Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta debaton në Parlamentin Europian për çështjen çame Kryetari i LSI z.Ilir Meta debaton në Parlamentin Europian për çështjen çame

Është mbyllur takimi ndërparlamentar i delegacionit të parlamentit shqiptar me Parlamentin Europian. Në këtë delegacion së bashku me deputetët e tjerë ndodhej edhe Kryetari i Komisionit të Integrimit z.Ilir Meta.

Në një rezolutë të hartuar Parlamenti Europian është shprehur mjaft i shqetësuar për vonesën e bërjes së Reformës Zgjedhore në Shqipëri. Ndërkaq vetë kryetarja e Delegacionit të Europës Jug-Lindore znj. Doris Pack është shprehur se "brenda nëntorit duhet të përfundojë Reforma Zgjedhore. Pack ka shtuar se vetëm pasi të përfundojë Reforma Zgjedhore mund te vendoset data e zgjedhjeve". Ndërkaq mësohet se gjatë takimit me parlamentarët shqiptarë Pack është shprehur gjithashtu edhe për problemin e korrupsionit në Shqipëri duke kërkuar që lufta kundër korrupsionit të jetë e paanshme.

Ndërkaq në Parlamentin Europian një vend të rëndësishëm ka zënë edhe çështja çame për të cilën ka pasur edhe debat në seancë. Kryetari i LSI-së z.Meta ka debatuar me eurodeputetin grek Dimitrou për këtë çështje. Meta ka kërkuar që Greqia t'i japë zgjidhje problemit çam. Këtë çështje e ka mbështetut edhe znj.Pack.

Më poshtë ndodhet një prononcim i z.Meta dhënë sot për televizionin Neës 24 ku sqaron më gjerësisht mbi diskutimin e çështjes çame në Parlementin Europian.

 

 

Z. Meta së pari cili ka qënë thelbi i debatit tuaj me euro-parlamentarin?

 

Mendoj që është një gjë pozitive që çështja çame ka gjetur sot një vend të dukshëm në dabatin midis delegacionit shqiptar dhe delagacionit të Parlamentit Europian. Kjo çështje njëkohësisht është vlerësuar si një çështje e të drejtave të njeriut edhe nga vetë kryetarja e Delegacionit të Europës Jug-Lindore znj. Doris Pack e cila njëkohësisht ka kërkuar dhe ka apeluar që Greqia të reflektojë për këtë çështje pasi është mëse njërëzore dhe e detyrueshme për këtë komunitet njerëzish të zhvendosur me forcë dhe me dhunë të kenë të drejtë të kthehen në tokat e veta dhe të vizitojnë varret e të parëve të vet.

Dhe njëkohësisht kjo është çështje që është ngritur nga ana ime por edhe nga kolegë të tjerë deputetë të delegacionit shqiptar. Mendoj që ka qënë vërtet një hap pozitiv në njohjen e kësaj çështjeje.

 

Për herë të parë ka pasur edhe një reagim nga Europarlamentarja Doris Pac për çështjen çame. Cilat kanë qënë diskutimet më konkretisht?

 

Mendoj që ka pasur disa reagime po kështu ka reaguar edhe eurodeputetja gjermane Kalenbah e cila ka qenë e shqetësuar për këtë çështje dhe ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje. Tashmë   besoj se kjo çështje është e hapur për diskutim dhe sikurse e thashë më sipër edhe znj. Pack ka apeluar për reflektim.

 

Si do të procedohet më tej me këtë ccështje në Parlamentin Europian?

 

Këtë nuk mund ta them pasi do të ketë takime dhe aktivitete të tjera. Por mund të them që në Parlamentin Europian ka qenë edhe një delegacion i Partisë Demokratike për Integrim ku mesa di unë ka zhvilluar disa takime të rëndësishme madje. Kjo është një çështje e cila meriton vemendjen e duhur edhe nga klasa politike shqiptare ashtu sikurse nuk mund të jetë një pengesë për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë. 
  0x323030362d31302d3237 14:54)