Konferenca e shtypit e plotë e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e shtypit e plotë e Kryetarit të LSI-së

Konferenca e shtypit e plotë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta Në rradhë të parë dëshiroj që të shpreh kënaqësinë që vetëm pak minuta më parë pata kënaqësinë që së bashku me kolegë të tjerë me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale Prof. Paskal Milo si dhe me Zëvendëskryetarin e LSI-së Prof. Pëllumb Xhufi dhe me Kryetarin e grupit parlamentar të LSI-PDS Prof.Sabit Brokaj biseduam me drejtuesit e Akademisë së Shkencave lidhur me nevojën që ka ky institucion kaq i rëndësishëm – edhe i shkencës por edhe për identitetin tonë kombëtar- për t’u mbështetur në synimet e tij e në veçanti për domosdoshmërinë e një dialogu midis qeverisë aktuale dhe këtij institucioni.

Sepse është për të ardhur keq se sinjalet që vijnë nga kryeministria nuk janë pozitive në drejtim të dialogut dhe bashkëpunimit në përgjithësi me të gjitha institucionet e pavarura.
Me këtë rast ne duam të distancohemi dhe të dënojmë prapavijën e dukshme politike të disa akuzave dhe kundërakuzave që janë intensifikuar edhe ditët e fundit në Dhomën e Tregëtisë dhe të Industrisë. Mendojmë se Dhoma e Tregëtisë- si një institucion që në vitet e fundit ka krijuar një fizionomi të saj- është e domosdoshme të mbështetet dhe jo të përçahet mbi bazë të dallimeve apo të interesave të ngushta politike.

Njëkohësisht mendojmë se nuk duhen përsëritur apo institucioneve të tjera të pavarura në fushën e sportit të njëjtat fenomene që janë vërejtur përpara vitit 1997.

Ne i kërkojmë me përgjegjësi qeverisë aktuale dhe kryeministrit aktual z.Berisha që të zhvillojë dialog me institucionet e pavarura pasi forcimi i pavarësisë së tyre është zhvillim i demokracisë në vend.
 
Zoti Meta nga Partia Socialiste ju jeni akuzuar sidomos pas takimit me Berishën se po tentoni të bashkoni forcat me Partinë Demokratike. Si është e vërteta?
 
Sulmet fëminore që vijnë nga godina e Partisë Socialiste pasi është e vështirë të thuash nga lidershipi se atje vetëm lidership nuk ka tregojnë qartë krizën e thellë në të cilën gjendet kjo forcë politike gjendje për të cilën ne shprehim keqardhjen. Megjithatë kjo është një çështje e tyre. Ne do të përpiqemi që krizën e tyre të mos e kthejmë në një krizë të të gjithë opozitës dhe aq më tepër në një krizë edhe të të gjithë vendit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare.

Për më tepër kur sulme të tilla fëminore vijnë nga z. Majko i cili është takuar me z.Berisha edhe përpara disa viteve madje në atë takim kanë qenë edhe unë si Zëvëndëskryeministër në atë kohë janë fare absurde. Por lidershipit aktual të Partisë Socialiste nuk i pëlqen që të prononcohet për mungesën e refuzimit të ftesës që Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri njëkohësisht edhe kësaj force politike që ishte e para ftesë zyrtare që midis PS dhe LSI drejtohet që nga krijimi i LSI më 6 shtator të vitit 2004. Pra ata të cilët me të madhe trumbetonin dëshirën për gjoja bashkëpunim treguan që nuk kanë as kurajon politike e qytetare që të takohen me LSI-në. Dhe përse? Për të diskutuar lidhur mbi Reformën Zgjedhore që është një çështje e një rëndësie kombëtare e shtetërore jo thjesht partiake apo e spektrit politik të majtë apo të djathtë.
Ne nuk kemi frikë as të takohemi me kryetarin e PD-së dhe me kryeministrin aktual dhe as të ballafaqohemi me të dhe me forcën politike që ai përfaqëson. Ne nuk takohemi dhe as nuk bashkëpunojmë për të cënuar në mënyrë antidemokratike fondin e partive nga ligji për financimet ashtu siç bënë PS dhe PD që bashkëpunojmë për gjëra të vogla.
Ne as nuk i lutemi dhe as nuk i jemi lutur për çështjen e Presidentit siç po i luten ata Sali Berishës që t’ua japë presidentin që tani dhe pastaj të merren me zgjedhjet vendore apo dhe me çështje të tjera. Sepse këto deklarata që vijnë nga godina e Partisë Socialiste janë vetëm lutje që i bëhen Sali Berishës që ai t’u japë Presidentin atyre në tavolinë. Ne as i jemi lutur as ja kemi kërkuar dhe nuk e kemi fare në axhendën tonë çështjen e Presidentit sepse vendi sot e ka Presidentin i cili po përmbush detyrat e tij dhe ne e mbështesim për këtë gjë. Qëndrime të tilla që vijnë nga selia rozë tregojnë vërtet për një gjendje të rëndë në të cilën ata janë dhe ku duan të fusin edhe LSI-në ku duan të fusin në tërësi edhe politikën shqiptare e cila ka probleme shumë më të mëdha për të përballuar sot e në vijim.

