Konference mbajtur nga Kryetari i LSI Z. Ilir Meta

Konference mbajtur nga Kryetari i LSI Z. Ilir Meta

Konference mbajtur nga Kryetari i LSI Z. Ilir Meta Pas takimit të përbashkët me disa delegacione të Parlamentit Europian dhe të Kuvendit të Shqipërisë doja të bëja të ditur disa nga problemet më të rëndësishme për të cilat apelon ky takim dhe konkretisht delegacioni i Parlamentit Europian në mënyrë të veçantë. Pasi përshëndes nënshkrimin e MSA-së më 12 Qershor të këtij viti theksohet se zbatimi i kësaj marrëveshje mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Pasi i kërkon vendeve të BE-së që të ecin drejt procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje nënvizon se hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërmjetme pra pjesës tregtare të MSA-së  më 1 Dhjetor shënon në këtë rast edhe sfidën e parë që do të përballet Shqipëria dhe gjithë institucionet tona. Njëkohësisht dua të theksoj se zbatimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet si baza e çdo hapi për aderimin e Shqipërisë në BE. Problemi për të cilën apelohet me forcë dhe që shprehet një shqetësim i madh në këtë deklaratë por që u bë e qartë edhe gjatë punimeve të mbledhjes së përbashkët në Strazburg është moszbatimi në kohë nga institucionet shqiptare dhe nga partitë politike të reformës elektorale në veçanti të rekomandimeve të OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 3 Korrikut. Në veçanti nënvizohet problemi që ka të bëjë më indetifikimin e votuesve dhe me rregjistrin e votuesve të cilat kanë të bëjnë në mënyrë të veçantë me saktësimin e rregjistrit të votuesve dhe njëkohësisht nënvizon nevojën e dokumentave të sigurtë të indetifikimit problem ky i ngritur me forcë edhe nga opozita. Njëkohësisht në këtë deklaratë të përbashkët ku i apelohet autoriteteve shqiptarëve dhe forcave politike që të zbatojnë reformën elektorale brenda Nëntorit dhe në mënyrë të veçantë fiksimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Njëkohësisht kjo deklaratë në vazhdim të rezolutës së Parlamentit Europian apelon që pjesë e reformës zgjedhore të jetë edhe garantimi i përfaqësimit të ndershëm duke eleminuar praktikat ekzistuese të votimit taktik që është në fakt vetë sistemi i Dushkut dhe Megadushkut. Njëkohësisht pasi shprehet shqetësimi për zhvillimet e tensionuara në Parlamentin shqiptar apelon për çështjet të cilat kanë të bëjnë me pavarësinë e institucioneve më të rëndësishme të vendit me procedurat demokratike dhe me reformën zgjedhore dhe pasi vlerëson si një sinjal pozitiv kompromisin e arritur në Gusht të  këtij viti apelohet që menjëherë që për çështjet që është gjetur kompromisi në marrëveshjen e Gushtit të kthehen menjëherë në akte ligjore në mënyrë që të mos shtyhen më tej zgjedhjet vendore.

Natyrisht kjo deklaratë ka të bëjë edhe me çështje të tjera tepër të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me reformën në administratën publike dhe drejtësinë ku kërkohet që të ecet më tej me reformimin e sistemit të drejtësisë me luftën ndaj korrupsionit në këtë fushë por duke forcuar dhe jo dëmtuar pavarsinë e institucioneve të drejtësisë dhe njëkohësisht me reformën në administratën  publike që të evitohen ato lëvizje të cilat dëmtojnë kapacitetet administrative të vendit që janë të domosdoshme për një zbatim efikas edhe të MSA-së. Po kështu kjo deklaratë ka të bëjë edhe me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Ngrihen disa shqetësime edhe përsa i takon situatës ekonomike në vend ku në veçanti kërkohët një perfomancë tjetër përsa i takon sistemit energjitik. Po kështu vlen të vlerësohet roli i moderuar i Shqipërisë në rajon ku kjo çështje siguronte edhe një konsensus të plotë nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare që morrën pjesë në këtë takim.

Pas këtij informimi që bëra për disa nga çështjet më të rëndësishme që ngriti dhe për të cilat apeloi mbledhja e përbashkët me delegacionin e Parlamentit Europian unë dua të mbetem tek kryeçështja që ka të bëjë me domosdoshmërinë për të bërë dhe mbyllur reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR në raprtin e pas zgjedhjeve të 3 Korrikut brenda muajt Nëntor me qëllim që menjëherë të fiksohet data e zgjedhjeve vendore. Dhe në veçanti  shqetësimi që ngrihet për saktësimin e listës së votuesve dhe saktësimin e rregjistrit civil dhe të sigurohen dokumenta të sigurtë për zgjedhësit. Gjithashtu të zbatohen menjëherë pikat e marrëveshjes së PD-së dhe PS-së që u firmos në muajn Gusht në mënyrë që të mos shtyhen më tej zgjedhjet vendore dhe mendoj se këto janë çështjet më të rëndësishme sepse kanë të bëjnë jo vetëm me një sfidë imediate sikurse është ajo e zgjedhjeve vendore por mbarëvajtja e tyre dhe integriteti i tyre janë shumë të rëndësishme për kredibilitetin e mëpasëm të vendit për gjithë ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Z. Meta gjithësesi kemi një ribllokim të reformës zgjedhore  dhe për më tepër kemi edhe një problem të hapur midis partive të opzozitës dhe OSBE-së?

