Komisioni i Integrimit debaton rreth Paketës së re Fiskale.Kryetari i Komisionit z.Ilir Meta kishte thirrur sot përfaqësues të ministrisë së Financave

Komisioni i Integrimit debaton rreth Paketës së re Fiskale.Kryetari i Komisionit z.Ilir Meta kishte thirrur sot përfaqësues të ministrisë së Financave

Komisioni i Integrimit debaton rreth Paketës së re Fiskale.Kryetari i Komisionit z.Ilir Meta kishte thirrur sot përfaqësues të ministrisë së Financave Meta: Paketa fiskale që do të hyjë në fuqi më 1 Shtator duhet të përfshijë të gjitha iniciativat dhe reformat e qeverisë në mënyrë që këto procese të ecin në mënyrë kohezive dhe në të njëjtin drejtim të konsolidimit në mënyrë të shpejtë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit
 
Diskutimi rreth paketës së re fiskale ka ngjallur debate ndërmjet Zv.Ministrit të Financave Florian Mima dhe deputetëve të opozitës sot në Komisionin Parlamentar të Integrimit që kryesohet nga Ilir Meta. Kryetari i këtij komisioni Meta në fjalën e tij u shpreh se kjo pakete fiskale që do të hyjë në fuqi më një shtator duhet të përfshijë të gjitha inisiativat dhe reformat e qeverisë në mënyrë që këto procese të ecin në mënyrë kohezive dhe në të njëjtin drejtim të konsolidimit në mënyrë të shpejtë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (MSA). Ndërsa Zv. Ministri i Financave Florian Mima duke bëre sqarime mbi këtë pakete fiskale u shpreh se ”paketa e mesvitit konsideron një ulje substanciale të kontributit të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit në masën 9% dhe një ulje afërsisht të njëjtë për të vetpunësuarit për kontributin që ata paguajnë edhe si punëdhënës edhe si punëmarrës për veten e tyre”. Sipas z. Mima fusha tjetër që përfshihet në paketën fiskale të 2006 është bërja zero e taksës doganore për të gjitha makinerite dhe paisjet e importuara në vend me synimin e vetëm nxitjen e investimeve punësimit dhe futjen e teknologjive të reja në Shqipëri”. Por ndryshe nga përfaqësuesi i qeverisë nuk kane qenë në një mendje deputetët e opozites të cilët duke argumentuar mbi përmbajtjen e kësaj pakete fiskale u shprehën se ka një paqartësi shifrash në deklarimet e bëra nga qeveritarët si dhe ka një realizim të ulët të disa zërave në taksa. Njëkohësisht ata kundërshtuan gjithashtu edhe politikat e deklaruara të qeverisë “Berisha” për uljen e taksave. Në këtë kontekst deputetët opozitare kërkuan spjegime mbi shtyrjen e nënshkrimit të Marrëvehjes së Tregëtisë së Lirë me BE për t’u ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë vetëm në fund të vitit 2006. Duke u justifikuar për vonesën Zv.Ministri i Financave Florian Mima arsyetoi duke thënë se vonesat vijnë nga BE-ja.
  0x323030362d30372d3139 AKTIVITETE 12:46)