14 Feb Lëvizja Socialiste për Integrim paraqet propozimet e saj për ndryshimet në p/buxhetin e shtetit 2007
Lëvizja Socialiste për Integrim paraqet propozimet e saj për ndryshimet në p/buxhetin e shtetit 2007 LSI ka propozuar rritje te ardhurash ne projekt-buxhetin 2007 prej 8.5 miliard leke te cilat duhet te vijne 5 miliard leke nga TVSH 3 miliard leke nga Tatim Fitimi dhe 0.5 miliard leke nga Tatimi mbi Te Ardhurat Personale
———————–
Keto te ardhura shtese qe propozohen duhet te shpenzohen kryesisht per rritje pagash dhe pensionesh per investime ne bujqesi per turizmin rinine sportet dhe per institucionet e pavarura te drejtesise
—————————————————-
Deklarata e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta
Dëshiroj të bëj publike disa amendamente tona lidhur me p/buxhetin e vitit 2007 të paraqitura nga qeveria dhe që është në diskutim tashmë në komisionet parlamentare. Në kritikën që ne i bëmë p/buxhetit në diskutimin në parim kemi evidentuar që ky p/buxhet nuk është realist. Në këtë drejtim ne kemi evidentuar një rezervë të madhe e cila mbahet qëllimisht nga ana e qeverisë lidhur me mundësinë e rritjes së të ardhurave më shumë sesa është parashikuar në p/buxhetin aktual. Njëkohësisht kemi kritikuar faktin që lidhur me shpenzimet është bërë një nënvleftësim i dukshëm i shumë shtresave sociale por edhe shumë prioriteteve të zhvillimit të vendit.
Përsa i takon të ardhurave ne mendojmë se ka një rënie të dukshme të ritmit të rritjes së të ardhurave në këtë p/buxhet të paraqitur në raport me vetë buxhetin e miratuar një vit më parë nga kjo Qeveri. Pikërisht tek kjo diferencë e dukshme ne shohim mundësi të mëdha për të planifikuar një rritje shtesë të të ardhurave në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Për më tepër kjo qeveri synon dhe pretendon të luftojë edhe më tej korrupsionin dhe evazionin fiskal në vend. Ndaj lidhur me rritjen e të ardhurave ne parashikojmë dhe propozojmë një amendament për rritjen shtesë të të ardhurave prej 8.5 miliard lekësh për vitin e ardhshëm e cila është tërësisht modeste dhe e mundshme. Ndërsa për shpërndarjen e këtyre të ardhurave shtesë ne propozojmë që ajo të bëhet sipas këtyre prioriteteve. Ne propozojmë që 5 miliardë lekë të shkojnë për një rritje të mëtejshme të pensioneve gjë që do të ndihmonte që të rriteshin me 35% pensionet në fshat dhe mesatarisht me 15% ato në qytet. Së dyti ne propozojmë që 1.5 miliard lekë të shtohen për të financuar zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë sepse është një nga sektorët më të injoruar nga qeveria në këtë buxhet krahasuar edhe me buxhetin e vitit të kaluar. Ndërkohë që buqësia do të përballojë edhe disa nga kostot kryesore të procesit të integrimit dhe të vetë Marrëveshjes Ekonomike Tregtare që do të hyjë në fuqi më 1 Dhjetor. Prandaj ne jemi të bindur se duhen të shtohen financimet lidhur me garantimin e atyre standarteve europiane të sigurisë ushqimore. Njëkohësisht ne jemi shumë të shqetësuar për nënvleftësimin total që i është bërë sporteve zhvillimit të turizmit trashëgimisë kulturore dhe rinisë. Ndaj ne propozojmë që 1.5 miliard lekë nga këto të ardhura shtesë të shkojnë për financimin e sporteve duke investuar për terrene sportive për mbëhtetjen e talenteve në këtë fushë dhe pjesa tjetër në zhvillimin e turizmit trashgimisë kulturore dhe rinisë. Njëkohësisht dy zërat e tjerë që për ne kanë prioritet janë dhënia e fondeve për fushën kërkimore shkencore sidomos në universiteteve tona dhe për të shtuar gjithashtu fondet në sistemin e drejtësis sepse nuk mund të kemi një qeveri që dëshiron të luftojë trafikun dhe krimin e organizuar me institucione të dobëta.
