Interviste e Kryetarit te LSI

Interviste e Kryetarit te LSI

Interviste e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta dhene gazetarit Franko Egro ne emisionin “60 minuta” ne TV KOHA Meta: Ne synojmë jo thjesht të krijojmë një rezistencë ndaj  keqqeverisjes së z. Berisha dhe të cënimit të pavarësisë së institucioneve dhe standarteve demokratike por njëkohësisht të krijojmë një alternativë shumë shpresëdhënëse për të ardhmen

Z. Meta sa e bashkuar është opozita e bashkuar?

Unë mendoj se është një proces bashkëpunimi dhe bashkim forcash dhe energjish për të arritur ne radhe te pare objektivin afatshkurtër sikurse është fitorja në zgjedhjet vendore dhe më pas disa objektiva të tjerë më të rëndësishëm dhe më afatgjatë por sigurisht për të duhet kohë.

Ju bashkon fryma apo obsesioni anti -Berisha apo ka diçka më shumë në këtë bashkëpunim?

Pa dyshim që ka më shumë dhe natyrisht nuk mund të përjashtohet faktori Berisha si një faktor nxitës për bashkëpunimin e opozitës jo si obsesion por si qeverisje konfliktuale konfortuese me opozitën me institucionet e tjera të pavarura dhe me shoqërinë. Natyrisht kur ke të bësh me një qeverisje të tillë konfliktuale dhe provokuese dhe kur ndodhesh në opozitë me forca të tjera atëhere padyshim që kjo klimë ndihmon për bashkëpunimin për të përballuar këto probleme.

Ju thatë që Berisha nuk është i vetmi qëllim i opozitës për këtë bashkëpunim. A mund të jepni dy apo tre elementë që ju bashkojnë në këtë momente?

Po ka disa elementë. Në radhë të parë na nxit për të bashkëpuneuar përgjegjësia për të ruajtur dhe çuar më tej standartet e demokracisë të vendit. Siç kuptohet edhe në mënyrë të natyrshme dhe të drejtat e opozitës janë të tilla të cilat e kanë të domosdoshme zgjerimin dhe luftën për të shtuar hapësirat demokratike. Së dyti mendoj të synojmë jo thjesht të krijojmë një rezistencë ndaj  keqqeverisjes së Z. Berisha dhe të cënimit të pavarësisë së institucioneve dhe standarteve demokratike por njëkohësisht të krijojmë një alternativë shumë shpresëdhënëse për të ardhmen.

A jeni dakort Z. Meta me konstatimin qe ju keni bërë më shumë opozitë për atë që ndodh në Parlament sesa reagim konstruktiv nëpërmjet platformave duke shpalosur alternativa konkrete?

