Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta takon sot tek selia e LSI-së Kryetarin e PDU-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta takon sot tek selia e LSI-së Kryetarin e PDU-së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta takon sot tek selia e LSI-së Kryetarin e PDU-së z. Shpëtim Idrizi Deklarata e Kryetarit të LSI-së z. Ilir META
Është kënaqësi për t’u takuar me Kryetarin e forcës më të re politike në vend z. Idrizi një deputet i njohur i Parlamentit Shqiptar dhe me gjithë përfaqësinë e forcës politike që ai përfaqëson.
Unë dua të shpreh dhe  një herë rëndësinë  e bashkëpunimit që ne i kushtojmë të gjithave forcave politike në vend aq më tepër në Parlament dhe të mos harrojmë se në Parlament ka shumë pak forca politike për shkak të Kodit Elektoral të cilat kontribuojnë për stabilitetin e institucioneve për përmirësimin e qeverisjes dhe për marrjen e përgjegjësive për të bërë të gjitha ato reforma të cilat e afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian.
 Ne mesazhet i kemi  marrë shumë të qarta. Ministri  i Jashtëm  i Italisë para dy ditësh shpalosi një kalendar shumë të prekshëm dhe ambicioz të Europës për Shqipërinë si për çështjen e liberalizimit të vizave si për çështjen e marrjes së statusit të vendit kandidat.
Sot sikurse ju e dini Kryeministri  Berisha është në Bruksel dhe do të dorëzojë përgjigjet e pyetësorit për Shqipërinë ç’ka ka qenë një ndërmarrje e jashtëzakonshme në kuadër të përshpejtimit të perspektivës së integrimit evropian të vendit.  
Besoj mesazhet  edhe të djeshme të dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve shumë të rëndësishëm të BE  pra të ministrit të Jashtëm të Francës dhe atij të Italisë në një nga gazetat më të mëdha të Europës dhe të botës ishin shumë të qarta dhe për Shqipërinë dhe për Ballkanin Perëndimor ku Shqipëria luan një rol shumë të rëndësishëm. Pra është ai i nxitimit të perspektivës europiane duke filluar që nga heqja e vizave së shpejti edhe për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe më pas për të patur një proces sa më të afërt të përmbylljes së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në këtë drejtim besoj se dhe ky takim i sotëm synon jo vetëm të vendosë  bazat e një bashkëpunimi real dhe konkret të dy forcave politike në Parlament dhe jashtë tij por njëkohësisht shërben për të dhënë mesazhe të rëndësishme për të gjithë opinionin publik dhe për të gjitha forcat politike në vend sepse konstruktiviteti dhe angazhimi për të bërë këto reforma që i shërbejnë vendit për të pasur performancën më të mirë më të qëndrueshme dhe më ambicioze për t’u integruar sa më shpejt janë ato që duhet të motivojnë çdo politikan dhe çdo forcë politike në sjelljen konkrete çdo ditë dhe do të shtoja edhe çdo orë dhe çdo minutë sepse çdo minutë është e shtrenjtë për Shqipërinë.
Njëkohësisht ju e dini që kjo është një forcë politike e cila ka dhe një prioritet të veçantë që ka të bëjë pikërisht me të drejtat e cenuara të komunitetit çam. Qëndrimi i LSI-së është shumë i qartë se këto janë në radhë të parë të drejta të njeriut dhe si të tilla ato duhet të respektohen nga të gjithë janë të drejta që duhet të njihen nga të gjithë dhe unë besoj se dhe z. Idrizi dhe partia e tij ndajnë të njëjtin mendim se zgjidhja e këtyre të drejtave që e theksoj dhe një herë në radhë të parë janë të drejta të njeriut do të ndihmohen veçse nga përmirësimi dhe përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Në këtë drejtim unë shpresoj dhe besoj që edhe z. Idrizi jo vetëm ndan të njëjtin mendim por do të jenë të angazhuar për të ecur vetëm në këtë linjë sepse dihet që vetëm një klimë bashkëpunimi një klimë mirëkuptimi i zgjidh dhe i tejkalon problemet e trashëguara nga e kaluara e cila ka qenë natyrisht shumë larg realitetit të sotëm. Ballkani ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të ndryshojë për shkak të kësaj filozofie që ne të gjithë kemi demonstruar dhe do ta përforcojmë akoma më tej.
 Deklarata e z. IDRIZI
Së pari unë do të desha të shprehja kënaqësinë e PDU-së për këtë takim me LSI-në. Kemi shumë gjëra të përbashkëta për të cilat ne ndajmë të njëjtin opinion. Të dyja partitë politike janë të angazhuara në procesin e integrimit të Shqipërisë ne kemi mbështetur të gjitha proceset integruese.  Sigurisht kjo është pika e parë e axhendës të përgjithshme dhe ne ndajmë të njëjtin opinion me zotin Meta dhe do të vazhdojmë me shumë përgjegjësi që të jemi pjesë e këtyre proceseve.
Sigurisht që kënaqësi tjetër e veçantë dhe vlerësim pozitiv të cilin unë dua ta shpreh konkretisht për zotin Meta dhe LSI-në sepse është ndër të paktat parti që çështjen çame e ka në programin e saj.  Në këtë pikë ne kemi gjetur mirëkuptim të plotë si një çështje e drejtë si një çështje e të drejtave të njeriut dhe zgjidhja e saj sigurisht që do të forcojë marrëdhëniet domosodoshmërisht shumë të mira që ne duhet të kemi me shtetin grek.
A do të keni grup të përbashkët parlamentar?
