Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) për të analizuar rezultatin e arritur të LSI-së në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) për të analizuar rezultatin e arritur të LSI-së në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) për të analizuar rezultatin e arritur të LSI-së në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Pas përfundimit të fjalës së Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta dhe Sekretarit të Përgjithshëm Luan Rama përfaqësuesit e të gjithë qarqeve të deleguar për mbarëvajtjen dhe koordinimin e strukturave të partisë në këto zgjedhje bënë një përmbledhje te rezultateve duke theksuar dhe nevojshmërinë për një organizim më të mirë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2013.

Në përfundim të rendit të ditës Komiteti Drejtues Kombëtar në mënyrë unanime vendosi që për t’u paraprirë fushatës elektorale të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare  LSI-ja  që nga 10 shtatori deri në 20 nëntor do të futet në një proces zgjedhor për zgjidhjen e strukturave të reja drejtuese. Ky proces do të finalizohet me zhvillimin e Konventës Zgjedhore Kombëtarë brenda këtij viti.

Fjala  e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta gjatë mbledhjes së KDK-së

“Është kënaqësi që ta nis këtë mbledhje duke uruar kryetarin tonë të Këshillit Drejtues Kombëtar Prof. Dr. Edmond Panaritin për detyrën e tij të re si Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe me këtë rast të uroj edhe kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës i cili ishte edhe kandidati ynë i përbashkët në këto zgjedhje pikërisht në të mirë të mbajtjes së gjithë atyre premtimeve dhe të realizimit të asaj filozofie bashkëpunuese në radhë të parë me të gjithë qytetarët e Tiranës dhe përtej kufijve partiakë për t’i dhënë fund stanjacionit në kryeqytet. Jo vetëm kaq por për ta shndërruar zhvillimin e kryeqytetit në një mundësi për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Tiranës e sidomos duke e vënë theksin tek çështja e punësimit që është një problem parësor jo vetëm për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë dhe njëkohësisht që është edhe një nga prioritetet tona kryesore si forcë politike.

Tashmë kapitulli i zgjedhjeve të 8 majit është mbyllur dhe me këtë rast unë dua të vlerësojë edhe një herë zgjedhjet e 8 majit pikërisht si zgjedhjet më të pastra dhe më transparente që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri sikurse janë shprehur edhe partnerët tanë ndërkombëtar. Dhe me këtë rast përgëzoj edhe përfaqësuesit e LSI-së në të gjitha nivelet e administrimit të këtij procesi zgjedhor ku ne morëm pjesë për kontributin e tyre të shkëlqyer për mbarëvajtjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm.

Së dyti dua të theksoj edhe një herë se këto zgjedhje nxorën përsëri në pah rëndësinë e nisjes së një reforme zgjedhore e cila t’i japë zgjidhje edhe qartësi çdo lloj problemi apo shqetësimi që lindi pikërisht nga bërja në mënyrë të nxituar e kodit zgjedhor disa vite më parë dhe është në dinjitetin e të gjitha forcave politike sidomos të atyre që flasin për më shumë transparencë që të bashkëpunojnë pa kushte në një reformë të tillë gjithëpërfshirëse që t’i japë fund një herë e mirë diskriminimit të forcave politike dhe njëkohësisht favorizimit të padrejtë të cilësdo. Sepse kjo është e rëndësishme për të forcuar besimin e qytetarëve shqiptarë te vota e lirë.

Lidhur me zgjedhjet në kryeqytet pavarësisht nga mendimet e ndryshme të cilat përkojnë edhe me interesat e ndryshme politike apo partiake unë mund të them se zgjedhjet e kryeqytetit ishin leksioni më i mirë që mori çdo qytetar i Shqipërisë se sa e rëndësishme është edhe një votë e vetme. Jam i bindur se pas këtyre zgjedhjeve është rritur ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij vlen shumë se është përcaktuese dhe se mund të jetë vendimtare. Ndaj edhe tejzgjatja e këtij procesi në fund të fundit jam i bindur që shërbeu për të ngulitur fort këtë bindje në ndërgjegjen e çdo qytetari jo vetëm i Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë.

