
22 Feb Kriteret e përzgjedhjes së listës të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023
UDHËZIM
Nr. 1, datë 18.02.2023
“PËR KRITERET E PËRZGJEDHJES SË LISTËS TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT BASHKIAK PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023”.
Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë të Lirisë, në mbështetje të Statutit së Partisë të Lirisë, neni 11.12, gërma o), në mbledhjen e datës 18.02.2023,
VENDOSI:
Të miratojë kriteret mbi mënyrën e përzgjedhjes të kandidatëve së Partisë të Lirisë për anëtarë të Këshillit Bashkiak për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023.
Për këtë:
Kandidatët të cilët duan të garojnë për anëtarë të Këshillit Bashkiak, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023, duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:
- Angazhim publik, kontribut në komunitet, në media qendrore dhe lokale, rrjete sociale.
- Angazhim publik në denoncimin e korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.
- Performanca zgjedhore ku kandidati angazhohet, në qendrën e votimit, njësinë administrative dhe Bashki.
- Të jetë aktiv në organizimin e takimeve me komunitetin deri në shpalljen e listës përfundimtare.
- Listë personale të votave të verifikuara.
- Qendrueshmëri politike.
- Të interesuarit për të qënë pjesë e listës për kandidat/e për anëtarë të Këshillit Bashkiak duhet t’i drejtohen me një kërkesë pranë Sekretarit Organizativ, selia qendrore e Partisë të Lirisë ose në adresën zyrtare të email info@partiaelirise.al deri më datë 25.02.2023.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.