E kam dëgjuar shpesh këtë tezë të hedhur nga z. Berisha sipas të cilit opozita vetëm bllokon konteston dhe sikur opozita vetëm merret me Z. Berisha dhe nuk merr asnjë inisiativë konstruktive për vendin dhe nuk jep asnjë alternativë. Kjo është fare e pavërtetë. Unë mund të përmend disa shembuj problemi që ka sot vendi në planin ekonomik është çështja energjitike. Në vjeshtën e vitit të kaluar kur vendi u ndodh në një kolaps energjitik ne nuk e fajësuam drejtpërdrejt qeverinë e Z. Berisha sepse ajo disa muaj kishte që e kishte marrë pushtetin. Ne as nuk ndezëm qirinj në Parlament dhe as nuk kritikuam pa kriter por mblodhëm profesorët dhe specialistët më të mirë të energjisë në vend dhe paraqitëm një projekt-ligj për nxitjen e investimeve private në sektorin elektro-energjetik i cili ende fle në sirtaret e Parlamentit.  Projekt-ligji i paraqitur nga LSI-ja plotëson gjithë atë vaakum legjislativ për të nxitur investimet në fushën e energjisë. Sidomos për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla apo të mesme ku vendi ka potenciale të jashtëzakonshme. Ku vetë Z. Berisha dhe qeveria e tij kanë thënë që është një ide shumë e mirë dhe tepër konstruktive por ne do ta diskutojmë me Bankën Botërore (BB). Ne e kemi diskutuar vetë me shefin e BB-së i cili e ka vlerësuar shumë punën e bërë nga LSI-ja. U bë më shumë se një vit kohë dhe ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje për të. Pra inisiativat që merr opozita nuk vlerësohen dhe nuk merren fare parasysh pra ka një mungesë vullneti për të respektuar këtë inisiativë ku për më shumë sesa kredibiliteti i vetë opozitës i shërben edhe vete qeverisjes. Së dyti marrim çështjen e Reformës Zgjedhore ku forca politike që u dëmtua në mënyrën më të padrejtë dhe më të poshtër është LSI-ja. Jo vetëm që u grabitën votat e saj por edhe sepse u grabitën shumë mandate në kundërshtim me Kushtetutën të cilëve ju dhanë disa partive normalisht jo ekzistente. Megjithatë forca e parë politike mbas 3 Korrikut e cila paraqiti një platformë për Reformën Zgjedhore ishte LSI-ja sepse ne e dinim dhe ishim të bindur se përsëri do të përsëritej rituali për t’i lënë gjërat në ditën e fundit. Ne shkuam tek Presidenti i Republikës ku i kërkuam të mblidhte tryezën e partive politike u mblodh tryeza e partive politike dhe u ra dakort të krijohej Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk u krijua. Në këto kushte i bëra edhe një kërkese Z.Rama si kryetar i PS-së dhe Z.Berisha si drejtues i mazhorancës për të filluar menjëherë Reformën Zgjedhore. Madje ne u takuam me Z. Berisha ku ai publikisht i pranoi të gjitha sugjerimet tona madje u angazhua edhe publikisht që të realizoheshin edhe kartat e indetitetit për zgjedhjet vendore dhe prej asaj kohe edhe sot nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Marrim edhe rastin e projket-buxhetit ku ne paraqitëm disa amendamente dhe i argumentuam tërësisht ato. Ku bëhej fjalë për një shtesë prej 8.5 miliard lekë të reja ku me disa prioritete sipas nesh do të bëheshin shtime në fondin për pensionet në fushën e bujqësisë ku ka ulje të fondeve në fushën e arsimit të sporteve të turizmit pra në disa drejtime të caktuara. Ne thamë që nëse këto merren parasysh ne mund të votojmë PRO projekt-buxhetit. Përsëri ata i rrëzuan amendamentet tona dhe nuk është këtu çështja për të qenë thjesht kundër Berishës. Dua të kujtoj edhe diçka tjetër se a nuk ishte LSI-ja në fillim të këtij mandati e cila votoi bashkë me Partinë Demokratike për amendamentet për ligjin e KLD-së për të zgjidhur konfliktin e interesave në KLD. Ne e bëmë këtë sepse ne e kemi pjesë të programit luftën ndaj konfliktit të interesave por historia më pas tregoi që Berisha nuk kishte fare shqetësimin e konfliktit të interesave në KLD-në por ka një shqetësim tjet&eum
l;r sesi të kontrollojë të gjithë institucionet e pavarura në funksion të krijimit të pushtetit absolut në vend.

Z. Meta kyç për fatin e së majtës është aleanca mes jush dhe PS-së. Sa solide është kjo aleancë sa solide është ajo për momentin apo fjala solide është shumë e fortë?