Njëkohësisht unë dua të shprehem edhe njëherë tjetër përsa i takon çështjes së Presidentit meqenëse kjo është bërë një çështje e ditës nga vetë Partia Socialiste. Në rast se PS bie dakord me PD që Presidenti të zgjidhet nga populli ne nuk kemi asnjë lloj kundërshtimi. Ne nuk jemi iniciatorë të kësaj ideje sepse ne nuk mendojmë se është çështja më e rëndësishme. Çështja më e rëndësishme dhe imediate është Reforma Zgjedhore sepse për 9 muaj do të shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme vendore dhe nuk kemi as kod as lista nuk kemi as karta identiteti dhe shumë e shumë probleme të tjera që janë imediate. Por në rast se PS bie dakord me PD për ta zgjedhur Presidentin nga populli pa cënuar përmbajtjen e Kushtetutës ne s’kemi asnjë lloj kundërshtimi. Do të marrim pjesë në këtë garë si të barabartë mes të barabartëve.

Së dyti përsa i takon aspektit moral që ngrejnë përfaqësues të ndryshëm nga PS lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Pra a është apo jo legjitim ky parlament? Dhe përse sipas tyre duhet ndjekur e njëjta analogji si në zgjedhjet me konsensus të Presidentit në vitin 2002 për shkak të një Dushku të vogël që u bë në 2001 atëherë më lejoni që tu jap një përgjigje edhe për këtë çështje. Në vitin 2001 Dushku i vogël që u bë nga socialistët në atë kohë dëmtoi në rradhë të parë Partinë Demokratike d
he opozitën e asaj kohe. Ndaj parlamenti europian nxorri një rezolutë që tashmë e njohin të gjithë ku dënoi mazhorancën e asaj kohe që të zgjidhte patjetër në konsensus me opozitën e dëmtuar Presidentin e Republikës për të kompensuar legjitimitetin e parlamentit në këtë çështje. Dhe u veprua në këtë mënyrë. Presidenti aktual është propozuar nga Partia Demokratike. Analogjia e kolegëve tanë të PS-së nuk qëndron në këtë rast. Sepse në 3 Korrik të vitit 2005 Dushku u iniciua nga Partia Socialiste dhe nuk e dëmtoi atë por nëqoftëse ka një subjekt që është dëmtuar nga Dushku i 2005-ës është Lëvizja Socialiste për Integrim. Është e vërtetë që është dëmtuar e majta. Por e majta u dëmtua sepse u dëmtua LSI dhe jo se u dëmtua Partia Socialiste. Ne nga ana jonë edhe pse jemi të dëmtuar në një mënyrë makabër nga Dushku që inicioi lidershipi i Partisë Socialiste as nuk e kemi kërkuar as nuk e kërkojmë dhe as nuk e bëjmë një çështje të rëndësishme problemin e Presidentit. Në këtë drejtim ne i ftojmë që të merren me çështje më serioze dhe më substanciale. I ftojmë drejtuesit e Partisë Socialiste të mos e konsiderojnë proçesin zgjedhor si pronë të tyre si çiflig të tyre siç edhe bënë më 3 Korrik pasi do ta kenë të pamundur që në mënyrë bllokuese dhe destruktive të vazhdojnë të mbajnë të shkatërruar proçesin zgjedhor në Shqipëri. Ne i ftojmë të mos tremben nga takimi dhe takimet me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk ka politikë asgjëkundi në çdo vend demokratik që nuk zhvillohet nëpërmjet takimeve nëpërmjet dialogut nëpërmjet shkëmbimit të argumentave.

Të heqin dorë nga provat e forcës ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë provë force për ta. Në këtë drejtim provën e forcës ne do të fokusohemi që ta bëjmë me qeverinë aktuale. Ata nuk na japin dot asnjë leksion sesi mund të bëhet opozita dhe sesi do të jetë dimensioni opozitar i LSI-së. Kjo është opozita e re që LSI po krijon në këtë vend. Që nuk ishte në gjendje ta bënte as Berisha për 8 vite në opozitë dhe që për fat të keq nuk janë në gjendje ta bëjnë as drejtuesit aktualë të PS-së për këto muaj që janë në opozitë. Kjo e jona është një opozitë ndaj Berishës ndaj politikave të tij të dështuara dhe jo transparente jo social-ekonomike ndaj përpjekjeve të tij për të përqendruar pushtete dhe për të dëmtuar institucione. Por ne opozitë me Shqipërinë dhe me interesat e shqiptarëve thjesht për inat të Sali Berishës apo të cilido tjetër nuk bëjmë dhe as nuk mund të bëjmë. Kjo dritshkurtësi nuk ka lidhje me vizionin që ka dhe do të ketë LSI.

Ne do të vazhdojmë jo vetëm të merremi intesivisht me Reformën Zgjedhore edhe pas ditës së enjte kur do të krijohet siç është edhe paralajmëruar ky komision- por do të vazhdojmë të merremi dhe të marrim inisiativa për çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë shqiptarët dhe Shqipërinë. Do të vazhdojmë të mer e cila nuk duhet të humbasë si fokus i gjithë angazhimit edhe të politikës të forcave shqiptare edhe të Shqipërisë. Do të vazhdojmë të merremi me çështjen e përfundimit dhe të nënshkrimit të stabilizim -asociimit.
 
Ashtu sikurse u përmend që në fillim ne njëkohësisht vazhdojmë punën të qartë dhe të programuar për të bërë sfidën tonë të madhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme vendore