Kryetari i LSI Ilir Meta – Interviste per BBC

Kryetari i LSI Ilir Meta – Interviste per BBC

Kryetari i LSI Ilir Meta – Interviste per BBC Meta: Zgjedhjet e rregullta kusht për integrimin e Shqiperise ne BE
 
Në forumin e Ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Përëndimor që do të mbahet në Tiranë do të diskutohet për ecurinë në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme si kushte për integrimin europian. Drejtësia dhe qeveria në Shqipëri janë në konflikt të hapur me njëra-tjetrën ndërkohë që jo pak probleme me trafiqet dhe punët e brendshme. Per kete shkak gazetari i radio BBC i mori nje interviste Kryetarit te LSI-se z. Ilir Meta.
 
BBC/ Ç'farë shënon mbledhja e këtij forumi pikërisht në Tiranë?
 
Ilir Meta: Padyshim që ka impakt pozitiv fakti që mbahet në rajon akoma për më tepër që mbahet edhe në Tiranë. Unë mendoj se pavarësisht nga vendimet që janë marrë që më parë për të zhvilluar aktivitete të tilla jo vetëm në Bruksel por edhe në vendet e rajonit me vendet e Ballkanit Perëndimor mendoj se ky takim synon të rrisë më tej shpresat e vendeve tona se bashkëpunimi dhe integrimi me BE-në është një garë e hapur pavarësisht nga dekurajimet që mund të jenë vënë re për shkak të problemeve të zgjerimit. Mendoj se ky aktivitet realizohet në kuadrin e përpjekjeve të Bashkimit Europian për të mbajtur gjallë kurajon dhe shpresat tona për ecurinë e integrimit.
 
BBC/ Nga sa është paralajmëruar Ministrat sot do të diskutojnë për drejtësinë dhe luftën ndaj trafiqeve. A ka bërë hapa para Shqipëria në këtë aspekt që e mbajnë jo vetëm atë por edhe vende të tjera larg ose afër BE-së në varësi të rezultateve që arrihen?
 
Ilir Meta: Po drejtësia dhe çështjet e brendshme jane nga shtyllat kryesore edhe të Bashkimit Europian dhe jane gjithashtu nga prioritetet kryesore për vendet e rajonit tone për të bërë reforma në këto drejtime për t'ju përafruar sa më shumë vendeve të Bashkimit Europian. Shqipëria ka bërë hapa përpara në disa aspekte sidomos në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar por padyshim që do të duhet një filozofi për të bërë hapa të vendosur edhe të konsoliduar përsa i takon reformave në drejtësi dhe kjo në radhë të parë ju e dini edhe qëndrimin tonë të kahershëm si opozitë do të kërkonte një respektim të institucioneve të pavaruara të drejtësisë gjë që nuk është vënë re kohët e fundit. Kjo do të thotë që antikorrupsioni është prioritet i domosdoshëm dhe i jashtëzakonshëm dhe në emër të tij nuk duhet cënuar pavarësia e këtyre institucioneve.
 
BBC/Ka pak ditë qe ka dalë dhe raporti vlerësuaes për vitin 2006 nga Komisioni Europian për Shqipërinë ndërkohë që Bashkimi Europian ka vendosur të liberalizojë vizat për shqiptarët. Cili do të ishte komenti juaj?
 
Ilir Meta: Më shumë sesa liberalizim i vizave është një lehtësim i vizave për disa kategori të caktuara. E kam përshëndetur një vendim të tillë pasi mendoj se për stadin në të cilin është Shqipëria kur ajo tashmë ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit ka nevojë për mesazhe të tilla konkrete të lehtësimit të lëvizjes në drejtim të Bashkimit Europian. Mendoj se ky mesazhe te tilla jane   mjaft pozitive për të ecuar më tej drejt liberalizmit të plotë të lëvizjes dhe komunikimit midis Shqipërisë dhe Unionit.
 
BBC/ Me ecurinë e deritanishme të reformave që kërkon procesi i integrimit sa afër portës euro-atlantike është Shqipëria?
 
Ilir Meta: Ecuria duhet të jetë edhe më e shpejtë edhe më e sigurtë në drejtim të reformavë që kërkohen. Tashmë çështja nuk shtrohet vetëm sa i afrohet Shqipëria Bashkimit Europian apo edhe vende të tjera të rajonit që janë pak a shumë në stadin tonë të integrimit por kemi edhe një tjetër sfidë: atë se sa Bashkimi Europian do të jetë i gatshëm për zgjerim në vitet e ardhshme. Pavarësisht nga kjo e dyta e cila nuk varet nga vendet tona është e domosdoshme për ne që të jemi më ambiciozë dhe më të përgjegjshëm në përmbushjen e detyrimeve në radhë të parë të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit ku pjesa ekonomike do të hyjë në fuqi në 1 Dhjetor të këtij viti. Përmbushja me sukses e detyrimeve që burojnë nga MSA-ja do të jetë tregues se cilat do të jenë hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit dhe kur.
 
BBC/ Zgjedhjet e pritshme lokale do të ndikojnë në këtë afrim?
 
Ilir Meta: Absolutisht që po dhe ne jemi shumë të shqetësuar se edhe vetë komisioneri Oli Rhen pak ditë më parë me publikimin e raportit vjetor për Shqipërinë e bëri të qartë se zgjedhjet do të jenë një test shumë i rëndësishëm politik për të ardhmen. Ne jemi të shqetësuar se mosbërja e Reformës Zgjedhore siç është kërkuar në mënyrë insistuese dhe nga vetë Parlamenti Europian në të gjitha dokumentat dhe rezolutat e tij sigurisht që është një finale aspak pozitive. Ndaj kemi kërkuar me vendosmëri që sa më shpejt të përmbushen ato kërkesa të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 3 Korrikut ato kërkesa që ka bërë Parlamenti Europian në rezolutën e tij dhe njëkohësisht që sa më shpejt të zgjidhen kontestimet kryesore midis pozitës dhe opozitës për procesin zgjedhor në Shqipëri.
  0x323030362d31312d3137 15:47)