RELACIONI I PLOTE PER NDRYSHIMET E PROPOZUARA NGA LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM TE PROJEKT-BUXHETIT 2007
Projekt-buxheti per vitin 2007 i paraqitur nga Qeveria eshte parashikuar me rezerva te medha ne mbledhjen e te ardhurave. Ne krahasim me vitin 2006 ku rritja shkonte rreth 13% ne 2007 kemi nje rritje mesatare rreth 10% ne mbledhjen e te ardhurave qe parashikohet te vij nga efekte natyrale te rritjes ekonomike te parashikuar prej 6% apo rritjes se cmimeve prej 2-4%. Ajo qe bie ne sy per keq eshte qe qeveria nuk ben perpjekje te mjaftueshme per te rritur te ardhurat nga mireadministrimi fiskal nga lufta kunder evazionit e kontrabandes. Rritja e te ardhurave nga 25.6% e Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) ne 2006 ne 25.8% ne 2007 eshte minimale dhe nuk ruan ritmet e rritjes se vitit 2006 ne krahasim me 2005 prej 1.20% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Eshte e pakuptueshme pse Qeveria frenon rritjen e te ardhurave ne nje kohe qe propagandon luften ndaj korrupsionit si prioritet. Nje rritje minimale prej 037% te PBB parashikohet ne te ardhurat tatimore. Respektivisht minimale parashikohet rritja ne TVSH Tatim Fitimi apo Tatimi mbi Te ardhurat Personale ne krahasim me 2006. TVSH rritet nga 8.45 ne 8.69% te PBB ose vetem rreth 10% krahasuar me 18% ne 2006. Tatimi Fitimit nuk rritet por mbetet 2.33% te PBB kurse Tatimi mbi Te Ardhurat Personale rritet nga 1 ne 1.10% te PBB.
Keto rritje minimale nuk justifikojne demagogjine e madhe qe ben qeveria per goditjen e evazionit e kontrabandes. Keto rritje minimale nuk justifikohen nga shifrat maramendese te ekonomise informale ne vend qe eshte mbi 40% edhe sdipas vleresimeve te qeverise. Keto rritje minimale nuk justifikohen nga shifrat qe deklaron qeveria per rregjistrimin e mbi 20000 bizneseve te reja apo futjen ne skemen e punesimit te deklaruar te mbi 60000 veteve gjate 2006.
Shpresojme qe shifrat qe ofron qeveria te mos jene te genjeshtra. Por nese keto shifra jane te verteta atehere LSI nuk pranon qe parate mos te mblidhen ne buxhet dhe te rishperndahen ne interes te tatim-paguesve por te mbeten preh e abuzimeve per intersa personale te qeveritareve dhe administrates.
Per te gjitha keto aresye LSI ka propozuar rritje te ardhurash ne projekt-buxhetin 2007 prej 8.5 miliard leke te cilat duhet te vijne 5 miliard leke nga TVSH 3 miliard leke nga Tatim Fitimi dhe 0.5 miliard leke nga Tatimi mbi Te Ardhurat Personale. Rezervat e medha ne mbledhjen e ketyre tatimeve lejojne lehtesisht kete rrije minimale qe kerkohet. Ne vend qe qeveria te deklaroje se do vije serish me buxhet suplementar ne 6 mujorin e dyte te 2007 ajo duhet te vendose objektiva realiste ne kete projekt-buxhet dhe mos te veje qellimisht objektiva te ulet per te siguruar lavderime artificiale per punen e vet ne 6 mujorin e dyte.
