Krijohet dega e LSI-së në Austri

Krijohet dega e LSI-së në Austri

” Krijohet dega e LSI-së në Austri Meta: Roli i LSI-së është t’i ofrojmë shqiptarëve besim përkushtim dhe profesionalizëm.

Meta: Emigrantët shqiptar prioritet për ne.

Procesi i organizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është shtrirë vetëm në Shqipëri por edhe në shtete ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Në këtë kuadër sot në Vjenë të Austrisë është krijuar dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në këtë takim të parë ku ishin të pranishëm shumë student dhe simpatizantë të LSI-së morri pjesë dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta.  Gjatë fjalës së rastit z. Meta pasi i uroj suksese drejtuesve të LSI-së së degës së Austrisë vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së në diasporë duke i cilësuar këto organizime si fillimet e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri.

Duke ju drejtuar të pranishmëve z. Meta tha se- “qëllimi im kryesor por edhe i kolegëve të mi në LSI është t’i ofrojmë shqiptarëve një politike ndryshe t’u ofrojmë besim përkushtim dhe profesionalizëm në politikë dhe qeverisje”. Më tej kryetari i LSI-së u ndal dhe në proceset në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria duke vlerësuar në mënyrë të veçantë atë të liberalizimit të vizave.

Lidhur me lëvizjen e lirë z. Meta shprehu besimin se -“brenda vitit do të merret vendimi pozitiv për kapërcimin përfundimtar të kësaj barriere ç`ka do të çlironte energji pozitive dhe do të krijonte një perspektivë realisht të prekshme për secilin prej nesh”. Ai shtoi se liberalizimi i vizave do tu jap mundësinë gjithë shqiptarëve që të takohet me të afërmit e tyre dhe të lëvizin të lirë në hapësirën evropiane.

Në këtë kontekst z. Meta theksoi se-“LSI është shumë e interesuar që shqiptarët kudo ku janë të gëzojnë të drejtat e tyre veçanërisht emigrantët që mbajnë dhe një barrë të madhe ekonomike duke ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri. “LSI i ka dhënë një vend të rëndësishëm në programin e saj politik integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse duke filluar me marrjen e statusit legal të tyre” tha ai. Në mbledhjen e saj të parë dega e LSI-së në Austri ka zgjedhur dhe Kryetarin e Grupit Organizator Erald Dushku. 0x323031302d30342d3231 20:32)”