17 Feb Interviste e Kryetarit te LSI-se
” Interviste e Kryetarit te LSI-se z. Ilir META me gazetarin Alfred PEZA.
Interviste e Kryetarit te LSI-se z. Ilir META me gazetarin Alfred PEZA.
Po unë mendoj se pas më shumë se 2 vjetësh është treguar që ky është një koalicion që funksionon. Ka një vullnet për të punuar së bashku. Natyrisht ka mendime të ndryshme për çështje të ndryshme mendime që janë bërë dhe publike që janë diskutuar. Mendoj se është një përvojë që solli një risi në vendin tonë dhe mendoj se është një përvojë që vendet e tjera europiane e kanë konsideruar prej vitesh.
Gjatë këtyre 3 viteve nuk keni menduar asnjëherë ta prishni këtë koalicion?
Që kur kemi firmosur këtë marrëveshje unë kam pasur një angazhim timin që do të bëjmë çdo gjë që t’i qëndrojmë marrëveshjes deri në fund sepse është e rëndësishme për çdo forcë politike t’i qëndrojë një marrëveshjeje sepse është çështje serioziteti besueshmërie dhe unë jam shprehur që kjo marrëveshje për asnjë arsye nuk do të prishet nga ne përveç ndonjë arsye të rëndësime madhore që kanë të bëjnë me probleme të integrimit europian marrëdhëniet shumë të rëndësishme kyçe me partnerët tanë shumë të rëndësishëm. Edhe brenda një partie ka mendime dhe probleme të ndryshme por e rëndësishme është që shtyllat kryesore të marrëveshjes të qëndrojnë sa më solide.
Kur do të riktheheni në qeverisje zoti Meta?
Kjo është një pyetje së cilës unë i jam përgjigjur duke aderuar menjëherë pas përfundimit të këtij procesi gjyqësor në Komisionin Parlamentar të Integrimit Europain. Mendoj se ka qenë një mesazh i qartë për të gjithë. Ky është prioriteti i Ilir metës ky është edhe prioriteti kryesor i LSI.
Do vazhdoni të jeni i angazhuar vetëm në jetën parlamentare apo në këtë komision?
Angazhimi im kryesor është si kryetar i LSI. Për mua e rëndësishme është rritja e rolit të LSI në gjithë jetën politike institucionale qeverisëse të vendit dhe unë këtë mendoj se mund ta bëj shumë mirë në pozicionin ku ndodhem.
Zoti Meta a jeni ju dakord me një konstatim të ambasadorit amerikan Avizu ku deklaroi se qeveria ka bërë disa përparime në disa fusha por ka një term që është lodhja nga pushteti. A ka një lodhje të qeverisjes?
Nuk kam pasur rastin ta ndjek drejtpërdrejt intervistën e ambasadorit Arvizu por unë besoj se është e rëndësishme që qeveria të krijojë një ritëm të ri të ketë prioritete edhe më të qarta të harxhojë më pak kohë me replika dhe me opozitën. Qeveria duhet të harxhojë sa më shumë energji në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes së vendit. Sepse opozita prej kohësh ka zgjedhur një strategji të sajën që për mua është e qartë përpjekja për të mbajtur vazhdimisht qeverinë në një debat të pareshtur politik akuza e kundërakuza. Jemi në kushtet kur opozita nuk po paraqet dot një alternativë bindëse dhe në këtë rast nuk është opozita por qeveria që humb kohë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt integrimit.
Në kuadër të debatit publik qeveria a ka qenë në lartësinë e duhur?
Mendoj se qeveria duhet të vendosë standarde më të larta të debatit. Jam i bindur që dhe vetë opozita do të detyrohet të përmirësojë standardin që ajo ofron.
Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka bërë keq qeveria në logjikën tuaj në mënyrë që në 2013-n gjërat të përmirësohen dhe pse mos kjo maxhorancë të synojë një mandat tjetër?
Kjo është një analizë e gjerë një debat më vetë por le të marrim aspektin e integrimit europian të vendit. Mendoj se qeveria në përgjithësi i ka përmbushur në kohë pothuajse të gjitha angazhimet që i takojnë. Marrim në radhë të parë procesin e liberalizimit të vizave. Për fat të mirë nuk kishim as standarde me ligje për 3/5 sepse në këtë rast procesi nuk do të kishte përfunduar as sot. Qeveria i plotësoi në një kohë rekord të gjitha kushtet e standardet e kërkuara. Shqiptarët treguan më mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor se e meritonin këtë liberalizmin dhe është vlerësuar si një model në këtë drejtim.