Mendoj se konflikti është ndërmjet disa zyrtarëve apo ekspertëve të OSBE-së këtu me rekomandimet e vetë raportit të OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 3 Korrikut. Unë personalisht e kam shprehur edhe para dhe pas 3 korrikut që nuk kam besim që jo OSBE-ja si institucion por edhe prezenca e tyre në Shqipëri ka një pjesë shumë të madhe të dështimit të vazhdueshëm të atyre standarteve të cilat ka qenë e detyruar Shqipëria të realizojë standarte të ndryshme në kohë të ndryshme.  Pavarësisht se qeveritë janë ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë 8 viteve të fundit roli i OSBE-së është një rol mjaft i mangët mjaft i diskutueshëm përsa i takon integritetit dhe qëndrimet e OSBE-së në parimet dhe në standartet që duhet të sigurojnë zgjedhjet pra ka qën&eum
l; një rol konjektural dhe zgjedhje pas zgjedhjesh nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka prishur të njëjtat raporte dhe ka kërkuar të riparohen të njëjtat probleme ashtu sikurse gjithmonë në prag të zgjedhjeve ka kërkuar që të realizohen zgjedhjet pa plotësuar më parë këto standarte. Dhe nuk më duket se kjo tashmë është e rastësishme por është pjesë e politikës e prezencës këtu për të zgjatur mandatin e saj në kurriz të zgjedhjeve në Shqipëri dhe për të përfituar projekte për të njëjtat probleme. Pra duket qartë se prezenca këtu ka dështuar dhe kërkon të justifikojë dështimin e saj duke u konformuar gjithmonë me atë mazhorancë dhe me atë qeveri që është në pushtet. Prandaj unë personalisht dhe LSI-ja kemi kërkuar me kohë që BE të marrë një rol më të rëndësishëm për zgjedhjet duke qenë se zgjedhjet përbëjnë një nga kriteret kryesorë për procesin e integrimit dhe njëkohësisht duke qenë të bindur se vetëm një angazhim i drejtpërdrejte i BE-së për të imponuar jo zgjidhje të problemeve të brendshme të Shqipërise por për të imponuar realizimin e standarteve europiane në bërjen e zgjedhjeve do t’i jepte fund këtij kaosi që riciklohet gjithmonë edhe në prani të OSBE-së. Nuk jam kundër OSBE/ODIHR por ato kanë raportin e tyre dhe mjafton që të lexoni raportin e pas zgjedhjeve të 3 Korrikut i cili është një raport që prek gjithë problematikën e zgjedhjeve në Shqipëri ndërsa ekspertët apo prezenca e tyre këtu mesa duket i është nënshtruar qëllimeve të tjera por jo përkushtimit për të dhënë një mbështetje dhe një asistencë të hapur dhe parimore për çështjen e zgjedhjeve. Por gjithsesi opozita është e hapur për të bashkëpunuar përsëri edhe me OSBE/ODIHR edhe me BE dhe me gjithë faktorët e tjerë të interesuar për progresin e Shqipërisë dhe për arritjen e këtyre standarteve që kërkon edhe integrimi europian edhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Mendoj se edhe shqetësimi i Parlamentit Europian është mëse i drejtë nuk mendoj që është një qëndrim i cili mban krah të një force politike është një shqetësim parimor në vijim të rezolutës të mëtejshme të Parlamentit Europian.

Nëse reforma zgjedhore dështon si mund të procedohet

Reforma është e dështuar ne këtu shprehim angazhimin që reforma zgjedhore të zhvillohet sepse nuk ka pasur fare reformë zgjedhore sepse ajo ka qenë tërësisht e bllokuar dhe të plotësohen rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të plotësohen edhe rekomandimet e fundit që jep deklarata e Parlamentit Europian.

Z. Meta rekomandimet e dhëna së fundi nga ekspertët e OSBE ju nuk do i merrni parasysh?

Absolutisht fare sepse ato janë tërsisht konjekturale dhe janë tërësisht në kundërshtim me gjithë rekomandimet e Raportit OSBE/ODHIR të cilat janë mjaft principiale. Këto janë lëvizjet e minutave të fundit që bëhën gjithmonë sepse prezenca këtu i ka pasur të gjitha mundësitë që me kohë të kishte një angazhim më aktiv pranë qeverisë pranë  mazhorancës pranë forcave të opzitës pra i ka pasur të gjitha mundësitë që të ndikonte pozitivisht në kohë për zbatimin e këtyre rekomandimeve. Veprimi i fundit ka qenë një veprim i cili më shumë sjell dyshime sesa sjell një klimë të re pozitive dhe mirëkuptuese për të zhbllokuar  këtë situatë.     
 
  0x323030362d31302d3238 14:55)