15 Feb Konferencë për shtyp
Konferencë për shtyp Zv. Sekretar I Përgjithshëm Besjan Pesha Konferencë për shtyp
Besjan Pesha
Zv. Sekretar I Përgjithshëm I LSI
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua ti bëj thirrje sot Rektorit dhe Senatit të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës që në përputhje me rregullat e pranimit dhe rregjistrimit të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të fillojë rregjistrimin e rreth 400 kandidatëve për studentë të cilët ende janë duke qëndruar jashtë dyerve të këtij universiteti.
Është e vërtetë se ky Universitet ka marrë një vendim në senatin e saj që përvec rregullave të përcaktuara nga MASH kriter tjetër pranues të jetë edhe mesatarja e notave të marra gjatë shkollës së mesme por ky vendim nuk është bërë asnjëherë transparent për maturantët dhe asnjë prej kandidatëve për studentë nuk ka qenë në dijeni për këtë kriter gjatë momentit të aplikimit.
Ne e respektojmë totalisht autonominë e universiteteve shqiptare por është e papranueshme që vendimet e Universitetit të merren me korrespodencë në fshehtësi dhe pa bërë asnjë lloj transparence për publikun. Nëse kandidatët për studentë do të ishin në dijeni për kriterin e vendosur nga Rektori dhe Senati atëherë ata nuk do të aplikonin për tu rregjistruar në Universitetin e Vlorës.
Gjithashtu në fletën e aplikimit për Universitet duhet të shënohej përkrah Universitetit të Vlorës edhe kriteri shtesë I pranimit gjë e cila nuk ka ndodhur për faj të mungesës së koordinimit nga ana e këtij Universiteti. Gjykojme gjithashtu se vendime të tilla shumë të rëndësishme duhet të koordinohen me MASH në të ardhmen në mënyrë të tillë që të evitohen gabime të rënda që cënojnë pa të drejtë të ardhmen e qindra të rinjve dhe familjeve të tyre.
Ne besojmë se racionaliteti dhe mirëkuptimi do të mbizotërojë në Senatin e Universitetit të Vlorës dhe se 400 kandidatët për studentë do të ulen në auditorët e këtij Universiteti ku ata me të drejtë kanë fituar të drejtën e shkollimit të lartë. 0x323030392d30392d3233 13:26)