13 Feb Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së
Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së z.Petrit Vasili LSI vlerëson situatën më të fundit në Parlament si situate kritike në funksionimin e Parlamentit Shqiptar. Jemi të bindur dhe kemi konfirmuar vlerësimin tonë se kjo situatë shkon përtej çështjes së votimit për Topallin dhe akoma më tej për çështjen e përdorimit të kutive për votim të fshehtë. Ajo përbën në vetvete një premisë thellësisht negative lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Njëkohësisht shqetësimi ynë bëhet gjithmon dhe më i madh për demostrimin e një bashkëpunimi totalisht të munguar mes pozitës dhe opozitës një thellim i një endeku të jashtzakonshëm në komunikimin politik dhe atë teknik. Njëkohësisht atë të një politizimi ekstrem të të gjithë llojet e debatit qofshin ato që quhen debate teknike apo debatet e tjera që kanë nevojë për bashkëpunimin e gjërë të specialistëve pavarsisht nga flamujt apo preferencat partiake të tyre. Ky thellim dhe rëndim i situatës në Parlamentin Shqiptar detyrimisht është i lidhur edhe me thellimin dhe rëndimin e krizës së qeverisjes dhe tensionimin e mëtejshëm të situatës politike nga Kryeministri Berisha. E cila është një strategji për të larguar vëmendjen nga rezultatet thellesisht të munguara dhe nga kriza reale e qeverisjes. Kjo krizë e qeverisje përvijohet në disa drejtime themelore ku më së pari është se paraqet në vetvete një reformë qeverisje pragmentare të cunguar dhe të përqëndruar në heqjen dhe vënien e personave të caktuar. Kriza e qeverisjes vazhdon të jetë e thellë dhe ajo shtrihet që nga kriza energjitike që është akoma present në shoqërin tonë ku për pasojat e saj nuk do të mungojnë reagimet publike nga ana e LSI-së dhe të mbështetësëve të saj. Njëkohësisht një nga majat e kësaj krize është mos ndërmarrja e asnjë veprimi që ka lidhje me ato veprime të domosdoshme dhe masave të menjëhershme që duhet të marrë qeveria për sigurimin e infrastrukturës zgjedhore të cilat nuk kanë të bëjnë me reformën zgjedhore ku bëhët fjalë për kartat e indetitetit të qytetarëve dhe përpilimin e rregjistrit të zgjedhësëve. Për të cilat qeveria nuk është shprehur fare dhe nuk ka bërë publike as një vepri e as një fond. Njëkohësisht është edhe kriza e koordinimit brenda qeverisjes. Është njëkohësisht tragjike por edhe komike se si brënda qeverisë së Berishës ekzistojnë disa qeveri. Ku në në rastin konkret me shkollën e hapur në Himarë ekziston qeveria e Ministrisë së Arsimit ku Z. Pollo i cili thotë se kjo shkollë nuk është licensuar por ekziston edhe qeveria e Zëvëndës ministri të Integrimit i cili merr pjesë në inagurimin e shkollës e cila figuron jo legale. Pra në totalin e vetë është një krizë kaq e thellë e cila shkon deri në nivelet më minimale të koordinimit qeveritar.
Z.Vasili e djathta ka propozuar një formul për përbërjen e Komisionit Parlamentar në kuadër të reformës zgjedhore. A e gjen veten LSI-ja ne këtë formul?
E djathta ka bërë një takim brenda interesit të saj politik ku ka pasur një formulë ndërmjet tyre. Tavolina që duhet të marri vendimin për pasjen e një vullneti për reformën zgjedhore duhet të ishin pozit-opozit. Veç këtij varianti që nuk është një variant zyrtar por në thelbin e saj ka veton bllokuese. Ku vazhdo ende të bashkë-ekzistojë vetoja e PS dhe PD dhe një variant i ri që është vetoja e partive të vogla. Në këtë sfond ju e kuptoni se të gjitha qëndrimet janë të pa kuptimta sepse përsa kohë që është mekanizmi i vetos çdo inisiativë e njëanshme do të kishte veton bllokuese që nuk do ta linte reformën të shkonte përpara. Kështu që ne vazhdojmë të jemi konseguent në qëndrimin që të gjitha çështjet duhen të hidhen në tavolinën e gjër partiake e filluar nga Presidenti i Republikës. Kështu ne jemi për tavolina transparent qëndrim që përfshijnë të gjithë aktorët politik dhe që reforma të bëhët në një kohë sa më të shpejtë.
Byroja Parlamentare është mbledhur sot duke marrë shkas për seancën e fundit për të përjashtuar disa nga deputetët e Ps. Ju duke analizuar këtë situate do të vazhdoni t’i qëndroni besnike vendimit për bojkot të komisioneve Parlamentare ?
Mendoj se ky qëndrim relativishtë i ashpër i opozitës mesaduket është i motivuar. Mendoj se absolutisht nuk e ndihmojmë dot shtensionimin e kësaj klime parlamentare. Më sa duket kjo është në shërbim të strategjisë së Berishës për të mbajtur gjallë konfliktin për të tërhequr vëmendjen gjithmon e më tepër ndaj rezultateve tepër të ulta të qeveris së tij. Sa më shumë që konflikti mbetet në Parlament acarohet dhe hidhet benzin këtij konflikti është që qeveri të mbuloj paaftësin dhe mungesën e rezultateve të veta. Me duket se Byroja Parlamentare është kthyer si Komisioni Disiplinor i Futbollit që mbasi bëhet java futbullistike dënon atë që ka qëlluar një shqelm apo një pëllëmb më shumë.
Z.Vasili por për hir të reformës zgjedhore LSI-ja do të kthehej në Parlament?
LSI-ja do të kthehej në Parlament kur të gjitha këto do të ishin në Parlament se në rast të tillë çfar do të diskutonte vetëm me një pjse të aktorëve. Ma do mendja se nuk do ishte serioze që edhe ata aktorë që e konsiderojnë veten si aktorë që flasin me fishkëllima dhe me bilbila ku as mikrofonat nuk i mundin dotë dhe rikthimi jonë do të ishtë jo real. Mendoj se një gjë që ka të bëj me fatet e Shqipërisë dhe të integrimit duhet të kryet në klimën maksimale të qetësisë ku dhe mendimi bën punën e tij dhe jo ku konfuzioni dhe konflikti qëndrojnë gjithmon gjatë. 0x323030362d30322d3238 11:20)