Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk do të jetë vetëm vendimtare për fitoren e se majtes

Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk do të jetë vetëm vendimtare për fitoren e se majtes

Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk do të jetë vetëm vendimtare për fitoren e se majtes por gjithashtu ajo do të jetë çelësi kryesor i formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin

Instituti Ndërkombëtar për studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanin me qendër në Lubjanë ka analizuar situatën politike për zgjedhjet e Shqipërisë. Instituti Ndërkombëtar për politikat e Ballkanit ka për përgatitur një raport lidhur me situatën në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Raporti në përfundim të analizës së tij nxjerr si përfundimin se zgjedhjet e 28 qershorit fitohen nga forcat politike të majta dhe “Aleanca Socialiste për Integrim” shihet si çelësi i formimit të qeverisjes së re.  

Shqipëria në zgjedhjet parlamentare të 2009
“Aleanca Socialiste për Integrim” është çelësi i krijimit të Qeverisë së re për të udhëhequr vendin pas 28 Qershorit. Pas publikimit te listave të kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet e 28 Qershorit partitë politike startuan fushatën elektorale. Me  pozitivistet është komentuar fakti se në këto zgjedhje nuk po shihet një situatë e tensionuar politike si ajo e zgjedhjeve të para 4 viteve. Në zgjedhje parlamentare do të garojnë 45 parti politike gjithsej ndër të cilat 36 parti politike janë të ndara në katër koalicione të madha. Koalicionet të cilat garojnë për zgjedhjet e 28 qershorit janë koalicioni i djathtë  i udhëhequr nga “Aleanca për Ndryshim” PD në krye të këtij koalicioni qëndron kryeministrin aktual Sali Berisha.
Koalicioni i dytë është “Bashkimi për Ndryshim” i cili ka në përbërje PS me në krye bashkiakun e Tiranës Edi Rama ndjekur nga partitë e tjera të majta G99 PSD PDS PBDNJ. Koalicioni i trete është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Ilir Meta në koalicion me PSV91 Partia e Gjelbër Partia për të Drejtat e Njeriut Partia e Mbrojtjes së të Drejtave të Emigrantëve Toleranca e re nën moton e majta për integrim. Koalicioni i katërt është ai i “Polit të Lirisë” i cili është në koalicion me  Partia Demokristiane LZHK etj.  

Edi Rama dëshiron që të jetë kryeministër por nuk kandidon si deputet për këtë parti

Në fushatën e tyre elektorale udhëheqësit e partive politike po përdorin slogane të përgjithshme për t’iu drejtuar votuesve të tyre. Duke iu referuar të dhënave të fundit Partia Demokratike ka fituar pikë më shumë se Partia Socialiste në mënyrën sesi po prezanton programin e saj tek njerëzit e thjesht. Ndërkohë që në këtë periudhë kohore PD po fiton pikë avantazhi nga mënyra se si po e realizon PS fushatën e saj elektorale.
Duke ju referuar raportit të Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme të Ballkanit PS ka humbur pikë kundrejt PD për këto arsye:
1. PS ka lodhur për më shumë se një vit elektoratin e saj me takime të njëpasnjëshme dhe me një ripërsëritje të premtimeve.
2. PD është më intensive në politikat e saj si dhe në mesazhet që ajo përcjell tek votuesit.
3. PS nuk e ka ndryshuar gjuhën e saj me votuesit duke u shprehur gjithmonë me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtat premtime.  
4. Aktivitet e opozitës në takime elektorale janë ende të vakta dhe pa eufori politike strategji kjo që i ul shanse për një fitore.
5. Opozita vazhdon që të harxhoj energji me faktorin ndërkombëtar duke i lënë votuesit me një shije të keqe pasi atyre nuk ju interesojnë replikat reciproke.
6. Faktet e përdorura nga pozita kundër kreut të Bashkisë Edi Rama një ndër të cilat është dhe premtimi që bënë Sali Berisha për uljen e taksave të ngritura nga Bashkia kanë kompromentuar figurën e PS si dhe të kryetarit të saj Rama.
7. Surpriza më e pakëndshme që i ka përgatitur votuesve të tij Edi Rama ka qenë mos përfshirja e ti në listat e kandidatëve. Një vendim ky irracional nga kreu i kësaj partie i cili do të jetë dhe kryeministri i këtij vendi.
Zakonisht janë vetëm dy parti kryesore të cilat garojne dhe vendosin se kush do të jetë partia e cila do të formoj qeverinë ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. Diferenca e pikëve midis PS dhe PD për sa i përket se kush do të qeverisë pas 28 qershorit është e vogël. Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk do të jetë vetëm vendimtare për fitoren e se majtes por gjithashtu ajo do të jetë çelësi kryesor i formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Lideri historik i së majtës Fatos Nano nuk është i përfshirë në listat për kandidat për deputet
 Partia Demokratike ka prezantuar një listë të gjatë me deputet të cilët i përkasin jetës akademike. Ndërkohë që Partia Socialiste po mundohet që të bind publikun për politikën e saj të re e cila ka si synim që të përkrahi të rinjtë të përkrah bizneset me anë të politikave fiskale.
Asnjëri nga të dy liderët politik nuk janë fokusuar tek politika elitare duke u faktorizuar sërish njerëz të cilët janë pjesë e një politike të vjetër. Biografia e këtyre individëve si dhe karriera e tyre politike fillon në kohën e diktaturës prandaj dhe këto figura nuk mund të sjellin ndryshim.
Raporti thekson që 57 % e votueseve nuk do influencohen nga përbërja e listave për kandidat pasi ata votojnë për arti ashtu sikundër 43 % janë shprehur se do të mbështeten në listat për kandidat për të vendosur se për kë do të votojnë.  
    
