Kryetari i LSI-së z. Meta jep një intervistë në “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili

Kryetari i LSI-së z. Meta jep një intervistë në “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili

Kryetari i LSI-së z. Meta jep një intervistë në “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili

Z Meta ju keni bërë thirrje për një tryezë gjithë përfshirëse për hartimin e kodit zgjedhor. Keni thirrur ekspertë për këtë çështje. Nuk është hera e parë që ju bëni thirrje të tilla. Herë pas here LSI që në krijimin e saj ka bërë thirrje të tilla. Shpesh herë kanë rënë  në vesh të shurdhët. Pse vazhdoni t’i bëni këto thirrje sepse aktualisht kemi një opozitë ekstra parlamentare që nuk funksionon?

 

 

Ne në këtë drejtim do të vazhdojmë përpjekjet tona që Shqipëria të ketë një ditë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe do ta ketë! Sot nesër pak më vonë kjo është një tjetër çështje. Ju e dini se ne kemi qenë kritikë ndaj kodit elektoral Rama-Berisha i cili nuk ishte një kod gjithë përfshirës. Për fat të keq edhe iniciativën për të cënuar transparencën sikurse e dimë e  mori vetë lidershipi i PS-së duke kushtëzuar edhe konsensusin për këtë kod. Megjithatë ne hymë në zgjedhje pavarësisht se ishim në kushte krejt të pabarabarta. LSI-ja ishte e diskriminuar pasi demokracia kështu funksionon përmes pjesëmarrjes. Absolutisht që vetëm pjesëmarrja mund të jetë instrumenti i duhur për të shkuar drejt një demokracie apo zgjedhjeve perfekte si në vende të tjera shumë të konsoliduara të BE-së. Çfarë tregon qëndrimi refraktar i PS-së? Kur dihet se prej kohësh është bërë thirrje për një reformë zgjedhore nga komuniteti ndërkombëtar kur është bërë e qartë nga komuniteti ndërkombëtar se zgjedhjet ishin më të mirat në historinë  e Shqipërisë por është bërë  e qartë që nuk kanë qenë perfekte dhe që të bëhen të tilla janë propozuar një sërë rekomandimesh të OSBE-ODIHR të cilat duhet të ishin përfshirë me kohë në axhendën parlamentare të opozitës. Mendimi dhe bindja ime është që kryetrari aktual i PS-së asnjëherë nuk ka pasur shqetësim transparencën e zgjedhjeve. Nëse do të ishte e vërtetë këtë gjë duhet ta kishte realizuar para se të bëhej kodi. Së dyti unë mendoj se nuk synon të kontribuojë për plotësimin e standardeve në zgjedhjet  e ardhshme por synon të ecë në një rrugë pa krye atë të refuzimit për të marrë  pjesë  në institucione.

 

Nuk ju duket logjike? Edhe ju po të kishit qenë në krye të opozitës e  cila për një vit ka një aksion politik që është transparenca e zgjedhjeve…

 

Kush ua ka penguar këtë?

 

A ka sens të ulet sot pa zbardhur se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e kaluara kur vetë PS ka qenë pjesë e hartimit të kodit zgjedhor?

 

Askush nuk e ka penguar PS që të zbardhë problemet e zgjedhjeve të kaluara. Përkundrazi. Por ajo nuk ka pasur dhe nuk ka vullnetin për të kërkuar gjëra të cilat janë të pamundura për tu realizuar nga  kjo mazhorancë. Ngërçi do të zgjidhet në mënyrë transparente dhe kushtetuese. Prej kohësh i është kërkuar PS jo vetëm nga mazhoranca por edhe nga ndërkombëtarët të cilat kanë kërkuar transparencë dhe respekt të Kushtetutës. I është kërkuar që për hapjen e kutive ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim dhe thotë që Po hapja e kutive nuk e dhunon kushtetutën dhe nuk cënon Gjykatën Zgjedhore e cila përbëhej nga elementë të zgjedhur me konsensus si nga Rama ashtu edhe nga Berisha atëherë askush nuk ka thënë që kjo gjë nuk hapet. Ndërkohë që vetë PS ka thënë se është kushtetuese dhe ndërkohë ka refuzuar ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca ka bërë edhe një favor tjetër ku është deklaruar për propozimin e delegacionit të  Asamblesë Kombëtare të KE-së që Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë edhe një opinion të Komisionit të Venecias si një palë e tretë por e besueshme që ka kontribuar për kushtetutën e Shqipërisë me ekspertizë.

