Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta sqaron qëndrimin e LSI në votimin për ligjin për ndryshime në KLD Jemi sot përpara të gjithë mediave që dëshirojnë të informohen për qëndrimin e LSI-së për seancën  parlamentare të ditës së djeshme ku u vendos  për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së. Duhet të nënvizoj se lufta kundër konfliktit të interesave dhe monopoleve ka qenë dhe mbetet një shtyllë kryesore e gjithë filozofisë programore dhe politike të LSI-së. Kjo ka qenë një nga temat kryesore dhe më të debatuara edhe atëherë kur një pjesë e jona ishte në Partinë Socialiste si dhe kur nga qeverisja e atëhershme refuzohej miratimi i ligjit të konfliktit të interesave. Edhe kur u krijua LSI-ja të parin projektligj që ka paraqitur si forcë e re politike në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ka qënë projektligji për konfliktin e interesave i cili u mënjanua nga mazhoranca e atëhershme. Njëkohësisht ky ka qenë një nga debatet dhe angazhimet tona gjatë fushatës elektorale në të gjithë Shqipërinë. Po kështu ka qenë dhe mbetet një nga angazhimet tona kryesore edhe në këtë parlament edhe në parlamentin e Mega- Dushkut që nga fillimi i funksionimit të tij.

Prandaj që prej dy muajsh LSI-ja në bashkëpunim me PDS dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me Zyrën e Mbrojtjes së Qytetarëve në veçanti kanë paraqitur disa amendime të cilat u aprovuan dje në parlament lidhur me eleminimin e konfliktit të interesave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Është e vërtetë se nga ana e PD-së iniciativa jonë legjislative për të eleminuar konfliktin e interesave nga KLD-ja u tentua të përdorej në interesin e vet që të deformonte qëllimet tona për të eleminuar konfliktin e interesave dhe për të krijuar hapësira abuzive për uzurpimin politik nga ana e saj të KLD-së. Por kjo gjë dhe të gjitha tentativat e z.Berisha dhe të përfaqësuesve të tij edhe në komisionin parlamentar të ligjeve janë refuzuar nga ana jonë duke u bërë të qartë se ne do të votojmë në parlament vetëm ato ndryshime të cilat kishim inicuar dhe mbështetur që në fillim. Me këtë rast dua të jap një përgjigje atyre që abuzojnë duke dashur të shpërndajnë një tymnajë tërsisht  absurde dhe qesharake dhe të papërgjegjshme lidhur me qëndrimin e LSI-së për këtë çështje dje në parlament.

Të gjithë që janë informuar për këtë çështje por edhe të gjithë ata që nuk e kanë të qartë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht dua t’ju evidentoj edhe për një moment problemin në fjalë. KLD-ja është institucioni kryesor i cili ka përgjegjësinë për të kontrolluar gjyqësorin dhe njëkohësisht për të garantuar efektivitetin dhe intigritetin e sistemit gjyqësor dhe të sistemit të drejtësisë në vend. Konflikti i interesave qëndron për vetë faktin se disa prej anëtarve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë vetëm 3 nga 15 anëtarë të KLD-së kanë një pozitë  të dyfishtë dhe konkretisht të papajtueshme me njëra-tjetrën. Janë gjyqëtarë dhe njëkohësisht janë dhe anëtarë të KLD-së. Pra janë njërëz të cilët kanë të drejtë të emërojnë veten në pozicionin e gjyqtarit dhe njëkohësisht si anëtarë të KLD-së të kontrollojnë dhe të inspektojnë veten e tyre. Ky është konflikti i interesave që ekzistonte deri dje në KLD.

KLD-ja përbëhet nga 15 anëtarë dhe PD sot ka vetëm një votë votën e ministrit të Drejtësisë sikurse dje PS ka pasur një votë brenda KLD-së.
Çfarë do të ndodhë pas votimit të djeshëm? Ajo që do të ndodhë është që këto tre zonja apo zotërinj pasi nuk kam parasysh as se kush janë dhe nuk ka asnjë rëndësi pasi kjo është një zgjedhje parimore dhe tërësisht e domosdoshme dhe e moralshme këta tre duhet të bëjnë një zgjedhje ose të qëndrojnë anëtarë të KLD-së ose të zgjedhin të jenë gyqtarë.

