Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim me strukturat drejtuese të LSI në Divjakë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta së bashku me Sekretarin Ndërkombëtar të LSI. z.Edmond Haxhinasto dhe anëtarin e Kryesisë së LSI Prof.Tokli Thomai zhvilluan sot një takim me strukturat drejtuese të LSI në Divjakë. Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtues të degës së LSI-së në Lushnjë. Gjatë takimit në Divjakë u anëtarësuan në LSI duke marrë kartën e saj 40 anëtarë të rinj. Kryetari i LSI-së z.Meta shpërndau teserat për pjesën më të madhe të tyre.  
Në fjalën e tij Kryetari i LSI z.Meta duke u përqendruar në zhvillimet politike u shpreh se “LSI aktualisht është e  përqendruar në disa çështje të rëndësishme. Në radhë të parë për të nxitur ecurinë e Reformës Zgjedhore në mënyrë që ajo të eliminojë fenomenin e Dushkut në të ardhmen dhe në mënyrë që të garantojë një administrim të ndershëm të proçesit zgjedhor dhe të evitojë monopolizimin e zgjedhjeve nga PD dhe PS-ja. Më pas Meta shtoi se “PS dhe PD ishin gatueset e Dushkut dhe tani meqenëse u dhanë vota partive inekzistente në proporcional dhe sipas ligjit që ishte nuk pranojnë që partitë të financohen në bazë të votave që marrin nga elektorati. Tani të dy këto parti bëjnë një relacion së bashku e sjellin në parlament dhe thonë se meqenëse u deformua proçesi i votimit më 3 Korrik dhe meqenëse votat që u takonin PD-së dhe PS-së u kaluan partive të tjera nuk është mirë që këto parti të marrin paratë që ua jep ligji. Shikoni pra sesi bashkëpunojnë këto dy forca në një moral që është moral kënete u shpreh z.Meta duke shtuar se PS dhe PD janë parti të tilla të cilat shkelin rregullat e lojës shkelin Kushtetutën e vendit dhe tregojnë qartë se janë dy forca të vjetra dy forca të kalbura dy forca që nuk kanë se çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë.
Duke u ndalur në buxhetin e vitit të ardhshëm Kryetari i LSI-së tha se ky buxhet ka 35 për qind më pak investime për bujqësinë. Në këtë drejtim ne e shohim një përkeqësim mjaft serioz të shumë zërave të këtij buxheti që tregon qartë se bujqësia dhe ushqimi nuk përbëjnë një prioritet real për qeverinë aktuale ashtu sikurse ajo ka proklamuar vazhdimisht gjatë gjithë fushatës elektorale. Nuk shohim asnjë vlerësim të bërë i cili të jetë i materializuar në tregues  buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Dhe kjo nuk ka të bëjë me shqetësimin tonë për humbjen e kredibilitetit të kësaj qeverie pasi ajo ka edhe mjaft probleme të tjera të thella por përbën një shqetësim mjaft serioz për ne lidhur me rolin dhe me peshën e bujqësisë dhe të ushqimit në të gjithë politikën e zhvillimit të vendit.
Duke u shprehur për debatin e fundit lidhur me rikthimin e Gazidedes ish-Shefi i SHIK-ut para 1997 Kryetari i LSI-së z.Meta u shpreh se “ne nuk duam që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa në drejtim të konsolidimit të institucioneve të pavaruara. Nuk duam që Shqipëria të kthehet në kohën e Gazidedes dhe Gazidedja t’u paraqitet shqiptarëve si një hero i cili mund të vinte dhe mund të vijë sa herë të dojë në Shqipëri. Pasi ne e dimë shumë mirë tha Meta se Shqipëria nuk ka nevojë për shembuj të tillë dhe për moralin e tyre i cili është morali i shkatërrimit të shtetit i shkatërrimit të institucioneve është morali i ndarjes së shqiptarëve. Ne kemi si filozofi moralin e integrimit ndaj i duhemi Shqipërisë ndaj i duhemi shqiptarëve përfundoi Kreu i LSI-së fjalën e tij.
Ndërsa në fjalën e tij Sekretari Ndërkombëtar i LSI Edmond Haxhinasto u shpreh se “ne jemi krenarë për frymën e re që ka sjellë LSI në jetën politike shqiptare. Ndryshe nga fushatat e ndryshme elektorale të cilat karakterizoheshin nga konfrontime personash e sulmesh personale si dhe nga trajtimi i pakët i çështjeve të rëndësishme të politikave dhe të zhvillimit për qytetarët në fushatën e fundit LSI u krijua por dhe hodhi në tregun politik shqiptar shumë probleme dhe një problematikë që shkonte deri te qytetari. Ajo ngriti çështjen e monopoleve jo sepse monopolet janë një temë debati i këndshëm për publikun por pasojat e tyre janë tepër të rënda për konkurencën për rritjen e prodhimit në vend por edhe për koston dhe cilësinë e jetesës së shqiptarëve. LSI hodhi çështje të tilla si emigracioni me të drejtat e shumta të emigrantëve dhe me të drejtat e tyre për të votuar. Të gjithë këtë problematikë që solli LSI-ja e rriti konkurencën politike në vend. Kjo bëri që partitë e tjera filluan të trajtojnë programe alternativa bile arritën të bënin edhe premtime shumë të mëdha. Pra dua të them që mënyra sesi u zhvillua fushata është një kontribut i madh i frymës së re që ka sjell LSI në jetën politike shqiptare.
LSI ka vazhduar të jetë një parti reformatore qoftë me qëndrimet në parlament qoftë me mënyrën e të bërit politikë. Për ne nuk ka tabu në parlament. Ne jemi një parti që orientohemi vetëm nga interesat e qytetarëve shqiptarë. Nuk kemi asnjë kompleks apo nuk emocionohemi nga akuzat e pabaza që bëhen nga partitë e tjera politike për qëndrimet tona. Nëse qytetari shqiptar është përfituesi i veprimeve tona politike tha Haxhinasto atëherë kjo është politika më e drejtë për ne. LSI ka marrë vlerësimet më të larta për aktivitetin politik të saj që nga krijimi i saj. Një rast shumë konkret ishte vizita e komisionerit të Bashkimit Europian për zgjerimin z.Oli Rehin i cili fjalën e parë që tha kur takoi delegacionin e LSI-së së kryesuar nga kryetari Meta ishte “vlerësoj kontributin aktiv që jepni në politikën shqiptare”. Dhe ky është një vlerësim i lartë.
Ndërsa anëtari i Kryesisë së LSI Prof. Tokli Thomai sqaroi alternativën e LSI për zhvillimin e bujqësisë dhe të fshatit për ta nxjerrë atë nga kriza. LSI ka një program të qartë dhe ambicioz për zhvillimin e bujqësisë dhe të fermerëve shqiptarë tha Tokli Thomai.
0x323030352d31322d3137 AKTIVITETE ”