 

 

Ju z. Meta dhe Berisha i ofroni Ramës një tryezë për reformën zgjedhore. Kjo ngjan pak me proverbin e kasolles me kashtë ku i afrohet kalit kasollja me kashtë kur do ti presin kokën?

 

Përse do tu pritet koka?

 

 

Sepse aksioni politik i opozitës është transparenca e zgjedhjeve. Nëse heq dorë opozita..

 

Po kush po e pengon? Ne kemi që në shtator që në tetor që i kemi thënë Ramës se çdo gjë që varet nga mazhoranca ne jemi gati ta tolerojmë si psh shumica në komision. Çështja  e hapjes së kutive është një çështje që ka të bëjë me gjykatën sepse është një gjykatë sipas kodit të bërë nga vetë z. Rama e cila është gjykata supreme për problemet e zgjedhjeve. Dhe anëtarët e kësaj gjykate janë zgjedhur me konsensus nga Rama dhe nga Berisha. Kemi një raport të OSBE- ODHIR-it që i konfirmon zgjedhjet kemi një komunitet ndërkombëtar që është shprehur qartë se ka probleme dhe pikërisht meqë ka probleme ne themi hajde të bëjmë reformën zgjedhore. Sepse transparenca rregullohet me ligje dhe jo sipas dëshirës së njërit apo të tjetrit. Debatet zgjidhen në gjykatë kur ka mosmarrëveshje të cilat janë parimore.

 

 

Nëse kjo është zgjidhja pse nuk gjeni një mekanizëm që ta çojë mazhoranca?

 

Sepse PD është e bindur se kjo është anti-Kushtetuese.  Së dyti gjykata kushtetuese dhe nëse ne do ta çonim do të përgjigjet dhe do ta ekzaminojë çështjen mbi bazë të formulimit të pyetjes dhe pyetjen nuk mund ta bëj unë për një problem që keni ju apo jo? Nuk mund ta bëj unë formulimin që t’ju japë të drejtë ju sepse menjëherë do të thonit se nëse jepet një përgjigje negative nga gjykata ju e formuluat me qëllimin e keq që gjykata të refuzonte. Kjo tregon qartë se pala e cila është e interesuar për transparencën realisht nuk po kërkon këtë gjë por kërkon të marrë peng institucionet dhe të krijojë shtetin e precedentëve dhe jo shtetin e së drejtës.

 

 

Opozita është t&
euml;rhequr nga votimi në parlament i çdo ligji dhe praktikisht jemi në bojkot thotë se në vjeshtë do të rinisin protestat ka më tepër se një vit që vendi ndodhet në këtë situatë. Një presion dhe tension jo vetëm politik por edhe social. është e vetëdijshme shumica për këtë?  Mendoni se keni bërë gjithçka si qeverisje për të dalë nga  kjo situatë?

 

 

Unë besoj se opozitës i janë dhënë të gjitha mundësitë për të ecur përpara me pretendimet  e saj. Por absolutisht edhe opozita as këtu dhe as në një vend tjetër nuk mund të marrë atributet e shumicës dhe as atributet e gjyqësorit që është një pushtet i pavarur dhe as nuk mund të detyrojë me marrëveshje politike që këtë gjë ta bëjë mazhoranca. Ky është  një skenar i qartë nuk ka vullnet për të marrë pjesë në institucione sepse synohet që përmes një krize artificiale të dëmtohet imazhi i Shqipërisë të dëmtohet procesi i liberalizimit të vizave të dëmtohet situata ekonomike dhe financiare në vend ku thirrjet për panik nuk kanë munguar dhe as akuzat ndaj Guvernatorit të Bankës që e kanë zgjedhur socialistët vetëm e vetëm se ai në mënyrë të qetë jep vetëm politikat e bankës së Shqipërisë një organ i pavarur. Mund të them që dje ajo që ishte më e rënda nga deklaratat e deputetit të PS–së nuk ishte vetëm incidenti i MPJ-së por ishte një gjë tjetër shumë e rëndë e papranueshme dhe e pavërtetë. Një shpifje mostruoze dhe shumë keqdashëse gjoja sikur ka një raport të SHISH-it që diplomatët nxjerrin sekrete të NATO-s që është një mashtrim i tërë. Çdo gjë bëhet sepse këta njerëz dhe kjo linjë në lidershipin e PS-së është e investuar në mënyrë destruktive. Jo për stabilitetin  e institucioneve të vendit dhe as për interesat e atyre njerëzve që në 28 qershor kanë votuar për ta sepse edhe ata kanë depozita nëpër banka. Edhe ata duan që  të hiqen vizat me BE-në. E gjithë kjo thjesht për shkak të një pasigurie që ndjen kryetari i PS-së për të ardhmen si kryetar bashkie dhe partie.