Meta: Nuk është në gjë esenciale. Esenciale është që PDU është një forcë e re politike por me ambicie të qarta për të ardhmen.  Synon të bashkëpunojë me LSI-në që të japim para opinionit publik mesazhin e domosdoshmërisë së bashkëpunimit në Parlament patjetër por në të gjithë jetën politike dhe publike në drejtim të përshpejtimit të perspektivës së integrimit europian të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh që kemi vetëm dy grupe parlamentare do kemi  një të tretë?
Meta: Po e kemi një të tretë kemi grupin e LSI-së por nuk është ky problemi.  Nuk është kjo çështja esenciale esenciale është që ne jemi të pirur për ta vijuar më tej k&e
uml;të bashkëpunim dhe për të dhënë mesazhe me konstruktive për gjithë jetën politike shqiptare në Parlament dhe jashtë Parlamentit.
 
Integrimi Europian i Shqipërisë është prioriteti numër një për forcat tona politike dhe do ta tregojmë këtë duke bashkëpunuar në Parlament dhe jashtë Parlamentit  për gjithçka që ka të bëjë me stabilitetin e institucioneve që ka të bëjë me stabilitetin e qeverisjes që ka të bëjë me kërkesat për integrimin europian të vendit por edhe me çështjet që përfaqëson në mënyrë të veçantë PDU-ja do të kenë përkrahjen tonë gjithnjë kur ato do të jenë në përputhje me atë frymë konstruktive dhe europeiste që duhet të ekzistojë për zgjidhjen e problemeve të tilla të trashëguara me vendet fqinje.
 Z. Idrizi ju jeni pjesë e mazhorancës qeverisëse e konfirmoni zyrtarisht?
Unë besoj këtu nuk jam me kryetarin e mazhorancës jam me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sigurisht që është kënaqësi për mua që të jem me numrin dy të qeverisë për më shumë që është dhe ministër i Jashtëm dhe është shumë e rëndësishme për forcën tonë që të kemi dialog sa më të hapur me përfaqësuesit zyrtarë të qeverisë sepse ata janë përfaqësuesit e gjithë forcave politike janë përfaqësues të të gjithë shqiptarëve dhe ky mirëkuptim është shumë i vlerësuar nga ana jonë.
Zoti Meta në kuadër edhe të këtij takim cilat do të jenë kushtet për rinegocimin e marrëveshjes me shtetin grek?
Nuk mund të flasim pa u njohur me një përgjigje përfundimtare nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Çdo reagim do të jetë në radhë të parë konstruktiv dhe së dyti do të jetë në  transparencë të plotë me opinionin publik.
Qeveria shqiptare i hoqi vizat me Serbinë po nga Serbia keni ndonjë sinjal që do i heq vizat me Shqipërinë?
Ne se kemi diskutuar me zotin Idrizi këtë çështje por mendoj se zoti Idrizi është për ti hequr vizat me të gjithë në kuptimin më të mirë të heqjes së çdo pengese brenda rajonit dhe jo vetëm me BE-në.  Ka qenë një kërkesë e veçantë e komunitetit shqiptar të Luginës ë Preshevës  e drejtuesve atje por edhe e studentëve të Preshevës që unë kam takuar para pak kohësh në ministrinë e Jashtme sepse ata si qytetarë të Serbisë kanë pasur  një problem të madh me marrjen e vizave në ambasadën shqiptare në Beograd.
Ne kemi kërkuar me Serbinë për të hequr vizat në mënyrë reciproke natyrisht nuk kemi pasur ende një përgjigje pozitive nga ana e tyre . Ne jemi të hapur për liberalizimin e vizave e kemi theksuar dhe më parë brenda rajonit dhe jo vetëm me BE sikurse kemi bërë edhe me vendet e tjera. Duke qenë edhe një kërkesë e komunitetit shqiptar në Serbi por për më tepër edhe duke mos dashur të bëjmë një diskriminim për qytetarët e Serbisë me kombësi shqiptare nga qytetarët e tjerë të Serbisë sepse jemi vend europian ne menduam të kalojmë një hap para Serbisë për këtë çështje dhe mendoj se nuk kemi bërë gabim sepse treguam që jemi të hapur për një bashkëpunim pa komplekse me vendet e rajonit.
 Z. Idrizi si e komentoni firmën e kreut të shtetit për çështjen e varrezave të Greqisë?
Besoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë ka qenë në vendin ku ne kemi mundësi të shprehim opinionet tona në Parlament.  Ne kemi bërë shumë të qartë si zëdhënës të asaj pjese të opinionit publik që e konteston këtë marrëveshje pikat e debatueshme të saj. Kemi marrë qëndrimin tonë politik në Parlamentin Shqiptar.  Ndërkohë presidenti ka opinionin e tij dhe është në të drejtën e tij dhe ka mbajtur qëndrimin e tij.
 A keni një aksion të mëtejshëm për këtë çështje?
Po  padyshim sepse gjëja e parë që ne kemi kërkuar ka qenë shumë e qartë dhe në Parlament është reciprociteti i marrëdhënieve mes dy vendeve pra ne nuk heqim dorë përkundrazi do e intensifikojmë kërkesën tonë për ngritjen e varrezave për popullsinë e martirizuar çame si në Greqi ashtu dhe në territorin shqiptar.
 Z. Idrizi a jeni në pritje të një ftese të Kryeministrit Berisha?
Është rasti të theksojë atë që kemi theksuar gjithmonë se PDU-ja është një parti e cila po voton mazhorancën në çdo rast në Parlament sidomos për ato ligje që ne mendojmë se shpejtojnë proceset integruese. Ne do ta bëjmë këtë me të gjitha forcat politike. Sigurisht prioritet do të kenë ato forca që kanë përputhje me çështjet tona. E theksoj dhe një herë se nga të gjitha forcat politike LSI-ja ka qenë e vetmja forcë politike që e ka patur çështje çame në programin e saj. 0x323031302d30342d3135 Meta-Idrizi.jpeg