14 Feb Kryetari i LSI-së
” Kryetari i LSI-së Ilir Meta takim me studentë dhe intelektualë në Tiranën e Re. Pranohen 25 anëtarë të rinj studentë në LSI Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar sot me intelektualë dhe studentë të Tiranës së Re në njësinë e zonës nr. 5 në Tiranë. Ka qenë një takim i ngrohtë dhe tepër miqësor që u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi. Të gjithë të pranishmëve gjatë takimit u është dhuruar edhe nga një trëndafil që përfaqëson edhe simbolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në takim ku merrte pjesë gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi u shpërndarë 25 tesera të reja për anëtarë të rinj që u pranuan në LSI ku studentë dhe intelektualë të njësisë numër 5 në Tiranë janë anëtarësuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim duke konfirmuar edhe njëherë procesin e pandalshëm të fluksit të anëtarësimeve të reja në këtë forcë politike.
Fjalën e hapjes në takim e ka mbajti kryetari i LSI-së për njësinë nr.5 Flamur Hysi i cili pasi u ka uruar të pranishmëve mirëseardhjen ka bërë të ditur se takimi zhvillohet në kuadrin e fluksit të anëtarsimeve në LSI si dhe në kuadër të bashkëbisedimit që lidershipi i LSI ka me qytetarët.
Ndërkaq Kryetari i LSI-së për Tiranën Ilir Dashi u shpreh se “integrimi i Shqipërisë dhe i shoqërisë shqiptare si një aspiratë objektiv politik dhe konsolidim i indetitetit kombëtar realizohet vetëm dhe nëpërmjet respektimit të votës së lirë të qytetarëve. Thellësisht të preokupuar për të ardhmen e jetës në komunitet dhe nën moton tonë “Ne për Tiranën” ne marrim angazhime të integrojmë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”
Kurse Kryetari i LSI Meta u shpreh se:
Ajo që po ndodh sot në Parlament dhe që ka ndodhur vazhdimisht pas 3 Korrikut dhe që do thellohet edhe më tej në muajt e ardhshëm nuk është gjë tjetër veç paralajmërimi që ne kemi bërë se manipulimi i votës dhe mungesa e respektit për vullnetin e qytetarëve shqiptarë nuk mundet kursesi të garantojë institucione legjitime institucione përfaqësuese që marrin përsipër të zgjedhin shqetësimet e shqiptarëve. Ne jemi të shqetësuar për këtë krizë në të cilën ka hyrë Parlamenti për këtë krizë që ka hyrë politika e cila është një krizë që i imponohet shoqërisë që imponohet ekonomisë biznesit dhe investitorëve të huaj. Pra është një krizë që faturën e së cilës e paguajmë çdo ditë me akumulimin e problemeve ekonomike dhe sociale me zgjatjen e mëtejshme të rrugës së integrimit evropian. Nuk është problemi që ne i krijojmë vetes vonesa dy apo tre vjet në raport me integrimin evropian por këto dy tre vjet që jemi vonuar ne më evropën evropa nga 15 ka vshkuar 25 vjet më pare. Që do të thotë që problemet e brendshme do të bëhen më të mëdha dhe vëmendja ndaj kësaj pjese të Ballkanit bie gjithmonë dhe e më shumë. Pra bëhet fjalë me dekada dhe ne na bie barra për një nivel më të madh përgjegjësie tek vetvetja. Ajo që po ndodh tashmë në Parlament është diçka që nuk ka se si të ndodhë ndryshe me këtë formim konfliktual që ka në përgjegjësi klasa e sotme politike por në veçanti lidershipi i dy forcave të vjetëra politike. Bashkohen për të manipuluar votat në dëm të shqiptarëve pastaj kacafyten me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi qenë shumë entuziast për mocionin e Znj. Topallit jo për mendimin se ajo ka bërë ndonjë drejtim të veçantë apo demokratik të Kuvendit përkundrazi kemi pasur vërejtjet tona dhe kritikat tona pasi si grup parlamentar ku na ka mohuar interpelanca me Kryeministrin apo me ministra të tjerë për çështje shumë të rëndësishme. Por e kemi para këtë mocion si një lëvizje të njëanshëme të PS si rezultat të disa arsyeve të veçanta ndërmjet tyre. Ajo që ne na ka shqetësuar dhe që ka qënë përcaktuese në qëndrimin tonë në Parlament dhe pas Parlamentit ka qënë mënyra e votimit tërsisht jo demokratike duke mos qënë e fshehtë nuk ka qënë as transparente dhe jo legjitime. Prandaj kemi mbajtur qëndrim të qartë në këtë drejtim sepse i gjithë qëndrimi jonë qoftë edhe për reformën zgjedhore ka të bëjë me konceptet tona për demokracinë për respektin e votës së lirë e votës së fshehtë dhe të ndershme ku nëse kjo nuk ndodhë në Parlament nuk ka se si të ndodhi në zgjedhjet e përgjithëshme. Ne shpresojmë dhe dëshirojmë që edhe PS-ja për të mbrojtur votën e fshehtë në Parlament mos ta ketë thjesht si një goditje taktike ndaj maxhorancës aktuale por ta përjetoj si një reflektim të saj për ata që ka ndodhur në zgjedhjet e 3 Korrikut për të marrë përgjegjësitë e Megadushkur dhe të ndryshojë qëndrimin për reformën zgjedhore. Gjatë këtyre muajve besoi se LSI-ja ka konfirmuar qartë se është një nga tre forcat kryesore politike në vend pavarësisht nga Megadushku që pasojat e tij më së shumti ranë ndaj përfaqësimit parlamentar të LSI-së. Megjithatë besoj se të gjithë janë të vëmendshëm që për çdo gjë që diskutohet në Parlament dhe për çdo inisiativë që merren nga cilido LSI-ja i mbështet. Cili do mund të pyes se çfarë qëndrimi po mban LSI-ja në përfaqësimin parlamentar? Do të shtoja se maturia dhe vizioni i LSI-së po konfirmohen nga dita në ditë si qëndrime më të qarta më konstruktive dhe më largpamëse në jetën politike të vendit.
0x323030362d30332d3031 AKTIVITETE 11:41)”