 

Ju po e akuzoni opozitën se nuk dëshiron që të liberalizohen vizat?

 

Unë bëra një akuzë shumë të drejtpërdrejtë sepse këtë çështje  e gjykojnë vetë qytetarët. Por fakti është që edhe dje edhe sot bëhen investime të tilla publike në emër të opozitës të cilat cënojnë sigurinë kombëtare të vendit kredibilitetin e vendit me partnerët ndërkombëtarë. Unë dua të theksoj se vetëm pak javë më parë në Shqipëri ishte Sekretari i përgjithshëm i NATO-s me rastin e një vjetorit të anëtarësimit në Aleancë dhe deklaroi se Shqipëria ka treguar në një vit që është një histori suksesi dhe ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj ndaj aleancës NATO i bëri edhe thirrje opozitës apo jo që të jetë pjesë e Parlamentit dhe e kontributit pozitiv për vendin. Dhe shpifje të tilla zyrtare të qëllimshme nuk janë të rastësishme sepse bëhen në emër të një force politike nuk bëhen në mënyrë të rastësishme dhe tregojnë qartë një thelb tërësisht destruktiv të lidershipit aktual. Natyrisht nuk akuzoj gjithë opozitën. Ne kemi parë deputetë dhe figura të njohura të kësaj force politike që janë shprehur për angazhimin që ajo duhet të ketë në Parlament për të votuar ligjet. Qeveria nuk ka nevojë për votat e Partisë Socialiste që të funksionojë absolutisht jo por ka nevojë biznesi ka gjykata administrative ka nevojë sistemi gjyqësor pra ka nevojë vetë opozita dhe të gjithë qytetarët në mënyrë që të konsolidohen më tej institucionet.

 

 

Zoti Meta për situatën e kësaj opozitë siç e quani ju po që faktikisht po themi dhe njëherë që ajo deklaron se do të nisë protestat do të kemi bojkot etj etj. A është koherente thirrja juaj për reformë zgjedhore?

 

Shqipëria është një vend demokratik. Askush nuk e ka ndaluar dhe nuk do ta ndalojë opozitën e cilindo tjetër të bëjë protestë. Por kjo nuk do të thotë se duke bërë protesta duke refuzuar me qëllim pjesëmarrjen në një reformë zgjedhore që kërkohet nga të gjithë dhe nga institucionet ndërkombëtare në mënyrë që shqetësimet që mund të kenë ardhur dhe që kanë ardhur në zgjedhjet e fundit sikur ne kemi për shembull shqetësimet tona pavarësisht se kemi pranuar rezultatin dhe gjithçka tjetër atëherë këto duhet të zgjidhen në mënyrë ligjore por kjo nuk do të thotë se në rast se nuk bëhet ndryshimi që duhet bërë në Kod Shqipëria është pa Kod dhe Shqipëria nuk bën dot gjë përkundrazi.

 

Pra do të hyni me Kodin e vjetër?

 

Përsëri Shqipëria ka një Kod. Ky është Kodi Rama-Berisha i cili nuk mund të themi që nuk ishte konsensual nuk ishte gjithëpërfshirës por ishte shumë konsensual në drejtim të numrit të votave.

 

 

Nga pikëpamja ligjore