Legisi: Berisha po sulmon Kushtetutën

Legisi: Berisha po sulmon Kushtetutën

” Legisi: Berisha po sulmon Kushtetutën Duke analizuar situatën e krijuar në parlament dhe krizën e gjithëanshme në vend deputeti i LSI Ndre Legisi ka fajësuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë kryeministrin Sali Berisha si shkaktar të ngecjes së reformave në vend.

Zoti Legisi ju si një anëtar i komisionit të ligjeve si do ta komentonit situatën e krijuar në Parlament pra mosfunksionimin e tij dhe atë të bllokimit të ligjeve?
Të gjithë jemi në dijeni të situatës së krijuar në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të këmbënguljes së panevojshme të Partisë Demokratike për të hequr të drejtën legjitime të deputetëve shqiptarë për votën e fshehtë. Situatat jonormale dhe me një bazë jo kushtetuese filluan të krijoheshin që në ditët e para të veprimtarisë së këtij Kuvendi. Kështu mund të kujtoj se në mënyrë tepër abuzive në këtë Kuvend u paraqit një rezolutë gjoja në emër të luftës kundër korrupsionit. Kjo rezolutë presupozonte kufizimin e imunitetit të deputetëve. Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse kjo rezolutë do të miratohej në mënyrë të ngjashme siç ndodh në Kuvendin e Gjermanisë ku me konsensus të plotë të pozitës dhe opozitës Kuvendi i atejshëm vendos të kufizojë imunitetin e tij për rastet kur organet e drejtësisë ndeshin në fakte dhe prova të domosdoshme për hetimin e deputetëve dhe njerëzve të tjerë me imunitet. Kjo rezolutë ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë në mënyrë tepër abuzive me synimin e vetëm për ta paragjykuar opozitën dhe deputetët e saj si njerëz të inkriminuar që e shoqëruar edhe me ato fjalime patetike dhe pa kurrëfarë argumentash ligjore të deputetëve të PD e detyruan opozitën që ta kundërshtojë atë.
Bllokimi i Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë për hetimin e zgjedhjeve të 3 korrikut fillimisht nga PD dhe PS dhe më vonë vetëm nga PD tregon mësë miri se mazhoranca e sotme nuk është e shqetësuar aspak për legjitimitetin e institucioneve por thjesht për konsolidimin e pushtetit të saj. Të mbrosh dhe të mbash në këmbë një parlament ilegjitim dhe një mazhoranxë ilegjitime të ngritur mbi votën e trafikuar të vjedhur dhe të sakrifikuar tashmë edhe të verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një diskretitim total që i heq kredon mazho-ranxës aktuale për tu konsideruar një forcë politike e cila “lufton” për të vendosur shtetin ligjin dhe drejtësinë në këtë vend. Më tej vijnë një sërë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore që më tepër synonin vënien e opozitës në pozita të vështira si mbrojtës të korrupsionit të krimit se sa ndryshimit dhe përmirësimit ligjor në favor të progresit të vendit. Mund të përmendim këtu ligjin për legalizimet që u paraqit në Komisionin e ligjeve pa u konsultuar aspak me grupet e interesit. Edhe tek ligji për deklarimin e pasurive presioni i deputetëve të PD për t’i bërë ndryshimet sipas oreksit të tyre që tashmë nga vetë PD konsiderohen si ndryshime jo normale ka qenë i qëllimshëm. Ligji për denoncimet në administratë apo ligje të tjera të njohura tashmë si me probleme që cënojnë kushtetuetshmërinë kanë sjellë një situatë jonormale në Komisionin e Ligjeve dhe në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kaq e theksuar ka qenë kjo sa që erdhi momenti kur vetë Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës u bashkuan me mendimin e opozitës dhe denoncuan papërgjegjshmërinë e strukturave të qeverisë që në mënyrë aspak të menduar apo edhe tendecioze i sjellin këto ligje në Kuvendin e Shqipërisë. LSI ka paraqitur mendimin e vetë në Komisionin e Ligjeve për secilin nga këto ligje. Njëkohësisht mund të theksohet se ishte LSI ajo që dërgoi e para në Gjykatën Kushtetuese ndryshimin e njëanshëm dhe flagrant të Rregullores konsensuale për heqjen e votimit të fshehtë në kuti nga Kuvendi i Shqipërisë. Të gjitha këto kanë treguar për një keqfunksionim të Komisionit të Ligjeve dhe në përgjithësi të Kuvendit të Shqipërisë çka ka çuar jo vetëm në një avashllëk të ecurisë së reformave por edhe në një bllokim prej gati dy muajsh të Kuvendit të Shqipërisë. LSI ndonëse nuk u bë pjesë e orkestrës së bilbilave të PS ajo nëpërmjet përfaqësuese të saj në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur zërin kundër të gjithë shkeljeve kushtetuese të gjithë papërgjegjshmërisë së treguar nga ana e maxhorancës qeverisëse por nga ana tjetër ajo është treguar një forcë politike e përgjegjshme për të mbështetur reforma të domosdoshme që kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar si dhe të reformave të tjera që i shërbejnë integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Kontributin e LSI në fitoren e opozitës pas tërheqjes së maxhoranxës qeveritare dhe pranimi i amendamentit për rikthimin e fitores së fshehtë në Kuvend tashmë mund ta lexojë çdo shqiptar.