Keto te ardhura shtese qe propozohen duhet te shpenzohen kryesisht per rritje pagash dhe pensionesh per investime ne bujqesi per turizmin rinine sportet dhe per institucionet e pavarura te drejtesise. Qeveria ne projekt buxhet ka parashikuar vetem 3.6% rritje pagash e pensionesh sepse ka parashikuar vetem 4 miliard leke ne kontigjence kur fondi i pagave dhe pensioneve eshte 110 miliard leke. Me propozimin e LSI fondi ne kontigjence per rritje pagash e pensionesh behet rreth 8.
8 miliard leke. Duke pare gjendjen teper te rende te rreth 540000 pensionisteve ne vend te cilet jetojne ne minimumin jetik ne propozojme qe rreth 6.8 miliard leke te perdoren per rritje pensionesh dhe 2 miliard leke per rritje pagash kryesisht ne arsim dhe shendetesi. Pensionet ne fshat te rriten rreth 35% kurse ato ne qytet rreth 15% mbi rritjen qe parashikohet ne 1 Janar. Rritja e dyte te behet 6 mujorin e dyte te vitit 2007.
1.5 miliard leke.duhet ti shtohen fondit te shpenzimeve kapitale prej 2 miliard leke qe jane parashikuar ne bujqesi per ujitje dhe kullim dhe 500 milion leke ti shtohen fondeve per sigurine ushqimore standarteve te cilesise dhe mbrojtjes se konsumatorit. Bujqesia duhet te jete prioritet i qeverise dhe politikave te zhvillimit te vendit sepse ajo mbart ne vetvete nje potencial te madh zhvillimi. Investimi ne bujqesi mund te rrise rritjen ekonomike te vendit pertej parashikimeve mund te ndikoje ne rritjen e te ardhurave per fryme ne fshat mund te ndihmoje ne zbutjen e deficitit tregtar por mbi te gjitha te rrise ndjeshem punesimin ne fshat ku politikat shteterore te nxitjes se punesimit jane inekzistente. Ne gjithe Shqiperine jane me mijera hektar toke qe nuk ujitet dhe per kete shkak nuk jep prodhim. 1.5 miliard leke nuk jane shume per te shtuar investimet ne kete sektor jetik por per zona si fusha e Myzeqese fushat e Korces apo ato te Lezhe-Shkodres jane investime shume te nevojshme. Te gjithe jemi gjithashtu te ndergjegjshem per nivelin shume te ulet te mbrojtjes se konsumatorit nga ushqime pa cilesi dhe standarte. M<endojme se 500 milion leke duhet te investohen ne forcimin e kapaciteteve kontrolluese dhe monitoruese per sigurine dhe cilesine ushqimore ne vend.
1.5 miliard leke propozojme te shtohen ne buxhetin e Ministrise se Turizmit Rinise dhe Sporteve nga te cilat 500 milion leke te investohen per promovimin e turizmit te gjitha llojeve dhe 1 miliard leke te investohen per rinine dhe sportet. Ne nje vend si Shqiperia bujqesia dhe turizmi duhet te kene perparesi ne politikat e zhvillimit. Nuk eshte e pranueshme qe per vitin 2007 nuk parashikohej asnje fond per promovimin e turizmit ne buxhet. Investimi ne rini eshte shume i domosdoshem per te frenuar braktisjen e vendit nga rinia. Investimi ne sport gjithashtu eshte shume i nevojshem sepse investon per rritjen e optimizmit te rinise ne vendin e tyre por ne te njejten kohe investon ne permiresimin e shendetit te popullsise. Ne statistikat europiane cdo leke i hedhur ne sport nga individet kursen te pakten 30 leke ne shpenzime shendetesore. Duhet te synojme si qeveri te rrisim masivimin e sportit dhe ta fusim ate ne kulturen e perditshme te individeve sepse keshtu ndikojme ne zgjatjen e jetes se qytetareve tane por dhe ne permiresimin e nivelit te jeteses.
