LSI prezanton Projektligjin për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik

LSI prezanton Projektligjin për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik

LSI prezanton Projektligjin për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik Së bashku me Kryetarin e LSI në paraqitjen e projektligjit edhe Prof.Farudin Hoxha dhe inxh.Xhevair Ngjeçari  
 
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hartuar një projektligj për nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik të cilin do e paraqesë së shpejti në parlament si nismë ligjore.
Ky projektligj është paraqitur sot në një konferencë për shtyp ku ishin së bashku Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta akademiku dhe specialisti i energjetikës Prof.Farudin Hoxha inxhinieri i njohur Xhevair Ngjeçari si dhe Nënkryetari i LSI deputeti Dritan Prifti dhe anëtari i Kryesisë së LSI z.Mustafa Muçi.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji Kryetari i LSI z.Meta u shpreh:
“Së bashku me Prof.Farudin Hoxha me inxhinierin Xhevair Ngjeçari dhe me dy kolegët e mi z.Prifti dhe z.Muçi jemi këtu për të paraqitur përpara jush projektligjin për nxitjen e investimeve private në sektorin elektroenergjitik. Ne besojmë se është një projektligj shumë i rëndësishëm i cili do të nxisë investimet private në sektorin elektro-energjitik nëpërmjet lehtësimit të proçedurave administrative dhe aplikimit të stimujve financiare. Objekti i këtij ligji ka të bëjë me të gjitha investimet që do të kryhen në sektorin elektroenergjitik. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “ne besojmë se miratimi i këtij ligji nga Parlamenti i hap rrugën zbatimit të dhjetëra projekteve të cilat po flenë nëpër sirtarë dhe nëpër dosje të cilat janë të bllokuara prej vitesh i cili do të zgjojë interesin e shumë investitorëve vendas dhe të huaj. Njëkohësisht ky ligj duke liberalizuar më tej tregun duke vënë në pozita konkurente edhe KESH-in nëpërmjet gjithë këtyre lehtësirave që ky projektligj krijon për nxitjen e investimeve private në sektorin elektro-energjitik do të na japë mundësi të mëdha për të rritur potencialin e prodhimit të energjisë në vend në përmasa shumë të konsiderueshme në një kohë realitivisht shumë të shkurtër. Ndaj unë besoj tha Meta se kjo inisiativë legjislative që ne ndërmarrim pas konsultimit të gjerë gjatë ditëve të krizës energjetike me profesorë akademikë dhe ekspertë të fushës së energjisë do të jetë një kontribut i çmuar për një zgjedhje edhe afatshkurtër të situatës energjitike në vend.
Kjo do të çlirojë shumë pontenciale dhe shumë energji krijuese në fushën e projektimit por njëkohësisht edhe shumë energji investuese në drejtim të financimit të këtyre projekteve.
Ndërsa akademiku Prof. Farudin Hoxha u shpreh se ”falenderoj LSI për ftesën që më ka bërë në këtë prezantim të projektligjit që do t’i paraqesë Kuvendit për ndërtimin e hidocentraleve të vegjël ose ato vendore në vendin tonë. Ju sigurisht e dini se me fjalën e hidocentraleve të vegjël ne do të kuptojmë ata që kanë fuqin nën 5 megavat. Unë jamë pikërisht në këtë prezantim sepse kam bindjen e madhe dhe të plotë se të tillë hidoncentralë mund të ndërtohen mjaft. Përparësia e tyre është se ndërtohen shpejt sepse nuk kërkojnë fuqi të specilizuar të lartë dhe vihen në punë brenda një afati realitivisht të shkurtër nga 1-2 vjetë me investime të cilat janë të gjitha të mundshme të përballohen nga investitorët shqiptarë. Kam rastin t’ju njoftoj se interesimi i shqiptarëve për realizimin e këtyre veprave është shumë i madh. Vetë Shqipëria të tilla potenciale ka mjaft ato padyshim nuk e zgjedhin plotësisht problemin e energjisë elektrike por e lehtësojnë atë mjaft e ndihmojnë atë mjaft sepse në zonat më të thella atje ku çuarja e energjisë është mjaft e vështirë dhe mirëmbajtja e tyre është e kushtueshme dhe e rëndë përballohet nga burime lokale të prodhimit të energjisë elektrike. Dua të shpreh mendimin tim se energjia më e mirë më e lirë dhe më e pastër pa dyshim është energjia hidro. Dhe në vendin tonë këtë energji që kemi duhet ta shfrytësoi deri në fund. Më pas Prof.Hoxha u shpreh se më duhet të citoj se edhe në vendet fqinje si Bullgaria dhe Mali Zi ka filluar një shfrytësim absolut i këtyre ujërave. Shfrytësimi i hidrocentralve të tilla në mënyrë sa më të shpejtë do të rrisë ndjeshëm deri në 3-4-apo 5 -fishin e energjisë në vend. Ku përveç këtyre mund të ndërtohen edhe hidocentralë të tjerë. Është për të ardhur keq që në këtë fushë nuk është bërë asgjë sepse marrja e lejeve e koncesioneve është vërtet një makth i madh. Ka shumë biznese që kanë paraqitur dokumentacionin këtu e dy tre vjet më parë dhe nuk kanë marrë dot lejen për të filluar nga puna. Projektligji që propozohet nga LSI-jae thjeshton mjaft rrugën për të marrë koncesionin për ndërtimin e këtyre veprave jep lehtësi të ndjeshme fiskale siguron shitje të energjisë elektrike duke i bërë KESH-it atë detyrim dhe njëkohësisht atë lehtësi për ta blerë këtë energji. Sot për të marrë një leje duhet të kalohen shumë hallka duhen të plotësohen shumë dokumentacione dhe duhet të merret 2 apo 3 herë firma e Kryeministrit për miratimin e një koncesioni. Me ligjin që propozohet nga LSI-ja faktikisht pronësia mbi këto vepra i kalon pushtetit vendor. Në këtë kontekst thjeshtohet ky dokumentacion dhe në fakt paraqitet në hartimin e një studimi i cili i paraqitet për miratim Ministrisë së Energjitikës dhe organit të specializuar të saj Agjencisë Kombëtare të Energjisë. Me miratim të saj bëhet kërkesa në pushtetin vendor për marrjen e koncesionit. Ajo që është e rëndesishme në këtë projektligj nëqofse nuk jepet përgjigjia brenda një afati të caktuar brënda 30 ditësh (1 muaj) atëherë kërkesa konsiderohet e miratuar. Dhe pas kësaj investitori duhet t’i drejtohet për marrjen e lejes së koncesionit pushtetit vendor në komunë ose në bashki. Dhe është ky organ që jep leje për miratim. N.q.s kjo gjë nuk realizohet investitori ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës të bëjë ankesën dhe të marrë dhe dëmshpërblimin për vonesën që i bëhet. Problem tjetër është se n&eum
l; këtë projektligj propozohet se ata që dëshirojnë të investojnë në këtë biznes për 10 vjetë rjeshtë i’u hiqet tatimi mbi të ardhurat nga ky biznes dhe paisjet teknologjike që importohet për këto vepra nuk taksohen pra janë pa TVSH. Sigurisht ky është një lehtësi e madhe për atë që duan të investojnë. Tjetër gjë është se ky projektligj detyron KESH-in nëpërmjet Entit Rregullator të Energjisë të hartojë kontratën për shitjen e energjisë në KESH pra ligji në tërësi thjeshton mënyrën e marrjes së lejes shkurton deri në tre muaj marrjen e koncesionit dhe lehtësohet nga ana fiskale ndërtuesit e këtyre veprave. Duke përgëzuar hartuesit e këtij projektligji dëshiroj që ta mbyllë që ky të kalojë sa më shpejtë në Parlament dhe të gjejë mbështetje në miratimin e tij. 
 
