Levizja Socialiste per Integrim organizon nje takim me specialiste te fusuhes se Bujqesie dhe Ushqimit ne komunen e Bulgarecit ne rrethin e Korces

Levizja Socialiste per Integrim organizon nje takim me specialiste te fusuhes se Bujqesie dhe Ushqimit ne komunen e Bulgarecit ne rrethin e Korces

Levizja Socialiste per Integrim organizon nje takim me specialiste te fusuhes se Bujqesie dhe Ushqimit ne komunen e Bulgarecit ne rrethin e Korces Levizja Socialiste per Integrim organizoi ne fshatin Bulgarec te rrethit te Korçes nje takim te zgjeruar me fermere specialiste te bujqesise antare dhe simpatizantete LSI me teme: “Te ndalim rrenimin e bujqesise dhe te fshatit- Alternativa LSI.Ne kete takim merrnin pjese edhe Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z.IlirMeta anetari i Kryesise dhe Kryetari i Komisionit te Bujqesise dhe Ushqimit teLSI-se Prof.Dr. Edmond Panariti. Takimin e hapi kryetari i LSI per rrethin e Korçesz.Riza Hashimi i cili theksoi rendesine qe LSI i kushton problemeve te zhvillimitte bujqesise dhe rritjes se mireqenies ne fshat.
 
Nenkryetari i LSI per rrethin e Korçes dr.Avni Spaholli paraqiti ne fjalen e tij disa nga çeshtjet me kritike te zhvillimit te bujqesise ne Bulgarec dhe ne rrethin e Korçes. Ai renditi veçanerisht pamundesine e tregtimit te prodhimeve bujqesore sidhe mangesite ne sistemin e ujitjes si dy problemet me te mprehta per zhvillimin e bujqesise ne zone.
 
Kryetari i Komisionit te Bujqesise dhe te Ushqimit te LSI-se Prof.Dr.Edmond Panariti ne fjalen e tij e vuri theksin ne domosdoshmerine e nxitjes se investimeve dhe mbeshtetjeve me kredi te sipermarresve per krijimin e tregjeve lokale dhe rajonale. Ai vuri ne dukje se fale traditave punedashese te kesaj komune prodhimi bujqesor eshte i bollshem por ai ka nevoje per tregun dhe ky duhet krijuar. Levizja Socialiste per Integrim do te nxite investimet per ndertimin e pikave te grumbullimit te prodhimeve bazave frigoriferike baxhove thertoreve si dhe do te perkrahe çdo nisme per rritjen e kapaciteteve perpunuese te prodhimit bujqesor e blegtoral te zones.
 
Ne takim e mori fjalen edhe kryetari i LSI Ilir Meta i cili e vuri theksin ne rendesine e krijimit te nje vizioni te ri per zhvillimin bujqesise dhe rritjes se prodhimit vendas. Ai theksoi se krahas nxitjes se prodhimit bujqesor nepermjet uljes se kostos se tij prioritet i nderhyrjeve ne bujqesi duhet te perbeje rritja e shkalles se perpunimit te prodhimeve bujqesore ne vend sepse sipas statistikave vetem 5 per qind e produkteve bujqesore dhe blegtorale perpunohen ne vend. Per kete duhet perkrahur iniciativa private nepermjet kreditimit per krijimin e punishteve dhe fabrikave te perpunimit te priodhimit bujqesor vendas dhe ne mbeshtetje  te tyre duhet investuar edhe per krijimin e nje rrjeti magazinash frigoriferike pika te grumbullimit te produkteve baxhove etj. Ne kete menyre prodhimi bujqesor do te mund te arrije tregun dhe te shmange firot dhe humbjet.
Duke vazhduar me tej z. Meta e vuri theksin edhe ne rendesine e perkrahjes financiare per bujqesine dhe fermerin duke permiresuar rrenjesisht sherbimet e ndihmes teknike per bujqesine. Ai theksoi se LSI do te rrite nivelin e subvencioneve per mbrojtjen e blegtorise por edhe te konsumatoreve nga semundjet infektive teper te rrezikeshme ne masen 100 per qind nga 30 per qind qe eshte aktualisht si dhe perkrahjen financiare per fermerin per mbrojtjen e bimeve te arave dhe perdorimin e inputeve ne procesin e prodhimit.
 
Fermeret dhe specialistet e pranishem paraqiten dhe debatuan edhe rreth problemeve te tjera ne fushen e bujqesise veçanerisht rreth furnizimit me nafte pa akcize. Rreth ketij problemi z. Meta theksoi se eshte thelbesore qe ky subvencion I drejtperdrejte per bujqesine te konvertohet ne uljen e kostos se prodhimit bujqesor gje qe nuk garantohet nga skema e propozuar nga qeveria per shperndarjen e naftes 0x323030352d31312d3137 AKTIVITETE 21:15)