13 Feb LSI nis konsultimet me banorët
LSI nis konsultimet me banorët grupet e interesit dhe ekspertët për p/ligjin e legalizimeve Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta nisi sot turin e bashkëbisedimit me banorë të zonave informale për p/ligjin e legalizimeve. Bashkëbisedimi do të vazhdojë me të gjithë grupet e interesit dhe me ekspertë përpara se LSI të japë votën e saj në parlament për këtë projektligj. Sot ky dialog nisi në njërën prej qendrave të votimit në zonën informale të Unazës së Re në Kryeqytet me banorë të kësaj zone. Në këtë takim së bashku me Kryetarin e LSI-së z.Meta ndodheshin edhe N/Kryetarja znj.Filloreta Kodra Kryetari i LSI-së për Tiranën z.Ilir Dashi anëtari i Kryesisë së LSI-së z.Mustafa Muçi dhe të tjerë drejtues të lartë të LSI-së. Takimi u zhvillua në formën e një dialogu ku banorët shprehën mendimin e tyre se si mund të ishte në mënyrën më të mirë ligji për legalizimet.
Duke hapur këtë takim z.Meta u shpreh se “unë dëshiroj tju përshëndes të gjithëve për mundësinë për të zhvilluar sot këtë bashkëbisedim që unë do ta konsideroja si një konsultim të LSI-së me të interesuarit përsa i takon proçesit të legalizimit. Pasi dihet që çështja e legalizimit dhe integrimit të këtyre komuniteve siç është edhe komuniteti që ju përfaqësoni prej vitesh është pjesë e një debati të rëndësishëm politik dhe social. Prej kohësh ka qenë edhe një çështje edhe e fushatave dhe angazhimeve elektorale të pambajtura deri tani. Njëkohësisht kjo ka qenë një çështje e rëndësishme për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim në drejtim të realizimit të programit tonë përsa i takon integrimit të shqiptarëve përsa i takon zgjidhjes së problemeve sociale dhe urbanizimit të këtyre zonave. Ju e dini se edhe kur është miratuar nga qeverisja e mëparshme e Partisë Socialiste ligji për këtë çështje ligj i cili përveç formularëve që u shpërndanë nuk ka asnjë shenjë tjetër të zbatimit të tij. Ne përsëri edhe atëherë erdhëm diskutuam dhe u konsultuam me ju. Ne nuk ishim dakord me ligjin që miratoi qeveria e mëparshme për këto arësye. Sepse ai ligj nuk garantonte aspak për legalizimin por përkundrazi garantonte ankth pasiguri dhe shkatërrim për pronat e këtyre banorëve. Vetë koncepti i tij ishte urbanizim dhe pastaj legalizim. Pra legalizim i asaj çka do të mbetej pas prishjeve dhe urbanizimit. Së dyti ai ligj kërkonte që pronat e këtyre banorëve të legalizoheshin me çmimet e tregut. Këtë gjë ne e kemi konsideruar jo vetëm si të pamundur nga ana ekonomike dhe sociale por edhe të padrejtë sepse këto toka si edhe kun e jemi duke zhvilluar këtë takim nuk kanë patur asnjë vlerë përpara 10 vitesh. Dhe në rast se sot ka ndonjë vlerë vërtet marramendëse kjo është për shkak të investimit njerëzor ekonomik dhe social që banorët kanë bërë në gjithë këto vite. Prandaj e kemi konsideruar si të padrejtë tërësisht si antisocial idenë e atij ligji që smund të zbatohej që ju të legalizonit pronat tuaja edhe nëjeherë duke i blerë me çmimet e tregut të sotëm. Njëkohësisht kishte edhe një padrejtësi tjetër që mbarte edhe diskriminim. Ishte një ligj për të bërë legalizimet për ato zona të cilat ishin mbi 10 mijë metra katror çka nuk ka asnjë kuptim kur dihet që ky është një problem i përgjithshëm dhe kjo linte jashtë legalizmit mijëra e mijëra shtëpi në të gjithë vendin. Dihet njëkohësisht edhe PD qëllimisht ka patur të njëjtin pozicion me Partinë Socialiste. Por vetëm pas reagimit tonë pas reagimit të komuniteteve të ndryshme në Tiranë në Durrës dhe në zona të tjera të vendit u detyrua të ndryshojë qëndrim dhe pastaj të dalë edhe ajo me filozofinë legalizim dhe pastaj urbanizim.
Në këtë drejtim ne mendojmë se zgjidhja e këtij problemi kaq të madh sipas këtij koncepti dhe kësaj logjike pra legalizim dhe pastaj urbanizim është e vetmja zgjidhje e mundshme jo vetëm e problemit të legalizimit por edhe e realizimit praktik të urbanizimit që është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre zonave dhe integrimit të tyre në qytetin e Tiranës Durrësit dhe qytetet e tjera të rëndësishme të vendit. Njëkohësisht ne mendojmë se vetëm kjo mënyrë do të bëj atë që ky ligj të mbështetet nga shumica e njerëzve të interesuar për këtë çështje të cilët do tu duhet të kontribuojnë më pas për zbatimin e këtij ligji. Miratimi i këtij ligji do të sjell një kontribut të madh edhe në rregjistrimin e gjithë këtyre pasurive të rëndësishme të cilat sot nuk figurojnë asgjëkundi dhe do të ndihmonte më pas në formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë do të ndihmonte vërtet në një proçes gjallërimi të të gjithë jetës ekonomike në vend. Parë në këtë këndvështrim ne mendojmë se të gjithë forcat politike që kërkojnë një zgjidhje të drejtë duhet të lënë mënjanë demagogjinë. Duhet të vijnë të konsultohen me njerëzit siç po bënë edhe LSI.