Si do ta konsideronit aktivitetin e deritanishëm të kryeministrit Berisha dhe konfliktet e shumta të krijuara prej tij?
Ashtu si bllokimi i Kuvendit të Shqipërisë edhe fryma e bashkëpunimit të qeverisë në këtë periudhë vazhdon të mbetet një frymë që nxit konfliktualitetin pozitë-opozitë. Strategu i gjithë konfilktualitetit pozitë-opozitë vazhdon të mbetet njeriu që dhunoi opozitën në vitet 1992-1997 njeriu që udhëhoqi konfliktin popullor dhe që për pak e çoi Shqipërinë në luftë civile njeriu që u priu turmave të ekzaltuara për të sulmuar kryeministrinë dhe institucionet e tjera të shtetit njeriu që fatkeqësisht sot është Kryeministri i Shqipërisë dhe quhet Sali Berisha. Ky njeri në çdo fjalim të tij patetik ka marrë atributet e institucioneve të tjera dhe po luan në stilin e tij të vjetër: rolin e kryeministrin të prokurorit të gjyqytarit të drejtorit të policit dhe të rojes së Kuvendit. E them këtë pasi asnjë herë më parë nuk kishte ndodhur që në derën e Kuvendit të Shqipërisë të deklarohet me krenari se “ne jemi patriotët e Saliut dhe nuk lejojmë deputetët të futen brenda”. Asnjëherë nuk ka ndodhur n&
euml; Kuvendin e Shqipërisë që podiumi dhe foltorja të rrethohej me gardistë asnjëherë nuk kishte ndodhur që garda e republikës të filmonte veprimtarinë e Kuvendit. Kryetari i LSI Ilir Meta ka folur pikërisht për këtë mendësi bllokuese dhe frenuese për proçesin e zhvillimit të vendit që është kthyer në një praktikë të përditëshme të kryeministrit të Shqipërisë. Drejtuesit e LSI janë shprehur disa herë se zoti Berisha nuk po demonstron aftësi ndërtuese dhe integruese por ka aftësi denigruese bllokuese dhe shkatërruese. Fakti që plani i investimeve në vend është më i ulët se çdo vity tjetër përfshirë edhe vitin 1997 tregon se zoti Berisha nuk zotëron aftësitë e nevojshme për të qeverisur Shqipërinë. Fatkeqësisht dhe luftën kundër korrupsionit ai e ka konceptuar dhe e koncepton si luftë kundër komunizimit dhe jo si një luftë institucionale që presupozon hartimin e reformave të ligjeve dhe të akteve nënligjore që ngushëtojnë hapësirat për korrupsion. Çelësi i suksesit i luftës kundër korrupsionit është ngritja dhe fuqizimi i strukturave operacionale si Prokuroria Policia Kontrolli i Lartë i Shtetit Zyra e Deklarimit të Pasurive Kontrolli i Brendshëm në çdo institucion etj.
Si do ta komentonit luftën e ashpër që kryeministri Berisha ka ndërmarrë ndaj institucioneve të pavaruara dhe kryesisht ndaj kryeprokurorit Theollori Sollaku?
