LSI dorëzon në Parlament kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

LSI dorëzon në Parlament kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

” LSI dorëzon në Parlament kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Deklaratë për shtyp
Vangjel Tavo
N/Kryetar i Parlamentit
Sot  LSI nëpërmjet grupit të saj parlamentar depoziton kërkesën për krijimin e Komisionit Parlamentar për Refomën zgjedhore. 
Gjykuam se nuk ka më kohë për të humbur ndaj morëm këtë nismë zyrtare për të bërë fakt vullnetin tonë për té€reformuar sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri. 
Me këtë nismë ftojmë të gjitha partitë parlamentare por jo vetëm të lënë mënjanë retorikat mediatike dhe ti bashkohen kësaj nisme e cila synon të kthejë dialogun në institucion dhe për çështje konkrete. Nëse e duam integrimin ky është momenti për tu shprehur!
Kemi propozuar konkretisht të krijojmë një komision parlamentar i cili në dallim nga komisionet e derisotme kërkohet të jetë gjithpërfshirës pa veto dhe pa kushte! Kemi propozuar një komision që të respektojë këto standarte:
1. Rëndësinë parësore të reformës zgjedhore
2. Pjesëmarrjen e gjerë jo vetëm politike
3. Vendosjen e axhendës së integrimit mbi atë të politikës së ditës.
4. Vendosjen e debatit politik në institucionet vendimmarrëse.
Për ne të gjitha partitë që përfaqësojnë më shumë se 2% të elektoratit duhet të jenë anëtarë në këtë komision për të kontribuar me idetë e tyre në funksion të përmirësimit të klimës zgjedhore. 
Ne besojmë se në politikë nuk ka palë por parti që mendojnë ndryshe por kontribuojnë njësoj për të ardhmen e përbashkët.
Me këtë propozim LSI synon të zbatojë pikë për pikë rekomandimet 1 2 dhe 3 të Raportit të ODIHR lëshuar për zgjedhjet e fundit.  Është koha të heqim dorë nga kushtet për njëri-tjetrin dhe të përqëndrohemi tek standartet për Shqipërinë. 
 
JU FALEMINDERIT!
 
Projekt- vendim
Për krijimin e Komisionit Parlamentar  për Refomën Zgjedhore
Mbështetur në nenin 77 të Kushtetutës si dhe të nenit 24 të Rregullores së Kuvendit me propozim të Grupit Parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim Kuvendi i  Republikës së Shqiperise:
V E N D O S I:
1. Të krijohet Komisioni Parlamentar për kryerjen e reformës zgjedhore.
2. Komisioni të përbëhet nga një deputet i secilës parti parlamentare si dhe nga një përfaqësues zyrtar i partive jo parlamentare që në zgjedhjet e datës 28 Qershor 2009 kanë marrë mbi 2% të votave të vlefshme.  Në përbërje të këtij komisioni do të jenë edhe 5 (pesë) përfaqësues nga organizatat kryesore të shoqërisë Civile për çeshtjet e reformës zgjedhore pa të drejtë vote. Në ndihme të punës së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore KQZ dhe Ministria e Brendshme caktojnë nga dy përfaqësues ekspertë. Ky Komision mund të caktojë edhe ekspertë të tjerë ligjor për hartimin e amendamenteve për çdo çështje qe ky komision do të shqyrtojë.
3. Komisioni drejtohet nga dy kryetarë që i përkasin partive të mëdha parlamentare. Mungesa e njërit prej kryetarëve nuk shtyn ndalon apo pezullon mbledhjet e programuara të komisionit. Sekretari i Komisionit zgjidhet nga Partitë e tjera parlamentare.
4. Komisioni do të ketë për objekt të veprimtarise së tij:
a. Shqyrtimin propozimin e zgjidhjeve dhe adaptimin e tyre në norma ligjore duke marrë në konsideratë  rekomandimet e raporteve përfundimtare të OSBE/ODIHR të dhëna pas zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2009 dhe të zgjedhjeve vendore të Maijt 2011.  
b. Shqyrtimin propozimin e zgjidhjeve  dhe adaptimin  e tyre në norma ligjore të cështjeve të tjera jashtë atyre që sugjerojën raportet e OSBE/ODIHR te cilat  mund të propozohen nga të paktën një e treta e anëtarëve më të drejtë vote të Komisionit Parlamentar.  
c. Hartimin si dhe  paraqitjen për shqyrtim  e miratim ne seancë plenare të projekt  amendamenteve ligjore të propozuara nga ky komision për reformën zgjedhore .
5. Komisioni do të fuksionojë në mbledhje të rregullta sipas një kalendari pune të vendour nga të paktën shumica e anëtarëve. Çdo anëtar i komisionit që përfaqëson një parti politike ka të drejtë vote. 
Vendimet ne Komision si rregull merren me shumicë votash të gjithe anetareve me të drejtë vote.  Nëse nga rrethanat e caktuara konstatohet se puna e komisionit bllokohet atëhere vendimet merren me shumicën e anëtarëve që përfaqësojnë parti parlamentare. 
6. Komisioni në fillim të punes së tij  miraton Rregulloren per ushtimin e veprimtarise së tij e cila miratohet me shumicën e votave  të anëtareve  me të dretjë vote.
7. Komisioni harton  dhe miraton  listën e çështjeve ose grup çështjeve të cilat i nënshtrohen diskutimit në komsion sipas radhës së paravendosur nga vete komisioni. 
Asnjë projekt amendament ligjor për nje çështje të caktuar nuk mund të hartohet e miratohet pa u diskutuar më parë cështja në parim në mbledhjen e hapur të komisionit. Si rregull mbledhejt e Komisionit zhvillohen të hapura përveç rasteve kur vetë komisioni me shumicë votash vendos ndryshe.  Në prezantimin e çdo çështje për diskutim Kryetari i Komisionit ose çdo person tjetër i ngarkuar nga komisioni duhet të relatojë çështjen problemet rëndësinë që ajo paraqet zgjidhje të mundshme të problemeve avantazhet dhe disavantazhet për cdo zgjidhje të ofruar. 
8. Në punen e tij Komisioni ka si prioritet arritjen e  konsensusit për zgjidhje më të pranueshme nga të gjithë anëtarët pasi të jetë marrë më parë mendimi i anëtarëve pa të drejtë vote dhe i përfaqësuesve të KQZ-së dhe Ministrisë së Brendshme. Për çështje të veçanta Komsioni mund të organizojë edhe aktivitete më të gjera duke ftuar edhe ekspertë të huaj.
9. Projekt amendamenti  që diskutohet dhe miratohet në komision u jepet  ekspertëve  për tu paraqitur në formën e një amendamenti ligjor. Amendamenti i paraqitet përsëri komisionit për aprovimin përfumdimtar sipas rregullave të mësipërme. 
10. Komisioni pasi ka shqyrtuar të gjitha cështjet që ka pasur në axhenden e tij rivlerëson amendamentet ligjore në terësi dhe ja paraqet ato Kuvendit per shqyrtim ne seancë plenare. 
11. Komisioni do ta kryej këtë veprimtari për një periudhë  6 (gjashtë) mujore. Kuvendi mund të vendos zgjatjen e këtij afati nëse komisionit për përmbushjen e veprimtarisë së tij i nevojitet  shtesë afati.
12. Kuvendi i Shqipërise për veprimtarinë e këtij Komisioni Parlamentar ngarkohet të verë ne dispozicion një fond të veçantë për përballimin e shpenzimeve operative të nevojshme.
KRYETARJA E  KUVENDIT
Jozefina Topalli

0x323031312d31302d3130 Vangjel Tavo.jpg 14:29)”