Ndërkaq në fjalën e tij anëtari i Kryesisë së LSI-së z.Mustafa Muçi u shpreh se “ky takim që organizohet për të diskutuar për projektligjin e legalizimet vjen pas situatave të ndryshme. Vjen pas një eksperience jo shumë pozitive që u kalua me projektligjin e parë i cili në mënyrë absolutisht të papranueshme u kthye në ligj në mënyrë arrogante pa përfillur interesat e komunitetit ashtu sikurse nuk përfill në asnjë mënyrë qëndrimi i LSI apo i forcave të tjera politike të cilat kërkuan qysh në momentin e hartimit të ligjit aktual që të reflektoheshin disa probleme vërtet serioze. Një pjesë prej jush mund ta kujtojnë shumë mirë që kemi debatuar shumë herë në disa televizione lidhur me disa probleme shumë të rëndësishme që ka trajtuar ligji i mëparshëm dhe që rreket ti trajtojë edhe ky projektligj. Të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mosdiskriminimin në legalizimin e ndërtimeve pa lejë që do të thotë se në ndryshim nga ligji i mëparshëm projektligji i tanish&eum
l;m heq ato kufizime të cilat ekzistonin vetëm për objekte që ndodheshin në zona të banuara me një sipërfaqe mbi 10 metra katrorë. Pra kishim të bënin me një diskriminim të qartë të gjithë atyre që jetonin jashtë këtyre zonave të ashtuquajtura sipas ligjit në fuqi zona informale. Problemi i dytë shumë i rëndësishëm dhe një nga problemet më kritike dhe më të diskutuara gjatë kohës së diskutimit të projektligjit të mëparshëm ka qenë problemi i çmimit. Qysh atëherë LSI ka këmbëngulur që në asnjë mënyrë nuk mund të detyroheshin banorët e këtyre zonave siç bëhej përcaktimi në ligj i zonave informale për të paguar një çmim i cili konsiderohej si një çmim i tregut pra do të llogaritej në bazë të tarifës së tregut në fuqi. Sepse në vlerësimin tonë në asnjë mënyrë nuk ishte e mundur nga këta banorë të zonave informale që të përballonin një kosto të tillë të lartë për legalizimin e banesave të tyre. Gjithashtu një moment tjetër shumë i rëndësishëm në shqyrtimin e projektligjit që është aktualisht në fuqi ishte problemi i raporteve midis urbanizimit dhe legalizimit. LSI edhe në parlament por edhe në disa fletëpalosje që kemi shpërndarë në atë kohë ka theksuar se është e domosdoshme që proçcesit të urbanizimit- i cili është një proçes i gjatë dhe që nuk përfundon në një kohë të shkurtër- ti paraprihet me proçesin e legalizimit. Me arësyetimin se proçesi i legalizimit është thjesht dhe vëtëm proçes ligjshmërie pra proçes i njohjes dhe ligjshmërisë apo i njohjes së pronësisë së banorëve mbi këto objekte që janë ndërtuar me kontributet e tyre. Mendoj që projektligji që është paraqitur në parlament ka një zhvillim interesant pra heq përfundimisht ngarkesën që kishte ligji i mëparshëm në të cilin përcaktohej qartë se legalizimi do të bëhej vetëm për banesat apo vetëm për objektet social-kulturore që i shpëtonin prishjes. Në të gjitha vendet ku sipas studimeve urbanistike do të ndërtoheshin objekte që do ti shërbenin komunitetit si rrugë shkolla etj do të bëhej pastrami I tyre nga banesat e aktuale. Por kjo krijonte një problem shumë të madh social. Dhe LSI qysh në atë koha ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk mund të zgjidhet një problem social duke I kundërvënë me një problem tjetër pra duke nxjerrë në rrugë dhjetëra-mijëra njerëz me argumentimin se do të përfundojmë proçesin e urbanizimit. Ndërkohë që nga të gjithë është e qartë se proçesi i urbanizimit nuk është një proçes i cili nis në një ditë dhe mbaron brenda javës. Ai është një proçes që kërkon kohën e vetë dhe sigurisht që nuk mund të ndodhë që banesat e banorëve të prishen kundrejt arrogancës së shtetit pa asnjë lloj kompensimi dhe pa asnjë lloj dëmshpërblimi.
Këto ishin 3-4 elementët më të rëndësishëm për të cilët është diskutuar dhe që mendoj se në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër janë reflektuar drejt në projektligjin aktual.
Ajo çka ngelet për të diskutuar por sigurisht që është pjesë e diskutimeve sepse sapo ka nisur diskutimi i projektligjit në parlament është mënyra sesi bëhet kalimi i pronësisë mbi truallin apo mbi tokën në të cilën janë vendosur objektet që posedojnë këta banorë. Për mendimin tim ky projektligj ka akoma mangësi të cilat duhen parë seriozisht nga juristët ekspertët e parlamentit dhe nga ana e deputetëve. Në këtë drejtim diskutimet si ky i sotmi me banorët janë shumë të dobishme për të marrë mendimet e banorëve se si duhet diskutuar ky problem i tillë.
Një nga problemet serioze të këtij projektligji i cili ka shumë elementë teknik që nuk shkojnë në përputhje me normat kushtetutese apo me normat ligjore në Shqipëri