara të shoqërisë civile dhe me analistë të cilët kanë treguar një angazhim të qartë publik në shërbim të çështjeve që na interesojnë të gjithëve. Duke vazhduar më tej ai tha se “edhe ne këtë inisiativë për të shkëmbyer mendime me ju duam ta përqendrojmë në interesin e të gjithëve për një Reformë Zgjedhore të ndershme e cila garanton legjitimitet të instititucioneve e cila garanton rregulla të ndershme të lojës demokratike dhe stabilitet afatgjatë të vendit si dhe arritjen e një prej standarteve kryesore të integrimit europian atë të zgjedhjeve të ndershme. Ndaj nuk kemi ndërmend këtu të diskutojmë lidhur me këndvështrimin e LSI-së për Reformën Zgjedhore por me interesin e përbashkët të të gjithëve për të arritur një reformë zgjedhore e cila përfundimisht të mbyllë rrugët e atyre deformimeve të cilat kanë ardhur duke u shtuar dhe duke krijuar edhe problemet e vetë legjitimitetit të institucioneve duke u nisur edhe nga vetë parlamenti. Ne kemi kërkuar menjëherë mbas 3 Korrikut që Reforma Zgjedhore të nisë menjëherë tha Meta sepse ka qenë sipas konsidertaës sonë një politikë e përbashkët e dy forcave të tjera Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që gjithmonë elementët e Reformës Zgjedhore ti lënë në fund të mandatit për të mos patur shumë kohë që të zgjidhen në themel problemet reale të kësaj reforme. Për të monopolizuar proçesin e kësaj reforme dhe për ta përdorur atë thjesht në interesin e tyre të ngushtë partiak. Duke e nisur tani këtë reformë-dhe ne përshëndesim tryezën e iniciuar nga Presidenti i Republikës- tha Meta mendojmë se do të kemi kohën e mjaftueshme që të gjithë së bashku të analizojmë dhe të korrigjojmë me themel problemet e parregullsive dhe të legjitimitetit në zgjedhjet tona që janë vërejtur deri tani. Nuk bëhet fjalë këtu për të gjetur fajtorë por këtu bëhet fjalë për të gjetur dhe shtuar vullnetin politik të të gjithëve. Që më në fund vendi të ketë zgjedhje të padiskutueshme dhe të pakontestueshme nga çdo aktor politik.
 
Ndërsa Zëdhënësi i LSI për Reformën Zgjedhore z.Mustafa Muçi shpjegoi propozimet që LSI ka hedhur për diskutim prej një kohe të gjatë. U bënë pothuajse tre muaj që këto propozime u janë drejtuar pothuajse forcave politike në Shqipëri duke përfshirë edhe forcat politike të cilat nuk janë përfaqësuar në parlament. Ashtu sikurse këto propozime i janë drejtuar Presidentit të Republikës në një takim që LSI ka organizuar me të. Propozime këto të cilat  në thelbin e tyre synojnë që në Shqipëri t’i jepet fund njëherë e mirë trafikimit të votës së zgjedhësve dhe që Shqipëria të ketë mundësinë përfundimisht të ketë një parlament të ngritur mbi bazën e përfaqësimit të drejtë të forcave politike mbi numrin e votave që ato marrin në zgjedhjet parlamentare. Sigurisht shqetësimi i LSI-së nuk është thjesht dhe vetëm shqetësimi i një force politike që është dëmtuar në mënyrë të padrejtë nga proçesi zgjedhor i 3 Korrikut. Ky është një fakt i cili tashmë është pranuar prej të gjithëve. Ashtu sikurse nuk është një shqetësim që buron thjesht dhe vetëm prej proçesit zgjedhor të 3 Korrikut proçes i cili është kontestuar pothuasje nga të gjitha forcat politike duke përfshirë si humbësit ashtu edhe zgjedhësit. Por është një angazhim i cili merr në konsideratë të gjithë problematikën që zgjedhjet në Shqipëri kanë krijuar probleme jo vetëm në zgjedhjet e vitit 2005 por edhe në zgjedhjet e vitit 2001 edhe në ato të pushtetit vendor të vitit 2003. Në thelbin e këtyre propozimeve synojnë që tu jepet njëherë e mirë fund trafikimit të votave i cili sjell probleme të mëdha që lidhen më vonë me legjitimitetin e parlamentit dhe sigurisht të të gjitha organeve që dalin apo derivojnë prej parlamentit të Shqipërisë. Në thelbin e tyre këto propozime synojnë një ndërhyrje në Kushtetutë në mënyrë që të legalizohet dalja nga sistemi aktual sistem i cili pavarësisht nga pretendimet se nuk është zbatuar ashtu siç duhet apo se nuk është reflektuar siç duhet në Kodin Zgjedhor ka prodhuar probleme të mëdha qoftë në vitin 2001 qoftë në vitin 2005. Elementi kryesor që është vërejtur apo q&eum
l; është evidentuar qoftë në raportin e vitit 2001 ashtu në atë të vitit 2005 nga ekspertët e OSBE-ODIHR-it ka qenë problemi i Dushkut i cili në vend të minimizohej në zgjedhjet e 2005-ës u kthye në një fenomen i cili u quajt jo më Dushk por jo më Megafushk.
Ku konsiston propozimi për ndryshimin e Kushtetutës? Shumë thjesht kërkohet që të dilet nga sistemi aktual i cili përfaqësimin bazë e ka ngritur mbi sistemin mazhoritar. Pra bëhet fjalë për 100 vende të cilat zgjidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga votuesit dhe korrektohet me 40 vende të tjera në parlament. Në thelbin e vetë sistemi ka mundësuar që forcat politike të interesuara siç ishte rasti i PS-së dhe PD-së nëpërmjet një kompromisi i cili nuk ka të bëjë aspak me frymën e Kushtetutës