LSI fton partitë politike për domosdoshmërinë e Reformës Zgjedhore

LSI fton partitë politike për domosdoshmërinë e Reformës Zgjedhore

” LSI fton partitë politike për domosdoshmërinë e Reformës Zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm z. Luan Rama i dërgon letër Kryetarit të Grupit të PS z. Ruci kryetarit te Grupit PD z. Patozi Kryetares së Parlamentit Znj. Topalli Ambasadorit të SHBA OSBE-se dhe të BE.
Lëvizja Socialiste për Integrim sugjeron se zgjidhja më e mirë është marrja e masave konkrete për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore është nevoja për bërjen e reformës zgjedhore. Për këtë qëllim Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka vendosur të krijojë pikën e parë të kontaktit me opozitën për të nisur punën për reformën zgjedhore. Në një letër dërguar Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së njëherazi dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi z. Rama sugjeron ngritjen e një komisioni parlamentar për të bërë ndërhyrjet e mundshme në reformën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 8 ë majit.
 
“Vlerësojmë se ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar për shqyrtimin e këtyre çështjeve do të ishte fillimi i mbarë i një veprimtarie normale politike në vend. Për këtë shkak LSI do t’i propozojë Kuvendit ngritjen e këtij komisioni sa më parë” thuhet në letrën e Luan Ramës për Gramoz Ruçin.
Duke e cilësuar si emergjente çështjen e zgjedhjeve LSI-ja propozon tre pika ku mund të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme. Pika  e parë ka të bëjë me konfliktin e interesit që kanë drejtuesit e njësive vendore me përgatitjen e infrastrukturës dhe listët e votimeve. Kjo pasi disa prej tyre marrin pjesë në garë si kandidat. 
“Shmangia e konfliktit të mundshëm të interesit që lind natyrshëm ndërmjet rolit që përcakton Kodi Zgjedhor për kryetarët e njësive vendore në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe interesit personal të kryetrarëve që mund të jenë edhe kandidatë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo çështje meriton një vëmendje të veçantë për t’u trajtuar seriozisht si element i rëndësishëm i Reforma Zgjedhore në funksion të sigurimit të një procesi zgjedhore të ndershëm dhe mbi të gjitha të pakontestueshëm” thuhet në letrën e Sekretarit të LSI-së Luan Rama për kreun e grupit parlamentar Luan Rama.
Pika e dytë ku LSI-ja sugjeron shqyrtimin në komisionin parlamentar dhe rishikimin  ligjit për konfliktin e interesave të kandidatëve. 
“Në lidhje me regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje bëhet i nevojshme reflektimi i vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese (që pritet të zbardhet) duke mos lejuar diskriminim të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese për t’u zgjedhur. Në këtë kontekst LSI sugjeron se është e nevojshme një ndërhyrje edhe më e thellë në drejtim të çlirimit të politikës përfaqësuese nga kapja prej interesave klienteliste.” thuhet në letrën e LSI-së. 
Pika e tretë ku kërkohet të ndërhyhet ka të bëjë transparencën e financimeve të partive politike. Një çështje që ka sjellë debat edhe në zgjedhjet e mëparshme. Në këtë mënyrë LSI-ja kërkon; “transparencën e financimit të partive dhe subjekteve zgjedhore para gjatë dhe pas procesit zgjedhor meriton një trajtim me më shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Ka ardhur koha që edhe Shqipëria të adaptojë një model europian të financimit me transparencë të subjekteve zgjedhore. Mbi të gjitha ky është një detyrim që politika e ka ndaj publikut dhe votuesit”.
Një çështje që lihet e hapur në sugjerimet e LSI-së për përgatitjen e zgjedhjeve është dhe nisja e punës për reformën territoriale. 
“Ne mendojmë se një reformë territoriale që do të garantonte rajone më të forta dhe më të afta administrativisht do t’i shërbente zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë. Megjithëse vonë për këto zgjedhje nuk ka arsye që kjo reformë e madhe të mos fillojë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme” thuhet në letrën e LSI-së.    
Në letrën e LSI-së për kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste theksohet se mos angazhimi i PS-së për reformën zgjedhore mund te sjellë kontestimin e zgjedhjeve të ardhshme. “Konflikti politik i pranishëm në vend qartësisht pengon reformën zgjedhore. Nga ana tjetër moskorrektimi i disa problemeve të vërejtura në zgjedhjet e mëparshme mund të përbëjë shkak për rritjen e kontesteve zgjedhore në të ardhmen. Lëvizja Socialiste për Integrim e kupton situatën politike ku gjendet vendi por nuk mirëkupton dhe as pajtohet me faktin që nuk ka ende angazhim për kryerjen e një reforme bazë elektorale të domosdoshme për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit” thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama. 

0x303030302d30302d3030 15:28)”