Ndërsa inxh.Xhevair Gjeçari u shpreh se ”për herë të parë pas 15 vjetësh një parti politike prej një kohe të gjatë organizon një grup pune i cili punon të aktivizojë burimet më të mëdha që rrjedhin kot në Shqipëri për prodhimin e energjisë elektrike. Dhe parimi i këtij ndryshimi ligjor ka disa pika bazë të rëndësishme. Ka ligjin e nxitjes së prodhimit siç e ka e gjithë Europa pra energjia që humbet kot të aktivizohet dhe të prodhohet nga biznesi vendas që është plotësisht e mundur. Pra me këtë projekligj kërkohet të aktivizohet me të gjitha kapacitetet profesionale që janë të bllokuara të aktivizojnë kapacitetet ekonomike që ka biznesi privat njëkohësisht i vëmë detyre qeverisë që të mbështesë këtë aktivitet. Për herë të parë ky projektligj mbështet ose fuqizon kopetencën reale për aktivizimin e këtyre burimeve siç është pushteti vendor. Gjithashtu projektligji ngarkon edhe disa detyra shtetërore sepse shpesh herë aktivitetet private mbajnë barrën e plotësimit të dokumentacioneve. Ndërsa më këtë përfshihen edhe detyrat shtetërore. Ndërtimet e hidocentralve të vegjël janë baza që do të mbulojë 30% të ndriçimit të dritës energjitike në Shqipëri. E cila në pikën jugore pret të ndizet hidocentrali në Drin. Pra një shtet që investon vetëm në pika të caktuar kryesore është në krizë duke shpërndarë dhe shfrytëzuar burimet ekonomike vetëm kështu mund të dalë nga kriza qeveria. Njëkohësisht ky material është një mesazh për shtetin shqiptar i cili duhet të kthehet nga biznesi privat se nuk ka asnjë arsye që një ndërtues që ndërton një pallat që kushton 3 miljon USD dhe të mos ndërtojë një hidroncentral 250 mijë USD dhe mban 50 fshatra të mos dëmtohen. Ne kërkojmë që nga kjo parti të gjejë dhe formën e duhur që këtë projektligj të shtrijë dhe në infrastructure sepse degë të tjera të ekonomisë janë të patrajtuara. E vetmja alternativë e integrimit të Shqipërisë është shfrytëzimi i gjithë mundësive prodhuese vendas dhe ky projektligj është një përpasi ekonomike.
 
