LSI kundershton rritjen e çmimit te energjise elektrike

LSI kundershton rritjen e çmimit te energjise elektrike

LSI kundershton rritjen e çmimit te energjise elektrike LSI eshte e shqetesuar seriozisht per nje perkeqesim te ndieshem te nivelit ekonomik te te gjithe shqiptareve si rezultat i rritjes se metejshme te cmimit te energjise elektrike.
Duke rritur ne menyre te ndjeshme cmimin e energjise elektrike  qeveria kerkon t’ua faturoje teresisht konsumatoreve familjare gjithe rritjen e kostove te prodhimit si rezultat i deshtimeve serioze ne reformat dhe manaxhimin e KESH-it
–    
Ne kushtet kur nje mase e konsiderueshme e perdoruesve   vazhdojne te mos paguajne rritja e lajmeruar e cmimeve penalizon ne menyre te padrejte konsumatoret e ndershem qe paguajne rregullisht faturat
 
Duke ditur se rreth 60 % e popullsise jeton ne nivelin e varferise rritja e cmimit te energjise rrezikon te nxise rritjen e perdoruesve qe nuk do te paguajne per konsumin e saj duke kufizuar efektin e konomik te synuar.

Rritja e cmimeve nuk eshte e justifikueshme pasi ajo nuk shoqerohet me rritjen e cilesise se sherbimit. KESH duke abuzuar me pozicionin e vet monopol nuk mban pergjegjesi per nderprerjet pa kriter te energjise dhe plotesimin e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e lidhur me konsumatoret.
–   
Rritja e cmimit te energjise elektrike do te rendoje drejtperdrejt ne perkeqesimin e nivelit te jeteses per shtresat me te pambrojtura te shoqerise si pensionistet invalidet dhe familjet me te ardhura te pakta.

Kompensimi i familjeve me te ardhura te pakta ne mungese te kritereve te percaktimit te tyre nese nuk eshte nje spekullim i paster propagandistik nuk ka logjike ekonomike pasi neutralizon rritjen e te ardhurave qe synohet nga rritja e cmimeve. Sherbimet e kesaj qeverie po I kushtojne shume shtrenjte gjithe qytetareve shqiptare.

Me qellin qe te percaktohen rruget e daljes nga kriza dhe zgjidhja perfundimtare e problemit te furnizimit me energji qe eshte baza e zhvillimit ekonomik te vendit LSI i ben thirrje qeverise:

1.    Te hartoje dhe shpalli ne menyre urgjente strategjine e daljes nga kriza dhe te zhvillimit afatgjate te sektorit elektroenergjitik e krijimin e mundesive per perdorimin per konsum te burimeve alternative ne bashkepunim me te gjitha grupet e interesite

2.    Te disiplinoje monitoroje e permiresoje manaxhimin e KESH-it

3.    Te marri masa per pagesen 100 per qind te energjise elektrike

4.    I ben thirrje Kryetares se Kuvendit te fusi urgjentisht ne seance plenare projekt ligjin e propozuar nga  LSI “Per nxitjen dhe favorizimin e investimeve private per sektorin elektroenergjitik”
  0x323030362d30342d3032 11:32)