Z. Meta jeni ju në një mendje me zotin Berisha se zoti Rama i ka shërbyer Serbisë në lidhje me problematikën që ka paraqitur opozita për integrimin e Shqipërisë?
Së pari nuk jam dakord që ta konsiderojmë Serbinë si një vend armik. Pavarësisht nga armiqësia e hidhur midis dy popujve midis dy kombeve në të kaluarën e largët apo qoftë edhe përpara 13 vitesh. Serbia duhet konsideruar si një vend partner pavarësisht nga vështirësitë që ende ekzistojnë sepse trashëgimia nuk mund të tejkalohet me një dekadë. Edhe faktin se Serbia mori vlerësimin si një vend kandidat tregon se pavarësisht nga vështirësitë nga paragjykimet që mund të kemi ne po ecëm në një rrugë demokratike. Mendoj se mesazhi që ka dashur që të japë zoti Berisha opozita në Serbi nuk ka bllokuar çështje apo kërkesa që kanë qenë të Bashkimit Europian jo thjesht që zoti Rama ka dashur t’i shërbejë Serbisë apo dikujt tjetër. Në këtë rast përgjigja ime është shumë e thjeshtë: ka dashur t’i shërbejë qëllimit të tij që përpiqet gjithmonë të gjejë fajtore qeverinë për një mosarritje. Duhet që të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre sepse Shqipëria është pas në reforma pas Serbisë absolutisht. Shqipëria në drejtim të dialogut politik i cili nuk ka prodhuar ato rezultate që janë kërkuar është këtu ku është sepse Shqipëria kët&
euml; status do ta kishte marrë para dy vitesh tre vitesh. Shqipëria ka qenë më e përgatitur për ta pasur këtë status prej kohësh. Ka vetëm problemin e kriterit politik. Pra nuk ka as problemin e kriterit ekonomik nuk ka as problemin e kriterit të përafrimin e legjislacionit sepse në të gjitha këto është bërë një progres të konsiderueshëm.
Pse nuk funksionon tryeza e koalicionit tuaj?
Ju keni të drejtë sepse ngaqë ju shikoni që vazhdimisht mblidhet tryeza e opozitës. Por tryeza e maxhorancës zakonisht është qeveria sepse të gjithë përfaqësohen atje.
Në lidhje me Presidentin ju do të jeni për një President konsensual apo një President të PD-së. Kam parasysh disa qëndrime të Kryeministrit Berisha?
Është një çështje tepër e parakohshme. Si koncept Presidenti duhet të jetë një figurë që t’i bashkojë sa më shumë shqiptarët sepse shqiptarët nuk kanë nevojë çdo ditë për një President. Kanë çdo ditë nevojë për qeverinë por dhe për Presidentin kanë nevojë për kreun e shtetit në momente kyçe si autoritet kushtetues dhe moral. Natyrisht Presidenti duhet zgjedhur dhe në mënyrë kushtetuese sepse përndryshe dhe mund të ndodhë dhe nëse ndodh ka dhe Gjykatë Kushtetuese. Është një proces që duhet të ndodhe në mënyrë konstruktive. Ka aspirata të ndryshme për President dhe opozita pretendon për një kandidat nga radhët e saj. Mendoj se janë të gjitha hapësirat për të pasur konkurrencë në fund fare në rast se nuk do të ketë një konsensus. Konsensusi është i mirëpritur por nuk mund të jetë kusht për të mos zgjedhur President.
Qarkullojnë zëra se ju Zoti Meta mund të jeni një ndër kandidatët për President?
Pothuajse kjo është një përgjegjësi e parakohshme për mua. Sepse unë mendoj se Presidenti si një pozicion duhet të largohet nga partia apo partitë për t’iu përkushtuar një institucioni. Nuk është një institucion që duhet përdorur për parti dhe politikë. Dhe këtë pikëpamje jam shumë i pasionuar pas LSI-së për të qenë më i sinqertë me ju.
Por nga mënyra se si u përgjigjët ju përjashtuat disa emra dhe mundësi të tjera sepse thatë që kandidatura duhet të jetë përtej partive e përtej politikës?
Unë thashë se ai që shkon President për mua duhet të jetë politikan sepse është përgjegjësi publike sepse nuk kemi kohë të bëjmë eksperimente dhe as thjesht konkurse sepse nuk jemi as në shërbimin civil. Por në momentin që një politikan zgjidhet President”