Pyetje:
Dikur është projektuar një sistem i centralizuar të energjisë elektrike. Mund të  themi se ndërtimet e këtyre hec-eve dhe tec-eve të  vogla mund të sjellin sfidën e këtij sistemi?
 
Përgjigje:
Atëherë ka qënë koha e centralizimit ajo që sot nuk shkon në situatën tonë energjitike është pasojë e asaj që quhej centralizim. Dhe në një treg dinamik është e domosdoshme që të liberalizohet edhe prodhimi të futen sa më shumë operatorë në treg të liberalizohet edhe çështja e çmimit në mënyre që të kemi sa më shumë prodhim sa më shumë mundësi dhe kapacitete për të importuar dhe për të qënë konkurues. Ky projektligj ndihmon mjaft në rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend duke thjeshtuar ndërtimin e shumë hidocentralve ku e dimë se vendi ka shumë burime hidro të cilat derdhen kotë dhe njëkohësisht ndihmonë në humbjet në rrjet duke e çuar energjin nga skaji në skaj të vendit. Ndërsa duke zgjedhur shumë zona të tilla atëherë humbjet do të shmangen ndjeshëm. Përfitimet janë të shumëfishta nga ky projektligj.
 
Pyetje:
 
Ky projektligj ka si synim heqjen e monomolit t KESH-it?
 
Ky nuk është një projektligj që synon heqjen e monopolit të KESH-it por padyshim ndihmon në këtë drejtim sepse ai liberalizon tregun e vë KESH-in në pozita gjithnjë e më pak dominante në treg. Por mbi të gjitha ky projektligj stimulon prodhimin e energjisë nga këta HEC-e të vegjël për zonat e thella apo zonat malore është një ligj që e nxit KESH-in e vë në një pozitë të tilla që të jetë më kërkues ndaj vetes sepse është një ligj që e sfidon në vetvete edhe KESH-in. Ky do t’i shërbejë  situatës energjitike në vend në veçanti rritjes së prodhimit sepse u bënë 20 e ca vjetë që në vend nuk është bërë asnjë investim serioz. Ky është një projektligj që do të sjellë një bum në investime në energji në drejtim të punësimit dhe problemeve sociale. Sepse kostoja e prodhimit e energjisë në këtë mënyrë është shumë e lirë.
 
 
Me poshte ndodhet pro/ligji i plote
 
 
PER NXITJEN E INVESTIMEVE PRIVATE NE SEKTORIN    
                    ELEKTROENERGJITIK
 
Ne mbeshtetje te n.____te Kushtetutes me propozim te nje grupi deputetesh
 
 
        KUVENDI
   I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
 
 
        VENDOSI:
 
 
          KREU I
          
            DISPOZITA TE PERGJITHSHME
 
 
Neni 1
Qellimi i ligjit
 
Qellimi i ketij ligji eshte: Te nxise investimet private ne sektorin elektroenergjitik nepermjet lehtesimit te procedurave administrative e aplikimit te stimujve financiare.                                       
 
 
Neni 2
Objekti i ligjit
 
Ky ligj zbatohet per te gjitha invest
imet private qe do te kryehen ne sektorin elektroenergjitik.
 
Me investime private do te kuptohen te gjitha investimet e kryera drejtperdrejt apo nepermjet marreveshjeve koncesionare ne ndertimin e objekteve te reja per prodhimin e energjise elektrike.
 
 
Neni 3
Investitoret
 
Investitore ne kuptim te ketij ligji jane te gjithe personat fizike apo juridike shqiptare apo te huaj te cilet investojne ne ndertimin e HEC-eve TEC-eve