Konferenca e sotme per shtyp e Kryetarit te LSI

Konferenca e sotme per shtyp e Kryetarit te LSI

Konferenca e sotme per shtyp e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta Meta : Unë besoj se derisa palët janë shprehur dakord në parim për këtë gjë nuk ka asnjë arsye që për çështjet e çertifikatave të sakrifikohet Kushtetuta e vendit apo gjithë ky vullnet dhe ky proces zgjedhor

Deklarata

Duke vlerësuar të gjitha arritjet pozitive të deritanishme në drejtim të shprehjes së vullnetit politik dhe të përgjegjshmërisë së duhur të palëve për të realizuar zgjedhjet sa më parë brenda afateve kushtetuese dhe ligjore dhe mbi të gjitha me standarte të garantuara si një domosdoshmëri për të siguruar integritetin e tyre dhe vazhdimësine e proceseve integruese të vendit dua të theksoj në emër të LSI-së vullnetin tonë të plotë për të vazhduar për të kontribuar në mënyrë konstruktive që cështjet teknike ligjore që kane mbetur për t'u zgjidhur dhe për t'u mirëkuptuar midis palëve të realizohen sa më shpejtë. Në kete mënyrë ndryshimet ligjore edhe ato kushtetuese si dhe ato te cështjeve teknike që kane qenë të diskutueshme deri tani të miratohen në Kuvend sa më shpejt të jetë e mundur.

E theksoj edhe një herë tjetër se gjithë vullneti politik që është shprehur nga të gjithë palët duhet tashmë të konkretizohet me shpejtësi me fleksibilitetin përkatës në dobi të garantimit të standarteve të domosdoshme që realizojnë zgjedhjet brënda afatit kushtetues.

Pyetje-Pergjigje:

Z.Meta a ka pasur ndonjë marrëveshje gjatë seancës së djeshme ndërmjet palëve për të zhvilluar një raund negociatash sot?

 
Opozita është e gatshme për të diskutuar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka pasur gjithmonë komunikime me mazhorancën. Zhvillimet e djeshme në mjediset e godines se Parlamentit kishin të bënin me dëshirën dhe vullnetin për të komunikuar dhe për të formuluar sa më shpejt të gjitha ndryshimet dhe për t'u mirëkuptuar për të gjitha standartet që janë diskutuar deri tani që të zhvillohet seance e Parlamentit në mënyrën më të përgjegjshme e më të plotë. Pasi kuptohet se në rast se nuk do të arrihet që këto formulime ky konsensus të realizohet  paraprakisht atëhere nuk ka përse të kthehet Parlamenti në një arenë debatesh dhe përplasjesh të panevojshme. Është koha dhe momenti për konsensus të gjithë janë shprehur për standarte të domosdoshme të gjithë janë shprehur që zgjedhjet të bëhen brënda 20 Shkurtit si një mundësi e fundit nga pikëpamja Kushtetuese. Të gjithë janë shprehur që në këtë mënyrë të garantohen standartet e domosdoshme përsa i përket kohës së cështjes së listave që është 7 deri në 8 javë sipas raportit më të fundit të ODIHR-it. Natyrisht që ka ngelur ndonjë cështje tjetër sikurse është cështja e certifikatave për të cilat në parim ishte rënë dakord që të dyja palët do të pranonin vlerësimin që do të jepte ODIHR për këtë cështje. Meqënëse ODIHR për vetë profilin e tij nuk e bën dot këtë gjë por ka mënyra të tjera të nevojshme për t'u shprehur atëhere çështja ka mbetur në një diskutim për të arritur atë gjë që asnjë palë nuk e ka kundërshtuar pra integritetin dhe besueshmërinë e dokumentave të votimit.

 
Z. Meta a do të jetë sot mbasdite LSI-ja në Parlament për të miratuar këto ndryshime që kanë rënë dakort në parim dhe çështjet teknike të shihen më vonë?
 

Nuk ka sesi çështjet teknike të shihen më vonë sepse të gjitha këto çështje bashkë janë një pakete e tërë. Është kushtetuese sepse është marrëveshja e gushtit ku është rënë dakord për disa ndryshime në Kushtetutë me institucionet të cilat janë përgjegjese për zgjedhjet. Është ligjore sepse duhen bërë disa ndryshime në kod përsa i takon gjithë kuadrit ligjor dhe të administrimit të procesit. Pra janë të domosdoshme dhe natyrisht aty ka të bëjë me interesa të ndryshme të partive të ndryshme çështja e përfaqësimit të të cilave duhen të diskutohen dhe duhen zgjidhur bashkarisht. Dhe ne jemi të angazhuar që këtë vullnet politik të konkretizuar më parë ta shprehim me votë në kuvend.

 
Z. Meta i qëndroni variantit te çertifikatave të posaçme?

Për çështjen e çertifikatave më duhet të theksoj se mazhoranca ishte e angazhuar qe meqë opozita ishte mosbesuese për sistemin aktual të tyre atëhere vlerësimin se ç'duhet bërë me to t'ia besonte ODIHR-it si insistucion të paanshëm. Këtë gjë edhe opozita e pranoi në parim duke qënë se ai është vërtet një institucion i paanshëm dhe ka një besim midis dy palëve për këtë çështje. Sikurse e theksova ODIHR nuk e mori përsipër këtë gjë për shkak të profilit të tij i cili është më tepër i karakterit monitorues sesa garantues paraprakisht qoftë edhe për dokumentat e identifikimit. Ndaj duhet të vazhdojmë përpjekjet për të gjetur zgjidhjen  më të mirë dhe atë zgjidhje që nuk e cënon këtë standart të sigurisë së dokumentave të identifikimit. Unë besoj se derisa palët janë shprehur dakord në parim për këtë gjë nuk ka asnjë arsye që për çështjet e çertifikatave të sakrifikohet Kushtetuta e vendit apo gjithë ky vullnet dhe ky proces zgjedhor.
  0x323030362d31322d3238 12:35)