Intervistë e kryetarit të LSI

Intervistë e kryetarit të LSI

Intervistë e kryetarit të LSI Ilir Meta dhënë për Zërin e Amerikës në Uashington

Meta: Dështimi i zgjedhjeve të 28 Qershorit dështim për demokracinë

Dështimi i zgjedhjeve të 28 Qershorit do të ishte një dështim i madh për demokracinë shqiptare por do të ishte dhe një dështim për investimin që NATO dhe SHBA bën në Shqipëri që mbështetën aspiratën e popullit shqiptar për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut. Kështu shprehet kreu i LSI Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës ku ai flet dhe për vizitën që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zoti Meta 28 Qershori po afron dhe në Shqipëri janë nxehur debatet elektorale madje dhe debatet dhe lidhur me çështjen e sigurimit të letërnjoftimeve për qytetarët. Opozita socialiste akuzon shumicën në pushtet se është e vonuar në këtë proces dhe se s’po i jep falas karta. Cili është komenti juaj?
Ne na vjen keq që në Shqipëri ka një debat të fortë dhe real për sa i takon një elementi të këtyre zgjedhjeve të çdo lloj zgjedhjeve në një vend demokratik aq më tepër në një vend që është anëtar i NATO-s sikurse është Shqipëria sot që ka të bëjë me garantimin e së drejtës për të votuar të çdo qytetari shqiptar. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim kemi kërkuar prej kohësh miratim e Kodit Elektoral që duhet të ishte miratuar që përpara samitit të Bukureshtit se ka qenë një kërkesë e Aleancës pikërisht për të pasur më shumë kohë për të realizuar të gjithë veprimet e tjera që nga çështja e kartave dhe gjithë infrastrukturës për të pasur zgjedhje të ndershme dhe të lira. Sot shohim me shumë shqetësim se zvarritjet e Kodit Elektoral mospërgatitja dhe shtyrjet e herëpashershme nga ana e qeverisë të veprimeve për të filluar në kohë Kartat e Identitetit kanë sjellë në këtë moment ku ka një shqetësim madhor që ka të bëjë me rrezikun e pamundësisë për qindra e mijëra qytetarëve që nuk kanë pasaportë por që e kanë dhe shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur për t’u pajisur me Kartë Identiteti.
Pse është e vështirë?
Po sepse bëhet fjalë të paktën sipas shifrave zyrtare për gati 700 mijë qytetarë shqiptarë të cilët nuk kanë pasaporta pra që kanë si alternativë të vetme marrjen e Kartave të Identitetit. Po të kemi parasysh kanë mbetur më pak se sa tre muaj janë gati dy muaj kohë kur dihet që fillon edhe fushata. Kjo çështje mbetet një çështje tepër shqetësuese pasi nuk ka një pozicion të qartë as të vetë qeverisë por duhet të ketë një pozicion të qartë dhe përgjegjësi të opozitës. Ne kemi qenë të qartë. Që në janar kemi bërë të qartë që qeveria duhet të bënte lehtësira dhe duhet të jepte falas kartat për disa shtresa të caktuara dhe lehtësira për disa të tjera. Qeveria është për të ardhur keq e ka kthyer në një lojë politike. Shkon zoti Berisha takon komunitetin rom dhe si dhuratë shpall që do të japë karta falas. Ndërkohë pak më vonë bën diçka tjetër. Dhe kjo po kthehet në një lojë politike e cila rrezikon të gjithë kredibilitetin e procesit. Pra duhet urgjentisht si qeveria si opozita të ulen së bashku me OSBE-ODIHR që janë institucioni ndërkombëtar që certifikon standardin e zgjedhjeve për t’i dhënë një zgjidhje përpara se të shkojmë tek një krizë zgjedhore dhe për fat të keq ne kemi pasur një krizë zgjedhore në zgjedhjet vendore të përgjithshme të vitit 2007. Dështimi i zgjedhjeve të 28 qershorit do të ishte një dështim i madh demokracinë shqiptare. Por për fat të keq do të ishte dhe një përgjegjësi më e madhe se sa kaq sepse do të ishte edhe një dështim edhe për investimin që bëri NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mbështetur fuqimisht aspiratën e popullit shqiptar për të qenë vend anëtar i NATO-s. Njëkohësisht do të na vononte shumë në raport me Bashkimin Europian sepse sinjalet për këtë kanë ardhur shumë qartë.
Ju jeni në SHBA për të shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimin e procesit zgjedhor në një kohë që Shqipëria u pranua në NATO në një aleancë vlerash një aleancë politike ushtarake. Si shpjegohet që politika në Shqipëri ende nuk mund t’i zgjidhë brenda për brenda çështjet por duhet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve?
Ne na vjen keq që jemi ende në këtë fazë por në fund të fundit këtu jemi dhe është më e rëndësishme që problemet e identifikuara t’i zgjidhim tani qoftë edhe duke kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara NATO-s si të Bashkimit Europian apo të OSBE/ODHIR-it dhe të mos i dështojmë zgjedhjet. Kjo është shumë e rëndësishme. Por kjo nuk është më pak e rëndësishme se kush e kishte fajin e kishte fajin Berisha e kishte fajin Rama e kishte fajin Meta sepse kjo do të jetë një kosto që do ta vuajë populli shqiptar në aspiratat e tij për t’iu bashkuar unionit europian. Por të mos harrojmë që jemi dhe në një situatë krize ekonomike globale dhe problemet e demokracisë në Shqipëri problemet e zgjedhjeve në Shqipëri po të kemi parasysh që krizat sa vijnë dhe i afrohen edhe Shqipërisë dhe janë pjesë e realitetit tonë ashtu sikurse gjithë Europës Lindore mund të ketë implikime dhe pasoja krejtësisht të padëshirueshme. Ndaj unë jam në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar takime të rëndësishme me Departamentin e Shtetit me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë të Kongresit dhe të shoqërisë civile për të shprehur mirënjohjen për atë që Shtetet e Bashkuara bënë për pranimin e Shqipërisë në NATO por njëkohësisht edhe për të ndarë disa shqetësime që mendoj se është më mirë t’i ndajmë tani se sa më pas pasi Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë që kenë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Dhe njëkohësisht duhet të tregojmë më shumë përgjegjësi tani që jemi dhe vend anëtar i NATO-s.
Ju keni deklaruar se do të jeni gati pas zgjedhjeve të bëni koalicion me PS