Qëllimi i PD-së ishte për të ngrirë mandatin e tyre dhe kjo ishte diçka e papranueshme për ne. Me ndryshimin e ligjit ata duhen të bëjnë një zgjedhje sepse janë dy pozicione tërsishtë të kundër sepse një njëri nuk mund të emëroi veten dhe njëkohësisht të kontrolloi veten. Vetëm sistem demokratik dhe transparent ky nuk mund të jetë. Pra këta të tre mund të pranojnë që të jene anëtarë të KLD-sëpor atëherë nuk ndodhë asnjë çudi që PD-ja të ngelet vetëm me nje votë në KLD. Por ata mund të mbeten gjyqëtarë atëhere do të zbatohen procedurat demokratike sipas kushtetutës për këtë gjë dhe çfarë do që të ndodhë përsëri përfaqësuesit e PD gjithmonë do të jenë një minorancë në KLD. Pra morali i gjithë votimit të djeshëm është ai moral i cili ka të bëjë me domosdoshmërin e luftës kundër korrupsionit sistemeve të mbyllura okulte që ekzistojnë në Shqipëri. Është pjesë e moralit dhe filozofisë politike të LSI që nga themelimi i saj edhe para themelimit të saj. LSI-ja është një forcë e orientuar mbi parime të shëndetshme dhe mbi qëllimin tërësisht të rëndësishme kombëtare dhe të moralshme. Qëllimi ynë nuk është që të jemi një forcë politike as anti-Nano dhe as një forcë anti-Berisha përkundrazi qëllimi ynë është që të jemi një forcë konstruktive një forcë e cila ndihmon e kontribuon për integrimin evropian të Shqipërisë. Dhe Shqipëria nuk mund të integrohet në Evropë me këtë sistem të korruptuar. Shikoni rekomandimet e BE-së rekomandimet e Komisionit Evropian të delegacionit parlamentar për Evropën Jug-Lindore që zhvilloi takimin ndërparlamentar në Tiranë dhe gjitha çështjet rrahin në rradhë të parë në reformimin e sistemit të drejtësisë.Por edhe çështje të tjera siç është ajo e pronave përsëri kanë të bëjnë me problemet e sistemit të drejtësisë. LSI-ja nuk mund të niset nga motive personale që të mbrojë interesat e tre individeve dhe moralin e konfliktit të interesav
e përballë mijëra e mijëra shqiptarëve që për vite të tërë enden për gjykata dhe sistemin e drejtësisë dhe nuk marrin asnjëherë drejtësinë që kërkojnë apo që meritojnë. Ne jemi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe për të përfaqësuar interesat e shtresat e gjëra shoqërore dhe jo interesat e grupeve të interesit  të cilat nuk kanë kuptuar asgjë nga vota e 3 Korrikut. Dhe nuk kanë nxjerë asnjë përgjegjësi nga vonesat e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar Shqipërisë në drejtim të integrimit Europian.

Pyetje: Cili është reagimi juaj ndaj deklaratës së Majkos se LSI dhe PDS nuk mund të jenë në opozitë pasi ato kanë ushqyer me oksigjen PD-në?

