Intervistë e zv.Kryetarit të LSI

Intervistë e zv.Kryetarit të LSI

Intervistë e zv.Kryetarit të LSI Prof.Pëllumb Xhufi dhënë për ATSH Xhufi: Në rast se mazhoranca nuk tregon një fytyrë tjetër të saj në raportet me opozitën nuk reflekton ndaj kërkesave të opozitës atëhere padyshim ne do të përshkallëzojmë qëndresën tonë demokratike dhe demostratat manifestimet do të jenë një formë ekstreme e kësaj qëndrese e kësaj lufte demokratike që ne kemi ndërmend të zhvillojmë për të vënë në vend legjitimitetin e institucioneve ligjin dhe kushtetutën të cilat janë shkelur në mënyrë konstante nga kjo mazhorancë

 

A do ti bashkohet LSI thirrjes së partive të tjera opozitare për protesta massive? 

 

-Ne e konsiderojmë organizimin dhe pjesëmarrjen në protesta popullore si një formë ekstreme të qëndresës dhe të luftës për rivendosjen e ligjit dhe të të drejtave të opozitës. Pra nuk e shohim si një eventualitet madje do të përpiqeshim do të kërkonim dhe shpresonim që kjo formë proteste të evitohej por që të evitohet një formë e tillë proteste do të duhej që mazhoranca që është përgjegjëse për prishjen e klimës politike konsensusit politik dhe procesit politik si dhe për goditjen e institucioneve në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore do të duhej që të bënte disa hapa mbrapa në drejtimin e çështjeve që ne i kemi evidentuar tashmë që kanë të bëjnë me eliminimin e regjistrit të përkohshëm të zgjedhësve me amendimin e ligjit për mediat televizive dhe elektronike dhe lidhur me të edhe rikompozimin e KKRT-së dhe KD të RTSH si dhe kthimin e anëtarit të grabitur të KQZ nga ana e mazhorancës. Këto janë tre çështjet që nëse do të trajtohen në frymën e ligjit dhe në frymën e dialogut me opozitën nga ana e mazhorancës do të krijonin kushte pastaj për të filluar një proces të ri politik dhe sigurisht do të krijoheshin kushtet për të evituar forma të protestës si ato që thamë më sipër dalja në rrugë.

 

Po nëse mazhoranca nuk heq dorë si do të veprohet?

 

Nëse mazhoranca nuk heq dorë ne kemi obligimin si opozitë që të konsiderojmë emergjencën demokratike në të cilën kjo mazhorancë po fut vendin të dalim në mbrojtje të demokracisë ligjit institucioneve dhe të parandalojë zhvillime aventureske që mund ta çonin vendin në rrugë pa krye siç e kanë çuar edhe në të kaluarën. Pra është detyra  angazhimi dhe impenjimi jonë para shqiptarëve zgjedhësve tanë dhe vendit detyrave për integrimin e tij në Europë për të evituar zhvillime jodemokratike të Shqipërisë në të ardhmen zhvillime që për fat të keq po jep shenja kjo mazhorancë se do ti zhvillojë. Në rast se mazhoranca nuk tregon një fytyrë tjetër të saj në raportet me opozitën nuk reflekton ndaj kërkesave të opozitës atëhere padyshim ne do të përshkallëzojmë qëndresën tonë demokratike dhe demostratat manifestimet do të jenë një formë ekstreme e kësaj qëndrese e kësaj lufte demokratike që ne kemi ndërmend të zhvillojmë për të vënë në vend legjitimitetin e institucioneve ligjin dhe kushtetutën të cilat janë shkelur në mënyrë konstante nga kjo mazhorancë.

 

Në kohën kur e majta ka qenë në pushtet ka kontestuar protestat si formë për të kërkuar të drejtat e munguara. Përse tani e majta i konsideron protestat nje te drejte demokratike?

 

Protestat e atëhershme të opozitës janë kontestuar jo nga qeveria e majtë e asaj kohe por janë kontestuar nga qytetarët shqiptarë dhe nga opinioni ndërkombëtar sepse kanë qenë protesta të dhunshme të pajustifikuara protesta të cilat bëheshin në momentet shumë kritike për Shqipërinë. Ju kujtoj se të tilla protesta bëheshin edhe gjatë luftës në Kosovës dhe ishin protesta të dhunshme të cilat përfundonin shpeshherë me sulme fizike ndaj institucioneve. Kujtoj protestat e janarit 2001 mbas zgjedhjeve lokale të vitit 2000 kur një grup banditësh të udhëhequr nga eksponentë të PD sulmonin çdo natë institucionet me bomba molotov. Apo protesta të tjera të dhunshme të cilat kanë çuar gjithmonë në sulmin e institucioneve duke filluar nga selia e Kryeministrisë. Nuk bëhet fjalë në rastin tonë për protesta të tilla dhe as për qëllime si ato të PD-së në atë kohë për të goditur institucionet dhe për të krijuar kaos social në Shqipëri. Qëllimi jonë është për të mbrojtur demokracinë për të rivendosur ligjin dhe kushtetutën për të sjellë në rrugë të mbarë këtë mazhorancë që ne e konsiderojmë të papërgjegjshme dhe për të krijuar kushtet për ecjen e mbarë të këtij vendi në drejtim të integrimit të tij në strukturat euroatlantike.
  0x323030362d30382d3232 13:18)