13 Feb Lideri i LSI takim me qindra banorë të Krutjes në Lushnjë. Meta shprehet se është Koha për Veprim për të nxjerrë bujqësinë dhe fshatin nga kriza përmes një programi të qartë që ka LSI
Lideri i LSI takim me qindra banorë të Krutjes në Lushnjë. Meta shprehet se është Koha për Veprim për të nxjerrë bujqësinë dhe fshatin nga kriza përmes një programi të qartë që ka LSI 16:3
Meta: Bujqësia do të dalë nga kjo krizë e rëndë në të cilën ndodhet vetëm duke zbatuar planin tonë për të forcuar rolin e shtetit dhe qeverisë me një program të qartë i cili fillon që nga garancitë për sigurinë e farërave dhe inputeve të tjera që shpesh skadojnë dhe deri tek subvencionimi për farërat për plehun kimik për punimin e tokës për mekanizmat bujqësore e deri tek subvencionimi i të gjithë prodhimit
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim me qindra banorë të komunës Krutje në Lushnjë. Në këtë takim Meta shoqërohej nga Nënkryetari i LSI deputeti Dritan Prifti nga deputeti Spartak Braho dhe nga Anëtari i Kryesisë së LSI Tokli Thomai.
Duke folur për krizën e rëndë në të cilën ndodhet bujqësia aktualisht në Shqipëri Meta u shpreh se sigurisht që bujqësia është kryetema e gjithë programit dhe planit tonë për qeverisjen e ardhshme. Në qoftë se bujqësia nuk del nga kjo krizë Shqipëria nuk del nga kriza ekonomike sepse janë 600 milion euro që vijnë nga paratë që sjellin emigrantët tanë në Shqipëri që shkojnë përsëri jashtë për të blerë ushqime.
Si mundet të jetojë dhe të ecë përpara një fermer këtu në Myzeqe me një hektar apo një hektar e gjysmë tokë? Këtë pyetje shtroi kreu i LSI duke sqaruar më poshtë se që t’i bëjë të gjitha vetë të blejë dhe farën të blejë dhe plehun të punojë dhe tokën të bëjë dhe korrjen apo mbledhjen e produkteve të bëjë pastaj edhe transportin të dalë dhe në treg nuk mund të ndodhë kjo. Sepse kostoja është e jashtëzakonshme dhe leverdia është pothuajse minimale për të mbijetuar.
Meta u shpreh se bujqësia do të dalë nga kjo krizë e rëndë në të cilën ndodhet vetëm duke zbatuar planin tonë për të forcuar rolin e shtetit dhe qeverisë me një program të qartë i cili fillon që nga garancitë për sigurinë e farërave dhe inputeve të tjera që shpesh skadojnë dhe marrin në qafë fermerë të tërë në të gjithë vendin dhe deri tek subvencionimi për farërat për plehun kimik për punimin e tokës për mekanizmat bujqësore e deri tek subvencionimi i të gjithë prodhimit në mënyrë që ata që prodhojnë më shumë të subvencionohet dhe të mbështeten më shumë nga shteti e deri tek siguria për grumbullimin e prodhimeve të tyre apo tek ndërtimi i një industrie të tërë agropërpunuese në të gjithë vendin.
Po që të bëhen të gjitha këto kuptohet që shteti duhet të japë garanci sipërmarrësve të caktuar duhet të bëjë marrëveshje me bankat sepse ato janë private dhe bankat nuk japin me dëshirë kredi për bujqësinë sepse bujqësia është sektor me risk por shteti të vendosë një fond garancie shtetërore për bankat që ato të çlirohen nga pasigura dhe të japin kredi për të ndërtuar njësi të tilla agropërpunuese dhe t’u japë garanci këtyre sipërmarrësve në mënyrë që t’i lehtësojë nga detyrimet që kanë.
Kreu i LSI theksoi se ne kemi edhe disa programe të tjera për punësimin e shqiptarëve siç është punësimi jetik për të garantuar që për çdo familje që nuk ka të ardhura për të përballuar minimumin jetik ti sigurojmë një vend pune. Në investimet publike pranë komunitetit punësimi do të jetë kryefjala e politikës fiskale dhe ekonomike të LSI. Për çdo biznes të ri që do krijohet të mospaguhet tatim fitimi për disa vjet në rast se punëson pesë punëtorë.
0x323030392d30342d3036 AKTIVITETE Meta takon nje banore te Krutjes ne Lushnje.JPG