LRI

LRI

” LRI nismë për ndërgjegjësimin dhe informimin e shoqërisë për Kartën e Bolonjës Lëvizja Rinore për Integrim ka shpallur sot nismën për ndërgjegjësimin dhe informimin e shoqërisë kryesisht të studentëve për Kartën e Bolonjës. Paraqitja përpara mediave e një tabloje të detajuar mbi përmbajtjen e Kartës së Bolonjës në prani të edhe të studentëve dhe anëtarëve të LRI-së i paraprin një fushate të gjerë sensibilizuese që do të ndërmarrë LRI në disa etapa dhe me studentë në të gjitha rrethet Universitare të vendit.
Në fjalën e saj kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim studentja e drejtësisë Erisa Xhixho e cila ishte edhe moderatore e këtij takimi tregoi qëllimet dhe synimet e vëna në këtë fushatë.
“Lëvizja Rinore për Integrim shpall sot nisjen e një fushate të gjerë informimi për Kartën e Bolonjës në të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës por gjithashtu ne do të zgjerojmë këtë fushatë edhe me aktivitete të cilat do të zhvillohen në të gjitha qytetet studentore në Shqipëri. Po kështu pjesë e fushatës do të jenë edhe fletpalosjest që do tu shpërndahen studentëve për këtë qëllim. Kjo nismë ka si synim informimin real dhe të plotë në lidhje me Kartën e Bolonjës. Ne dëgjojmë çdo ditë në auditore për Kartën e Bolonjës por në fakt ende nuk e dimë mirë se çfarë është ky sistem që po aplikohet këtë vit në universitetet tona.
Ndaj tha Kryetarja e LRI Xhixho ne menduam që këtë prezantim të parë ta bëjmë në praninë e medias për të vetmin fakt se ajo ka qenë burimi i vetëm i informacionit për këtë çështje nëpërmjet kronikave dhe debateve.
Motoja e nismës tonë është “Karta e Bolonjës sfida jonë e përbashkët”. Dhe kjo për vetë faktin se është një proces që na prek të gjithëve pavarësisht nga bindjet tona politike. Për këtë arësye do të jetë një fushatë që duhet të na përfshijë të gjithëve për arritjen e qëllimit tonë. Pra të një proceesi gjithëpërfshirës normal të këtij sistemi arsimor”.
Ne në fund bëjmë një pyetje Karta e Bolonjes eshte REALITET apo UTOPI??? Kesaj pyetje do t’i përgjigjen vetë studentet pasi të kenë marre informacionin e nevojshem per kete sistem arsimor te perfshire tashme edhe në sistemin arsimor në Shqipëri.
0x323030352d31322d3135 13:25)”