LSI organizon tryezë me partnerë socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e p/buxhetit 2006 për pagat dhe pensionet

LSI organizon tryezë me partnerë socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e p/buxhetit 2006 për pagat dhe pensionet

LSI organizon tryezë me partnerë socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e p/buxhetit 2006 për pagat dhe pensionet Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) organizoi sot një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar me partnerët socialë dhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të shoqërisë civile problemet dhe mangësitë që paraqet projektbuxheti i vitit 2006 mbi pagat dhe pensionet. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të Konferederatës së Sindikatave të Sindikatës të Arsimit të Shëndetësisë të Sindikatës së pensionistëve të ish-ushtarakëve ekonomistë analistë etj.   
Në fjalën e hapjes së takimit Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta pasi vlerësoi frymën e bashkëpunimit me partnerët socialë e ka quajtur mungesë serioziteti dhe paaftësie të Qeverisë tendencën e saj të përgatitjes së buxheteve 6 mujore. Ndërkohë Meta tha se një gjë e tillë tregon shumë qartë mungesën e besimit që FMN dhe Banka Botërore ndaj qeverisë Berisha për realizimin e treguesve të projektbuxhetit.
“Është kënaqësi që të diskutojmë së bashku me ju e sidomos me partnerët social lidhur me projektbuxhetin i cili ka ardhur në parlament për diskutim dhe miratim për vitin 2006. Ne kemi patur raste edhe më parë që të shkëmbejmë mendime për problemet më shqetësuese sociale që kërkojnë zgjidhje. Megjithatë sot kemi një projekt-buxhet konkret ndaj edhe përgjigja e të gjithë neve duhet të jetë konkrete ndaj këtij projekt-buxheti.
Meta theksoi se “është për të ardhur keq që Partia Demokratike pasi mbaroi punë me formimin 6- mujor të juristëve tani ka filluar të bëjë buxhete 6-mujore që tregojnë qartë mungesën e seriozitetit dhe paaftësisë së saj për të hartuar buxhete të plota jo vetëm 1-vjeçare por edhe afatmesme. Ashtu sikurse Shqipëria ka kohë që ka hyrë në rrugën e programimeve afatmesme ashtu sikurse kjo tregon njëkohësisht edhe mungesën e thellë të besimit që ka Fondi Monetar Ndërkombëtar Banka Botërore si dhe institucione të tjera partnere në fushën e reformave ekonomike ndaj kësaj qeverie përsa i takon realizimit të atyre treguesve që vërtet do të ishin shpresdhënës për një vit më të mirë ekonomik të vendit dhe për një vit më të mirë dhe më social për të gjithë shqiptarët. Dhe sidomos për ata që i kanë sytë nga buxheti për shkak të pamundësisë për tu marrë me aktivitete private.”
Më tej kryetari i LSI-së u ndal edhe në rritjen e ulët të programuar prej 5 për qind e cila sipas tij ka rrëzuar premtimin e bujshëm të PD-së që do të garantonte ritmet e rritjes prej 8 për qind të zhvillimit të vendit. “Në këtë drejtim unë besoj se vetë fakti që rritja e parashikuar për vitin e ardhshëm është e programuar në nivelin 5% është treguesi më kuptimplotë dhe më negativ në drejtim të ritmeve të zhvillimit të vendit. Është një tregues i cili na kthen mbrapa dhe që e bën të pamundur realizimin e gjithë treguesve të tjerë. Me këtë tregues gjithashtu rrëzohet poshtë edhe premtimi i bujshëm i Partisë Demokratike se do të garantonte ritme të rritjes ekonomike prej 8% çdo vit. Ashtu sikurse është e qartë se angazhimet e qeverisë së zotit Berisha për të luftuar korrupsionin për të luftuar ekonominë informale i shohim inekzistente në projektbuxhetin që është paraqitur. Kjo sepse ritmi i rritjes së të ardhurave është nën mesataren e viteve të fundit dhe rritja e të ardhurave nga mirëadministrimi pra nga lufta kundër korrupsionit nga zhvillimi i transparencës nga ristrukturimi i administratës është pothuajse inekzistente. Kuptohet që këto nivele të ulëta të rritjes ekonomike që janë parashikuar dhe ky nivel i ulët i rritjes së të ardhurave që është parashikuar do të bjerë në kurriz të investimeve të shpenzimeve të pagave të pensioneve të masave të tjera me karakter social për shtresa të caktuara për financimin e rimbursimit të ilaçeve për pensionistët për statusin e ushtarakut për çështje të cilat janë mjaft të prekshme. Për të arritur më pas deri edhe tek rënia e investimeve edhe në shumë fusha të tjera që janë jetike për qytetarët për popullsinë ku edhe pse propogandohet me të madhe nga qeveria aktuale ritmi i rritjes së pagave sidomos për punonjësit e sistemit të shëndetësisë pavarësisht se rritja reale edhe atje është tepër e ulët për më tepër që për herë të parë do të tatohen për tatimin e të ardhurave personale. Pra me një dorë jepen disa para por me dorën tjetër përsëri qeveria i merr mbrapsh. Pra në këtë drejtim investimet në shëndetësi janë pothuajse në rënie. Kushtet e shërbimit të punës së këtyre punonjësve të shëndetësisë mbeten jo vetëm ato që kanë qenë por rrezikojnë edhe të degradojnë më tej. Për të ecur më pas edhe në shumë drejtime të tjera ku situata është vërtetë shqetësuese. Në veçanti përmend si shqetësim të veçantë ritmin e investimeve publike i cili vjen në rënie dhe që thjesht krahasohet me mosrealizimet e vitit aktual apo me mosrealizimet e viteve të mëparshme. Kjo nuk është aspak premtuese as për zhvillimin dhe gjallërimin ekonomik të vendit as për përmirësimin e shërbimeve publike dhe nuk është premtuese as për zhvillimin e shpejtë. Kjo sepse nëpërmjet investimeve publike mund të realizohet një punësim i shpejtë dhe mund të zbutet kjo plagë mjaft serioze që ka sot shoqëria shqiptare. Më tej do të përmendja nivelin e pagave dhe pensioneve ku edhe ato premtime që janë bërë të cilat po ti shohim janë nën mesataren e viteve të mëparshme rrezikojnë të mbeten të parealizuara për shkak të mosgarantimit me të ardhura nga buxheti i shtetit. Këto janë disa nga shqetësimet kryesore që ne duam të ndajmë me ju.
 
