Konference shtypi e anetarit te Kryesise se LSI-se

Konference shtypi e anetarit te Kryesise se LSI-se

Konference shtypi e anetarit te Kryesise se LSI-se juristit Spartak Braho per anetarin e KQZ-se qe i takon LSI-se sipas dispozitave ligjore. Unë dua t’ju bëj të ditur se para dy ditësh ka mbaruar afati i zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Siç dihet KQZ aktualisht është përgjysëm pasi 3 anëtarë që duhet të zgjidhen ende strukturat përkatëse ku përfshihen Presidenti Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk kanë plotësuar detyrimin kushtetues për zgjdhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që do të thotë që aktualisht KQZ është në krizë. Po ashtu në krizë është edhe Reforma Zgjedhore pasi megjithë afatet e përcaktuara megjithë prononcimet e dy partive të mëdha për të filluar punën në komisionin përkatës ende komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk funksionon pra që do të thotë aktualisht në Shqipëri dy instrumente të rëndësishme kanë të bëjnë siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me funksionin e administrimit të proçesit zgjedhor dhe të reformave në këtë proçes janë të bllokuara. Që do të thotë institucionet në Shqipëri ja fusin njëra-tjetrës që do të thotë që partitë politike kam parasysh dy partitë e mëdha vazhdojë t’ia fusin njëra-tjetrës PD-ja ja fut PS-së PS-ja kërkon t’ia fusë LSI-së duke luajtur me interpretime të mbrapshta Kushtetuese. Për të denoncuar këtë situatë unë do t’ju paraqes opsionin e Partisë sonë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe disa pretendime të shfaquar në proçesin e zgjedhjes së anëtarit të KQZ-së që ka për detyrë ta zgjedhe kuvendi i Shqipërisë.
Siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor nen 22 Kuvendi I Shqipërisë zgjedh dy anëtarë të KQZ në bazë të propozimeve respektive nga spektri I majtë dhe I djathtë I përbërjes politike të tij. Pra bëhet fjalë për spektrin I majtë dhe I djathtë. Përjashtuar thotë neni 22 I Kodit Zgjedhor partinë më të madhe të secilit spektër. Pra për zgjedhjen e këtij anëtari të KQZ-së të dyja partitë e mëdha PS-ja dhe PD-ja janë të përjashtuara. Numri I kandidaturave që I paraqitet kuvendit të Shqipërisë nuk është më madh se dy për secilin vend pra ka një vend vakant partitë e spektrit të majtë kanë të drejtë të propozojnë deri në dy kandidatura. Kandidaturat brenda spektrit përzgjidhen me konsesus gjë e cila deri tani mungon ose sipas numrit të votave mbështetëse të deputetëve që ka I njëjti spektër. Ligji parashikon që një parti të mbështetet nga partia më e madhe e këtij spektri që do të thotë që deputetë të Partisë Socialiste nuk mund të mbështesin me firma paraqitjen e kandidaturave të partive të tjera të spektrit të majtë. Ky është ligji që parashikon Kodi Zgjedhor neni 22. Siç jemi në dijeni Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar pranë kryesisë së Kuvendit pranë kryetares së Kuvendit propozimin e saj për anëtarin e munguar të KQZ-së. ne shprehim edhe një herë bindjen tonë që LSI-ja në mënyrë të domosdoshme duhet të përfaqësohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me një anëtar propozuar prej saj pasi kërkesa e saj është e motivuar Brenda kuadrit ligjor ajo është tashmë partia e dytë në spektrin e majtë ka siguruar mbështetjen e nevojshme me firmat të kësaj kanidature dhe si të thuash duke qenë se është partia e cila edhe ka vuajtur në zgjedhjet e kaluara të 3 Korrikut mungesën e përfaqësuesit të saj edhe në komisionet zgjedhore por edhe në KQZ për rrjedhojë është e domosdoshme dhe e natyrshme që kjo strukturë apo ky emër ky vend vakant të mbushet dhe të plotësohet me anëtarin e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Së dyti në këtë proçes në këtë garë po nga spektri I majtë është përfshirë edhe partia Socialdemikrate. Natyrisht ne kemi shpjeguar vazhdimisht që edhe PSD-ja ka ardhur në parlament si rezultat I fenomenit të Dushkut por gjithsesi deputetët dhe numri që ajo ka mbështetur janë me siglën e PSD-së ndaj dhe është legjitimuar kërkesa e saj. Çudia e radhës në këtë proçes është kërkesa që ka paraqitur Partia Aleanca Demokratike. Para disa ditësh ka dalë Z. Demeti dhe ka paraqitur edhe ai pretendimet e partisë së tij për të patur një kandidaturë për tu votuar në kuvend për të përfaqësuar këtë parti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Unë do të thosha se kjo kërkesë e PAD-së është krejtësisht antiligjore e për rrjedhojë antikushtetuese. Së pari ka një problem të madh partia e Cekës në programin dhe paltformën e saj politike ajo është ndërtuar si parti e qendrës së djathtë ligji shprehimisht po ta shikoni me vëmendje parashikon që antëtari I KQZ-së duhet ti përkasë spektrit të majtë së dyti kjjo parti nuk mund të mbështesë kandidaturën e saj siç ka ndodhur realisht me firma nga deputetët socialistë. Aktualisht 3-4 firmëtarë të kandidaturës së Z. Ceka janë deputetë socialistë gjë që ligji e përjashton në mënyrë të prerë. Argumentat e dhëna nga Z. Demeti për fat të keq I përkasin Kodit të vjetër Zgjedhor dhe referimet e tij janë në atë kod pasi Kodi I ri Zgjedhor parashikon në mnëyrë të prerë dhe të plotë mënyrën dhe procedurat se si duhet të përzgjidhen kandidaturat e KQZ-së. Së treti në këtë proçes mbështetja me kandidatura nga Partia Socialiste e kandidaturës së Z.Ceka pra të PAD-së është përsëri rikthim tek fenomeni I Dushkut. Shpjegimet e Z.Demeti por edhe praktika që ndjek kjo parti është përsëri ringjallja e praktiksë së Dushkut. Një praktikë tashmë dënueshme dhe është për të ardhur keq që dhe vetë PS-ja kërkon ta stimulojë këtë praktikë duke urdhëruar deputetët e saj të mbështesin një kandidaturë të Z.Ceka e cila tërësisht e pajustifikueshme. Unë gjykoj që Kuvendi I Shqipërisë bazuar në zbatimin e drejtë të ligjit përkatës neni 22 të rregullores do të votojë kandidaturën e Lëvizjes Socialiste për Integrim votimi I saj do të jetë konsesual nga tëra grupimet politike social
istë demokratë republikanë pasi kjo kandidaturë I plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe është e mbështetur në ligjin dhe kodin zgjedhor.
 
Ka pasur ndonjë negociatë me Partinë Demokratike lidhur me mbështetjen e kandidaturës së LSI-së ndërkohë që PSD-ja gëzon mbështetjen e PS-së?
 
Ne kemi biseduar dhe bëmë lobing me tëra forcat politike për të zbatuar ligjin dhe duke qenë se ligji i jep hapësira kandidaturës së Lëvizjes Socialiste për Integrim është e natyrshme që të kemi bisedime me tërë deputetët dhe tërë forcat politike.
  0x323030362d30352d3134