E majta fiton zgjedhjet e 28 qershorit
Komunikimi si dhe fjalori i përdorur gjatë fushatës do të jetë deciziv për sa i perket rezultateve të zgjedhjeve
Koalicionet më të preferuara nga Shqiptarët janë ato të majtat  politikisht më i preferuar është koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” e udhëhequr nga ish-kryeministri (1999-2002) Ilir Meta në koalicion me Partin PSV91 e udhëhequr nga Petro Koçi. “Bashkimi për Ndryshim” i cili udhëhiqet nga Edi Rama renditet i dytë si koalicioni i preferuar nga individët Shqiptarë.
Surprizat nuk do mungojnë deri në ditët e zgjedhjeve. E majta në tërësi ka mundësi të mëdha për të fituar zgjedhjet parlamentare. Ka dy parti të c
ilat kanë një profil të qartë të majtë dhe që janë të domosdoshme për fitoren e këtyre zgjedhjeve. LSI dhe PSV ‘91 dy koalicionet e mëdha “Bashkimi për Ndryshim” PS dhe “Aleanca për Ndryshim” PD e kanë ndërtuar fushatën e tyre elektorale në bazën e akuzave personale ndërkohë që dy koalicionet e vogla e kanë përdorur fushatën më së shumti për të prezantuar programin e tyre. Partite e vogla kanë një impakt më të madh tek votuesit dhe kjo për një arsye të thjesht sepse ata komunikojnë me votuesit e tyre dhe nuk i përdorin takimet e tyre për të ofenduar kundërshtarin politik.
E veçanta e PSV91 është se ajo ka treguar që ka një program të qartë elektoral dhe nuk është thjesht një parti e vogël “eksperimentale” si disa të tjera. PSV91 ka treguar se është një parti me një histori e cila e ruan vetveten dhe identitetin e saj.
LSI nuk do të  jetë vetëm forca e cila do të ndikoje maksimalisht tek votuesit por ajo do të jetë decizive për të vendosur se kush do të formoj qeverinë e pas 28 qershorit.
Duke ju referuar shifrave PD nuk do të mund të formoj qeverinë pas 28 qershorit me koalicionin e “Poli i Lirisë”. Probabiliteti më i madh është që qeveria e re të orientohet majtas.  Tre forcat e majta të bashkuara PS LSI dhe PSV91 duhet të ulen për të diskutuar për mosmarrëveshjet e tyre politike. 0x323030392d30362d3039 8:52)