Lidhur me zgjedhjet e 8 majit unë dua të falënderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së por në mënyrë të veçantë do të falënderoja të gjithë votuesit që besuan teka alternativa jonë të cilat besuan te kandidatët tanë. Ndaj edhe rezultati i LSI-së më 8 maj është tepër pozitiv sepse LSI zhvilloi një fushatë me këmbë në tokë një fushatë pranë qytetarëve një fushatë e cila natyrisht do të sillte një rezultat tepër pozitiv. Por kjo nuk do të thotë se kudo LSI performoi në mënyrë tepër pozitive. Kemi rezultate të ndryshme kemi tregues të ndryshëm. Në 90 njësi vendore LSI ka dalë forcë e parë politike në komunat apo bashkitë përkatëse. Pra në gati ¼ e njësive vendore LSI ka dalë forcë e parë.

Kjo tregon se atje ku është punuar atje ku është besuar te fitorja atje rezultati ka qenë spektakolar ashtu sikurse ka njësi të caktuara ku ne jemi jo të kënaqur me rezultate dhe ku natyrisht na duhet të ndërtojmë një punë ndryshe në të ardhmen. Për çështjet më konkrete do të flasë më vonë Sekretari i Përgjithshëm z. Luan Rama. Për mua dhe për të gjithë ju është e rëndësishme që kjo përvojë e freskët e një sfide të tillë e cila ishte tepër e rëndësishme për ne sikurse ishin zgjedhjet e 8 majit të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të LSI-së të shërbejë si një stacion drejt rezultateve më të larta drejt sfidave që na presin dhe natyrisht ne në këtë mënyrë të përfitojmë sa më shumë për të forcuar strukturat tona sepse tashmë rezultate janë të shkruara janë në letër rezultate janë të vulosura një herë e përgjithmonë.

Në këtë plan edhe vendimet që ne do të marrim ku më kryesori është ai që ka të bëjë me zgjedhjet në LSI dhe realizimit të Konventës Zgjedhore Kombëtarë brenda këtij viti do të jenë shumë të rëndësishme. Do të jenë
shumë të rëndësishme në aspektin organizativ dhe në aspektin e përfaqësimit në të gjitha nivelet. Do të jenë shumë të rëndësishme edhe për të diskutuar rreth programit të LSI-së për rishikimin e tij për arritjet apo edhe mosarritjet e LSI-së gjatë këtyre dy viteve në qeverisjen e vendit dhe shkaqet të cilat duhen analizuar në mënyrë që performanca jonë gjatë dy viteve që vijnë të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme. Njëkohësisht kjo do të jetë shumë e rëndësishme dhe për t’i hapur rrugën atyre ndryshimeve në statut të cilat do të sjellin struktura më efikase më përfaqësuese më autoritative në kuptimin e marrjes së përgjegjësive dhe njëkohësisht për ballafaqimet në sfidat e ardhshme ku më e afërta natyrisht është ajo e qershorit të vitit 2013.

Përpara se të kalojmë në këto çështje të rendit të ditës unë do të doja të ndalesha edhe në dy momente të tjera. Së pari koha për reformën zgjedhore absolutisht që ka kaluar në kuptimin e nisjes së saj. Sepse reforma zgjedhore sikurse LSI insistoi duhet të ishte zhvilluar menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009. Pengesa ka qenë lidershipi i opozitës dhe kjo është për ta ardhur keq. Është e rëndësishme që reforma zgjedhore dhe ndryshimet të cilat kërkohen edhe nga partnerët ndërkombëtarë të mos mbetet përsëri për minutat e fundit ata që duan forcimin dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve të lira të ndershme dhe evropiane në Shqipëri duhet të tregojnë vullnetin e tyre për ta nisur që tani reformën zgjedhore dhe pa asnjë kusht. Sepse në fund të fundit kjo është një interesin e shenjtërimit të votës së çdo qytetari shqiptar pavarësisht nga përkatësia partiake.

Së dyti reforma zgjedhore nuk mund të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese apo ndryshime të tjera. Këto janë dy çështje krejt të ndryshme. Sepse përsa i takon reformës zgjedhore ka një urgjencë dhe urgjenca ka të bëjë pikërisht me faktin që zgjedhjet e tjera të qershorit të 2013-s janë afër nuk janë aspak larg. Dhe ne e dimë shumë mirë se si ikën koha dhe në këtë drejtim duhet që ndryshimet në kodin zgjedhor të bëhen në mënyrë të studiuar transparente gjithëpërfshirëse e të pjekur pra jo në mënyrë të nxituar.