Më pas fjalën e mori N/Kryetari i LSI dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Dritan Prifti i cili tha se se nuk parashikohej aspak rritje të ardhurash nga mirëadministrimi. 
Prifti theksoi se “ne realisht duam të thithim akoma mendime sepse diskutimi i buxhetit akoma nuk ka filluar në parlament as në komisionet parlamentare të diskuto
het buxheti. Kështu që jemi në kohë për të marrë mendime të tjera për zërat e veçantë të buxhetit. Dua tju jap një informacion shumë të shkurtër për treguesit kryesorë buxhetorë për t’ju përgjigjur edhe shqetësimeve tuaja. Ne kemi mbajtur qëndrimin që të ardhurat në buxhet do rriten në mënyrë të mjaftueshme. Të ardhurat rriten 8.2%. Po të kemi parasysh që parashikimi për rritjen ekonomike të vendit është 5% gjithashtu parashikimi për inflacionin është 2 deri 4% pra nëse të ardhurat do të rriten 8% nga GDP-ja dhe 3 nga inlacioni ku mbetet rritja e të ardhurave nga mirëadministrimi? Kështu që 8.2% nuk ka fare rritje të të ardhurave nga mirëadministrimi i qeverisë së re. Në këtë aspekt ne sigurisht që në buxhet do të bëjmë propozim për amendamente të buxhetit për rritje të të ardhurave. Përsa i përket pagave dhe pensioneve. Është parashikuar për pagat fond në buxhetin e shtetit dhe gjithmonë kjo varet nga realizimi i treguesve buxhetor. Nëse do të realizohen treguesit do të realizohen edhe për pagat. Pra për pagat është parashikuar një fond që shkon 6.9% të fondit total të pagave. Duke mos futur këtu