15 Feb Konferenca per shtyp e Kryetarit te LSI-se z. Meta
Konferenca per shtyp e Kryetarit te LSI-se z. Meta
Dua të vlerësoj se shtyrja e vazhdueshme e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nuk e ndihmon imazhin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s dhe aq më tepër perspektivën tonë në procesin e integrimit evropian.
Politikanët e të gjithë krahëve duhet të kuptojnë se këto zgjedhje nuk duhet të shtojnë pikëpyetje mbi perspektivën e vendit tonë si një vend që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian.
Politikanët e të gjithë krahëve duhet të kuptojnë se për hir të axhendave të tyre të ngushta politike personale nuk mund të luajnë me stabilitetin integrimin dhe të ardhmen e Shqipërisë
Janë absurde pretendimet që ngrihen në vazhdimësi për mosnjohje të zgjedhjeve apo për përsëritje të tyre. Kjo është një fyerje e madhe për shqiptarët.
Ata që kanë qenë hartues miratues dhe kontrollues të Kodit dhe të administrimit të zgjedhjeve me pretendime të tilla nuk mund të lajnë duart nga përgjegjësitë e tyre të drejtpërdrejta për dështimin në garantimin e standardeve në zgjedhje.
Ndaj dua t’ju bëj thirrje hartuesve të Kodit dhe bashkë-administruesve të procesit zgjedhor dhe të numërimit të votave të ngrihen mbi interesa partiake dhe personale të lexojnë me qetësi rezultatin përfundimtar dhe të nxjerrin përgjegjësitë e tyre politike përpara shqiptarëve.
Z. Meta në një deklaratë publike komisioneri për zgjerimin e BE-së z. Oli Rehn u shpreh sot se Shqipëria është shumë larg plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave. A keni ndonjë koment në lidhje me të?
Deklarata e komisionerit për zgjerimin e BE-së Oli Rehn për liberalizimin e vizave nuk është e pa njohur dhe e pa pritur sa pritej që këto vende të përfitonin më shpejt. Nuk duhet të harrojmë se këto vende janë ato vende pjesë e ish-Jugosllavisë ku nuk ka pasur nevoje për viza 20 vite më parë dhe njëkohësisht janë të qarta dhe standardet që duhet të përmbushë Shqipëria për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Dihen standardet që nuk janë kryesisht çështje me karakter teknik sikurse u theksua edhe sot në Bruksel. Unë kam besim të plotë që koalicioni i ri me një të ardhme shumë të shpejtë do të realizojë këtë synim madhor dhe këtë ëndërr e të gjithë shqiptarëve pra liberalizimin e vizave me BE-në.
z. Meta dy javë pas zgjedhje Partia Socialiste akuzoi Partinë Demokratike se po shkelte mbi standardet e zgjedhjeve dhe për këtë ka përgatitur raportin e saj për faktorin ndërkombëtar. Cili është qëndrimi juaj për sa i përket plotësimit të standardeve të zgjedhjeve dhe parregullsive që janë vënë re në këtë proces?
Ne raportin tonë do t’ia paraqesim misionit OSBE-ODHIR dhe do të jetë publik edhe për ju.
Përflitet për negociata që ju po mbani me Partinë Demokratike. Kush janë postet ministrore që janë më të diskutueshmet për t’u marrë nga LSI?
Nuk ka asnjë negociatë për asnjë post pasi më e fundit çështje që do të diskutohet janë pikërisht postet dhe çështja e përfaqësimit në këtë koalicion të ri. Ajo që është kryefjala e këtij koalicioni kryesfida e këtij koalicioni padyshim që është integrimi i Shqipërisë në Evropë. Sfidat janë të panumërta dhe në radhë të parë liberalizimi i vizave në një të ardhme të shpejt e cila unë besoj që do të jetë e afërt dhe nuk do të jetë ajo që të mund të mendoj dikush sot pas një lajmi që kartën e pushtetit u ndan në mënyrë ilegale midis PD dhe LSI.
Për ne nuk është e rëndësishme çështja e posteve për ne e rëndësishme dhe ajo që i intereson të gjithë shqiptarëve stabiliteti i qeverisë. Është një mënyrë funksionimi e qeverisjes në funksion të reformave dhe integrimit sepse kjo u duhet të gjithë shqiptarëve. Njëkohësisht që pa asnjë diskutim që është ecuria e reformave dhe përmasimin e gjendjes të gjithë shtetarëve shqiptarë. Për ne më i rëndësishëm se çdo gjë është partneriteti midis Parisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të përmbushur ato standarde që kërkon Bashkimi Europian por mbi të gjitha që kërkojnë dhe qytetarët Shqiptarë të cilët kërkojnë një jetë më të mirë larg ekstremiteteve politike larg realizimit politikë fals d
he njëkohësisht larg varfërisë për të gjithë ata shqiptarë të cilët ende ndeshen me varfrin dhe me papunësinë.
0x323030392d30372d3135 ilir meta.jpg 17:37)