Ndërsa përsa i takon çështjes së ndryshimeve kushtetuese është pozitiv fakti që pranohet sot edhe nga autorët e këtyre ndryshimeve të natës së errët të 21 prillit të tre viteve më parë që ishin të nxituara ishin të gabuara por kjo nuk do të thotë që të gabojmë përsëri me ndryshime të nxituar dhe të gabuara. Sepse kushtetuta është ligj themeltar i një shtetit dhe kushtetuta nuk mund të ndryshohet sa herë që ndryshon pozicion politik i një individi apo qoftë edhe i një force politike apo disa të tjerave. Apo qoftë edhe gjithë forcat politike. Kushtetuta është e të gjithë qytetarëve shqiptarë është bërë me referendum dhe natyrisht çdo proces rishikimi duhet bërë në mënyrë transparente duhet të ketë kohën e tij dhe nuk duhet të realizohet nën presionet politike të interesave të çastit.

Njëkohësisht është e rëndësishme të kuptojmë se problemi më i rëndësishëm që kanë qytetarët shqiptarë është situata e tyre ekonomike dhe sociale. Kjo është tepër e natyrshme sepse ndodh kudo në të gjitha vendet edhe më të zhvilluara. Është shumë e natyrshme sot në këto kohë vështirësish kur ne e dimë shumë mirë se cila është situata ekonomike në botë në Europë në rajonin tonë në të gjitha vendet fqinje. Është një situatë shumë e vështirë ndaj është e rëndësishme edhe për ne si forcë politike është e rëndësishme për çdo forcë të përgjegjshme në këtë vend që jeton me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve shqiptarë që të përqendrohemi te politikat te mënyrat tona se si kjo krizë globale kjo krizë evropiane kjo krizë rajonale të cenojë sa më pak që të jetë e mundur qytetarët shqiptarë për të stimuluar të gjitha ato politika të cilat rrisin punësimin të gjitha ato politika që ndihmojnë biznesin dhe sipërmarrjet shqiptare që të përballojnë sfidat dhe vështirësitë në të cilat ato ndodhen. Dhe natyrisht që kjo kërkon një përgjegjshmëri të lartë në radhë të parë politike të çdo force politike në mazhorancë apo edhe në opozitë për të kontribuuar për forcimin e stabilitetit politik në vend.

Së fundi mendoj se çdo gjë është e lidhur me të ardhmen evropiane të Shqipërisë ndaj edhe çdo forcë politike e cila është e interesuar për këtë të ardhme duhet të kontribuojë në përmbushjen e detyrave të saj. Qoftë në mazhorancë qoftë në opozitë. Është e vërtetë që Shqipëria ka ende detyrime prioritete që duhet të përmbushen për të fituar statusin e vendit kandidat por është po kaq e vërtetë se çdo detyrim që ka mbetur pa u përmbushur ka të bëjë me mungesën e vullnetit të deritanishëm nga ana e lidershipit të opozitës shqiptare për të votuar ligjet e rëndësishme të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar në parlament.

Ndaj edhe deklaratat që vijnë nga deputetë të veçantë socialistë sikurse ka qenë edhe një ide do të thosha tepër e përgjegjshme dhe pozitive që gjatë muajit gusht a ka mundësi që parlamenti të mos pushojë por të mblidhet të votojë të gjitha ata ligje të cilat janë gati të cilat presin të votohen dhe të cilat janë i vetmi kusht që kërkohet në mënyrë që Shqipëria të fitojë statusin e vendit kandidat.

Pra të gjithë ata të cilët vërtet dëshirojnë të kontribuojnë në përshpejtimin e këtyre proceseve integruese të vendit e kanë mundësinë që ta bëjnë këtë gjë dhe ta bëjnë tani e jo të derdhin lotë krokodili disa muaj më vonë për mosarritjen e këtyre objektivave të rëndësishme kombëtare dhe
jo thjesht partiake. Unë kam besim në përgjegjshmërinë tuaj kam besim në angazhimin tuaj kam besim se eksperienca më e fundit që kemi fituar në zgjedhjet e 8 majit do të ndihmojë shumë për të arritur rezultate shumë më pozitive në sfidat e ardhshme që na presin. Ju falënderoj shumë të gjithëve për përkrahjen dhe për kontributin që ju dhatë.              
 
 

0x323031312d30372d3239 SO3LU20110729100834_29071101.jpg