Levizja Socialiste per Integrim eshte e ndergjegjshme se ky buxhet eshte i qeverise dhe nuk mund te bej ndryshime te medha ne zerat e tjere buxhetor qe ka parashikuar qeveria. Ne propozimet tona insistojme qe nje fond prej 200 milion leke te marre arsimi ne kategorine per pune shkencore meqe ky ze duket tejet I neglizhuar dhe nuk mbeshtet ate armate te tere shkencetaresh e akademikesh qe kane nevoje per mbeshtetje financiare ne kerkimet e tyre shkencore. Ne pjesen e mbetur te fondeve shtese duhet pasur kujdes te marre me shume mbeshtetje drejtesia dhe institucionet e pavarura te saj si Prokuroria dhe Gjykatat.
Nese do te ishte LSI ne qeveri do kishim sjelle buxhet tjeter. Megjtihate LSI deshiron te identifikoje veten me disa shtresa te varfera te shoqerise shqiptare sic jane pensionistet apo dhe mesuesit. Ne deshirojme te mbeshtesim bujqesine si mjet jetese te mbi 50% te shqipareve ashtu sic deshirojme te mbeshtesim te ardhmen me te mire duke mbeshtetur rinine dhe sportet. Nga keto pak ndryshime ne arrijme te ndikojme ne nivelin dhe cilesine e jetes se me shume se 1 milion shqiptareve.
Do ishte normale qe ne projekt-buxhetin 2007 te parashikoheshin te ardhura shtese dhe nga privatizimet e Albtelekom INSIG apo ARMO. Keto privatizime duhet te sjellin minimalisht 25 miliard leke te ardhura shtese ne buxhet por ne kete rast LSI eshte dakord qe mbas privatizimit keto te ardhura te futen me buxhet suplementar.
Duke qene te bindur se keto ndryshime qe propozojme jane plotesisht te mundshme dhe te realizueshme ne do shpresonim ne mbeshtetjen e tyre nga te gjithe deputetet e tjere te opozites apo shumices parlamentare. Kerkojme prej séances parlamentare aprovimin e tyre.
BUXHETI 2007 AMENDAMENTE
Paraqitur nga Levizja Socialiste per Integrim
PROJEKT-LIGJ
PER BUXHETIN E SHTETIT TE VITIT 2007
NENI 1 ndryshon:
Te ardhurat 261955 milion leke
Shpenzimet 308803 milion leke
Deficiti 46848 milion leke
NENI 2 ndryshon vetem ne zerat e meposhtem:
A. Fondi i konsoliduar behet:
Te ardhurat 219155 milion leke
Shpenzimet 266003 milion leke
Deficiti 46848 milion leke
A.1 Buxheti Qendror behet:
Te ardhurat 205941 milion leke
Shpenzimet 252789 milion leke
NENI 6 ndryshon si me poshte:
Te ardhurat e Fondit te Konsoliduar sipas grupeve jane:
Grantet 6386 milion leke
Te ardhurat tatimore 182474 milion leke
Te ardhurat jotatimore 17080 milion leke
Te ardhurat e buxhetit vendor 13214 milion leke
NENI 8 ndryshon vetem:
Shpenzimet korente 184260 milion leke
Shpenzimet kapitale 71152 milion leke
Rezerva e Keshillit te Ministrave 1700 milion leke
Kontigjenca 8891 milion leke
Dhe tabelat 1 dhe 1/1 ndryshojne duke respektuar keto ndryshime te sqaruara me mire dhe nerelacionin bashkengjitur.
NENI 12 ndryshon si me poshte:
Fondi i kontigjences prej 8891 milion leke te perdoret 2091 milion leke per rritje pagash dhe 6800 milion leke per rritje pensionesh me miratim te Keshillit te Ministrave ne 1 Korrik 2007 ne perputhje me realizimin e te ardhurave. Fondi rezerve i Keshillit te Ministrave prej 1700 milion leke te perdoret nga institucionet buxhetore per raste te paparashikuara.
0x323030362d31312d3231