17 Feb Kryetari i LSI-se
” Kryetari i LSI-sez. Meta vlereson si mjaft te suksesshme viziten e MPJ z. Panariti ne Greqi.
Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta
Jam sot para jush për të vlerësuar vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme z. Panariti në Greqi si një vizitë të rëndësishme e cila me çështjet që u diskutuan qëndrimet që u mbajtën dhe me rezultatet e saj besoj se do të kontribuojë vërtet për një stad të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve marrëdhënie shumë të rëndësishme për të dyja vendet dhe popujt tanë njëkohësisht marrëdhënie shumë të rëndësishme për stabilitetin paqen dhe integrimin europian njëkohësisht të rajonit tonë. Në radhë të parë unë do të doja të vlerësoja faktin se gjatë kësaj vizite janë trajtuar të gjitha çështjet ato që konsiderohen çështje të vështira dhe të mbartura nga e kaluara por edhe çështje më të rëndësishme që kanë të bëjnë me progresin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe që kanë të bëjnë edhe me kujdesin ndaj qytetarëve tanë në mënyrë të veçantë dhe njëkohësisht në lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për shkak të pengesave dhe vështirësive të ndryshme sidomos në fushën e transportit apo edhe atë të patentave.
Lidhur me çështjen tepër të debatuar për një kohë të gjatë atë të kufirit detar midis dy vendeve mendoj se qëndrimi i ministrit të Jashtëm ka qenë tepër parimor dhe transparent ka qenë ashtu sikurse edhe në Tiranë që kjo çështje do zgjidhet në respekt të Kushtetutës të vendit tonë në respekt të ligjeve kombëtare dhe të atyre ndërkombëtare. Kjo tregon vullnetin për të zgjidhur një çështje të tillë me transparencë të plotë dhe në respekt të Kushtetutës së vendit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese njëkohësisht edhe të ligjit ndërkombëtar.
Po kështu dua të vlerësoj faktin e ngritjes së çështjes çame dhe pronave të shqiptarëve në Greqi në të gjitha takimet zyrtare. Në mënyrë të veçantë dua të theksoj rëndësinë që ka jo thjesht ngritja por edhe përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje si një hap i rëndësishëm për të forcuar në mënyrë edhe më parimore edhe më substanciale marrëdhëniet midis dy vendeve. Ngritja e kësaj çështjeje në mënyrë konstruktive në mënyrë parimore bazuar në të drejtat e njeriut bazuar në të gjitha konventat europiane dhe ndërkombëtare i ndihmon dhe i forcon marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
Njëkohësisht edhe fakti që ministri Panariti ka kërkuar abrogimin përfundimtar të një ligji absurd atij të luftës me Shqipërinë mendoj se është një tjetër hap i rëndësishëm për të larguar hijet e së kaluarës nga marrëdhëniet midis dy vendeve të cilat duhet të jenë marrëdhënie të ngushta të bashkëpunimit të mirëbesimit në emër të një të ardhme të përbashkët për dy vendet tona dhe për të gjithë qytetarët tanë.
Është e rëndësishme njëkohësisht të nënvizohet edhe vullneti dhe gatishmëria për të evituar në të ardhmen incidente të cilat krijojnë shqetësime për qytetarët por edhe krijojnë mundësi për të helmuar klimën politike midis të dy vendeve sikurse janë penalizimet e padrejta në disa raste ndaj qytetarëve shqiptarë në respektimin e afateve të hyrje-daljeve nga shteti grek si dhe për të mbajtur për të gjitha këto raste një qëndrim unik sipas kritereve të marrëveshjes Shengen.
E theksova edhe më parë se një çështje e rëndësishme e konkrete në interes të bashkëpunimit ka qenë kërkesa e ministrit të Jashtëm zoti Panariti për t’u zgjidhur sa më parë gjendja e bllokimit të linjave të transportit urban. Po kështu edhe për të përfunduar sa më shpejt marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave për automjetet. Mendoj se njëkohësisht angazhimi i Greqisë gjatë kësaj vizite për të mbështetur procesin e integrimit europian larg kushtëzimeve të përmendura më parë edhe në mënyrë spekulativem tregon vullnetin e të dyja vendeve vullnetin e të dy palëve për t’i shërbyer jo vetëm forcimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve jo vetëm të drejtave të qytetarëve tanë por njëkohësisht edhe konsolidimit të një ardhme europiane për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin tonë.
Z. Meta a keni një koment për të ashtuquajturin incident në konferencën e përbashkët midis z. Panaritit dhe z. Avramopoulos ku flamuri ynë ishte kthyer kokë poshtë?
Ju e dini se në marrëdhëniet midis vendeve fqinje ndodhin edhe incidente. Rëndësi ka trajtimi i tyre. Në përgjithësi gjatë këtyre 100-viteve asnjëherë të paktën mesa mbaj mend unë pala greke nuk ka kërkuar falje për incidente të tilla. Por në këtë rast është kërkuar falje tre herë zyrtarisht pa u bërë 24 orë gjë që do të thotë se në çdo rast ajo që ka ndodhur nuk mund të ishte diçka e organizuar nga autoritetet e larta të këtij vendi mik. Por fakti që tre herë u kërkua falje në mënyrë zyrtare edhe në Tiranë edhe në Athinë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ministri i Jashtëm Avramopolos ndaj ministrit tonë Panariti dhe me kërkesën që kjo të bëhet publike përsëri tregon që kemi një sukses të diplomacisë shqiptare dhe njëkohësisht një vullnet për të parë rezultate pozitive të kësaj vizite dhe për t’i arkivuar incidentet atje ku e kanë vendin pavarësisht se gjithmonë janë një ushqim i mirë për ekstremistët.
Z. Meta si i gjykoni komentet se në vizitën tuaj në Bruksel është folur për një takim me zotin Rama që ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Pyetja e dytë është që Komisioni Qendror me sa duket do të drejtohet nga një grua zonja Marsida Xhaferrllari ose Lefteri Lleshi. Cilën nga këto kandidatura do të mbështesë LSI?
Është një gjë e mrekullueshme që KQZ-ja pritet të drejtohet nga një grua dhe shpresojmë që kjo të jetë një ogur i mirë për zgjedhjet e 2013 dhe për të gjitha zgjedhjet që do të vijnë gjatë këtij lidershipi të ri të KQZ-së. Ne për këtë çështje do të shprehemi në kohën e duhur. Prioriteti im nuk janë zgjedhjet e 2013-s të paktën deri në 20 tetor. Prioriteti im është rizgjedhja në krye të LSI-së.
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste duket se janë të kënaqura nëse ju do të bashkëpunoni në zgjedhjet politike të vitit të ardhshëm. Si ndjehet LSI në këtë pozicion?
T’ju them të drejtën nuk ndjehemi mirë dhe unë në veçanti që dy gjëra tepër elementare sikurse rregullorja e procedurave parlamentare dhe projektligji për Gjykatën e Lartë dy kërkesa shumë të rëndësishme të Brukselit për t’i akorduar Shqipërisë në mënyrë të konsoliduar statusin e vendit kandidat nuk po realizohen për kapriço vërtet të dëmshme dhe të cilat absolutisht nuk na ndihmojnë të ecim më shpejt në rrugën e integrimit europian. Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë që të vonohen thjesht për kapriço në këtë proces historik për të gjithë vendin. Jo vetëm për të gjithë vendin por edhe për të gjithë kombin tonë dhe rajonin e Ballkanit.
0x323031322d31302d3035 Kryetari i LSI-se z. Meta.jpg 19:48)”