Pergjigje: Ata siç na kanë përjashtuar më parë vazhdojnë të na përjashtojnë edhe tani. Kjo është pjesë e kulturës dhe mentalitetit të tyre përjashtues është njëkohësisht pjesë e verbërisë tyre politike që nuk kanë kuptuar asgjë se çfarë ndodhi në 3 Korrik dhe para tij dhe se çfarë po ndodh edhe sot. Por LSI-ja siç nuk pranoi në fund t’i jepte oksigjen qeverisjes e cila e shndërroi korrupsionin në sistem qeverisës dhe që e zbriti Shqipërinë për 2 vite në dhjetëra vende të klasifikimit botëror përsa e i përketë korrupsionit nuk ka asnjë qëllim dhe detyrim për t’i dhënë oksigjen qeverisë së dështuar të zotit Berisha. Ato ndryshime që u miratua dje nuk janë ndryshime të kërkuara të z.Berisha dhe PD-së por këto janë ndryshime të kërkuar dhe të inicuara nga LSI-ja nga PDS nga shoqëria civile dhe nga zyra për mbrojtjen e qytetarëve. Kështu që votimi i djeshëm nuk ka të bëjë fare me zotin Berisha por është sinjal se morali i konfliktit të interesave në të gjitha institucionet shtetërore duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. LSI ka qënë e para që ka kundërshtuar përpjekjen e Berishës për të kaluar varësinë e administratës publike dhe reformën e shërbimit civil në varësi të Ministrisë së Brëndshme. Nga PD-ja na është kërkuar që të votojmë pro këtij kalimi i cili kërkon po 84 vota në Kuvend por refuzimi i LSI-së ka qënë i prerë se ne nuk mund t’i japim karakter policor një reforme kaq të rëndësishme dhe kaq të brishtë në vendin tonë dhe që është ende në fillimet e saj siç është reforma për shërbimin civil. LSI—ja nuk voton duke u nisur nga ajo se çfarë thotë Berisha dhe çfarë thonë drejtuesit e Partisë Socialiste dhe se çfarë votojnë ata. Ne kemi një program tonin i cili është bërë publik kemi angazhimet tona i jemi drejtuar elektoratit i cili na ka mbështetur në mënyrë të konsiderueshme dhe do të na mbështesë për shkak të koherencës dhe të integritetit tonë si një forcë politike konstruktive e cila në plan të parë vë interesat e vendit dhe të reformave. Në rast se kanë vendosur të na përjështojnë nga opozita ne na vjen vërtet keqë për ta që kujtojnë që janë pronarë të opozitës në rastë se kanë dëshirë të ballafaqohen në zgjedhet vendore ju e dini që ne nuk i shmangemi sfidave. Nuk i kemi konsideruar presionet e tyre kur ishin në majë të pushtetit dhe jo më sot kur nuk bëjnë do të një konferencë Tirane.

Ne nuk kemi mbyllur asnjë rrugë bashkëpunimi me PS por ai do të jetë mbi baza parimore dhe patneriteti së pari së dyti mbi një moral të ri dhe të shëndetshëm ne nuk mund të harrojmë se nuk na lejon elektorati ynë se PS inicioi Mega Dushkun që është vjedhje mandatesh nga LSI-ja për t’i ndarë partive të tjera që nuk ekzistojnë. Kuptohet që me dikë që të ka vjedhur dhe nuk kërkon as falje dhe nuk pranon të reflektojë është e vështirë të bashkëpunosh. I ftojmë të ndahen nga korrupsioni dhe nga konflikti i interesave nuk është mirë që ky të jetë problemi i tyre si në 3 korrik sepse nuk është aspak e mirë e ardhmja për ta. E dyta i ftoj që të mos provokojnë më LSI-në me editoriale të porositura se do të mbeten opozitë përgjithmonë. E kam fjalën për ata dhe jo për të majtën sepse të majtën ka kush e përfaqëson.
 
Pyetje–Kjo do të thotë që në mbledhjen e tryezës politike të inicuar nga  Presidenti ju nuk do të jeni si bllok i të majtës?

Pergjigje: Presidenti na ka ftuar individualisht dhe ne do të shkojmë në mënyrë individuale. Ne Presidentit ja kemi bërë të qartë platformën që mendojmë dhe domosdoshmërinë që ajo të nisë që tani. Gjithashtu e vlerësojmë aktin e Presidentit sepse ai është treguar i përgjegjshëm sepse u ka dhënë mesazhet e qarta dy forcave të vjetra për të mos aplikuar skemën antikushtetuese për skemën e Mega Dushkut. Ne ftojmë të gjitha forcat politike që të mos e shikojnë reformën e procesit zgjedhor si reformë të së majtës apo të së djathtës. Sepse nuk kemi zgjedhje të majta apo të djathta por kemi zgjedhje të ndershme ose të pandershme 0x323030352d31322d3037