Konflikti Berisha-Sollaku tregon dhe objektivin kryesor që Berisha ka për kontrollin e gjithë institucioneve të pavarura të shtetit shqiptar dhe kryesisht ndaj prokurorisë dhe gjykatave. Kjo që po ndodh sot është formimi i vetë Sali Berishës është një praktikë e njohur e veprimtarisë së tij gjatë periudhës 1992-1997 kur ai ishte president i Shqipërisë. Shqiptarët e mbajnë mend mirë që përpjekja e parë e Sali Berishës për të futur në kontroll drejtësinë ishte lufta për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Maks Haxhia i cili në ato vite refuzoi të firmoste ndjekjen penale për Ilir Metën dhe Azem Hajdarin. Pasi arriti këtë qëllim Sali Berisha sulmoi Gjyakëtn e Lartë me kryetarin e saj zotin Zef Brozi. Berisha ndryshoi dhe ktheu në manekinë të vetë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në të gjithë Shqipërinë dhe më pas startoi sulmin kundër opozitës duke e finalizuar me burgosjen e kryetarit të opozitës së atëhershme zotit Fatos Nano. Mendoj se lufta për futjen nën kontrollin e vetë të Prokorusirë së përgjithshmë të KLD-së dhe në përgjithësi të sistemit të drejtësisë ka vetëm një qëllim: krjimin e mundësive dhe shanseve për të shuar etjen e Berishës për goditjen e opozitës. Lufta e Sali Berishës për të futur nën kontroll institucionet e pavaruara është një luftë e dështuar. Kohët kanë ndryshuar dhe Berisha nuk mund të përsëris historinë e hidhur të viteve1992-1997 pavarësisht nga fakti se ne Shqipëri në kohë të ndryshme nuk mungojnë dhe nuk kanë munguar ushtarët dhe sejmenët. Dyshoj që propaganda e Berishës do të zërë vend në opionin publik shqiptar dhe veçanërisht në opionin politik pasi Berisha është lehtësisht i lexueshëm nga të gjithë për shkak të bëmave të tij në këto vite.
Disa politikanë shqiptarë kanë hedhur së fundmi idenë e zgjedhjes së presidentit me votim nga populli. Cili është komenti juaj?
Historia e zgjedhjes së presidentit tashmë është kthyer në një lodër politike të disa drejtuesve të partive politike shqiptare. Mendoj se në qendër të gjithë kësaj loje qëndrojnë njerëzit e interesuar për të kapur pozicionin e Presidentit nëpërmjet formulave konsensuale të aplikuara më parë si në rastin e presisentit Moisu. Ne jemi shprehur se diskutimi për presidentin nuk është një diskutim etik pasi Shqipëria e ka presidentin e vetë i cili po ushtron më së miri detyrat e tij kushtetuese. Së dyti presidenti i ardhshë nëse do të ndiqet e njëjta logjik që u ndoq për shkak të “Minidushkut” të 2001 duhet ti përkasë një forcë politike që është dëmtuar më shumë nga “Megadushku” që ndodhi në zgjedhjet e 3 korrikut të vitit të kaluar në këtë rast LSI-së. Ideja e hedhur pëe zgjedhjen e presidentit nga populli ishte më tepër një presion mbi Lëvizjen Socialiste për Integrim për ta nxjerrë atë nga pretendimet e ligjshme për shkak të dëmit që ajo pësoi në 3 korrik megjithatë ajo e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për zgjedhjen e presidentit nga rradhët e saj. Qëndrimi jonë ka qenë dhe mbetet i qartë: Rrëzimi dhe jetëshkurtësaia e këtij parlamenti jo legjitim i cili u krijua me votat e trafikuara të shqiptarëve. Ne mendojmë se e majta shqiptare e përjashtuar nga puna dhe e dhunuar nga pushteti absurd i Berishës përpara se të ketë nevojë për të rregulluar karrigen e një personi president apo e 40-50 personave që mund të punësohen pranë tij është e interesuar të kthehet në pushtet për të mundësuar korrigjimin e gjithë abuzimit të Sali Berishës me administratën publike kthimin e Shqipërisë në ritmet e zhvillimit dhe të ndërtimit.

0x323030362d30342d3136 ”