Nuk duhet të shqetësohemi nga përcaktimet që ju bëjmë zhvillimeve brenda të majtës mendoj se edhe në rastin që nuk do të ishte shumë e përshtatshme fjala solide mendoj se ne tashmë jemi në një proces bashkëpunimi. LSI-ja ka treguar dhe do tregojë që është një forcë shumë serioze që i qëndron atyre gjërave që i firmos dhe ne i lexojmë letrat para se t’i firmosim edhe marrëveshjen e bashkëpunimit edhe protokollin për Reformën Zgjedhore dhe shumë elementë të tyre kanë propozime nga LSI-ja. Ne e kuptojmë që ende në Partinë Socialiste ka mendësi të cilat e pengojnë frymën e bashkëpunimit. Këtu mund të përmend një rast shumë konkret kur isha para disa ditësh në shumë zona të Elbasanit ku bëra takim me strukturat e LSI-së ku asgjëkundi nuk u morëm me PS-në në kuptimin negativ se përderisa jemi në bashkëpunim do të jemi shumë të kujdesshëm. Por natyrisht ne motivojmë strukturat tona për më tepër rezultati në propocional është një rezultat i pavarur ku çdo parti do tregojë peshën e vet në zgjedhje. Mbas kësaj vizite del një deklaratë e një deputeti të PS-së i cili thote se çfare do z.Meta që vete në Belsh se atje nuk ka LSI. Mbas dy-tre ditësh vete Sekretari i përgjithshëm i LSI-së ku zhvillohet parimi “Një anëtar- Një votë” sipas rregullave që ne kemi dhe përsëri del ky deputet dhe shprehet se çdo ai që vete atje. Ndërkohë qe kemi pasur një rast edhe ne në Berat ku PS bëri një përzgjedhje të sajën dhe ku pati ndonjë reagim nga përfaqësuesit e LSI të cilët ishin kundër kandidaturës që kishte dalë i pari. Por ne i paralajmëruam që nuk mund të denigrojmë apo të diskutojmë në publik për individë të caktuar të PS-së sepse është çështja e saj. Ne kemi si qëllim të afirmojmë kandidatët tanë vlerat tona më të mira.

Këto raste që përmendët Z. Meta janë rendimente të një procesi apo i shikoni si piketa që mund të shndërrohen ne pengesa më serioze me kalimin e kohës?

Këtë gjë ne do e shikojmë në proces nuk mund të them asgjë me siguri. Ajo që mund të them me siguri të plotë është se LSI-ja është një forcë shumë serioze në angazhimet e saj që merr në raport me PS-në dhe në raport me opinionin publik. Këtë gjë unë mund ta garantoj me siguri të plotë.

Megjithatë Z.Meta përdorimi i epitetit solid apo aleancë është kjo fillimi i një rruge të gjatë të përbashkët apo e shikoni thjesht nga këndëvështrimi pragmatist ”një çështje në kohe”?

Unë mendoj se është një rrugë afatgjate sepse dy forcat tona politike janë dy forca të majta pavarësisht nga veçoritë e tyre ku PS-ja është një parti më tradicionale ndërsa LSI-ja është një forcë e re politike dhe kjo natyrisht qe do të ketë etapat e saj. Zgjedhjet vendore janë etapa e parë ku opinioni publik do të vërtetojë seriozitetin e secilës palë për të qëndruar dhe ndërtuar një patneritet të dobishëm. Jo thjesht në kuptimin pragmatist që duke bashkëpunuar të dy palët fitojnë shumë më tepër sesa duke qenë të ndara por edhe në drejtim të kredibilitetit të së majtës si një alternativë e ripërtërirë si një alternativë e re me një moral të ri larg atyre fenomeneve negative të së kaluarës të cilat e lodhën dhe e dëshpëruan elektoratin. Kështu që unë besoj se jemi në një proces ku unë do e konsideroja të mbarë ku vështirësitë janë normale sidomos brenda PS-së sepse ata gjithmonë janë mësuar të kandidojnë kudo kjo nuk është në kuptimin e keq por është e vërtetë. Madje mendoj se më shumë probleme se ndërmjet LSI-së dhe PS-së më shumë mund të ketë vetë brenda PS-së. Megjithatë unë dëshiroj të konfirmoj besimin tim se ky bashkëpunim është në rrugë të mbarë dhe besoj se edhe në Partinë Socialiste të gjithë e kuptojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe të ndryshimit të asaj force politike.

Z. Meta të flasim konkretisht për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor Z.Rama është kandidat i së majtës së bashkuar për Bashkinë e Kryeqytetit ku Tirana për shkak të rëndësisë të veçantë që zë por edhe si pasojë e numrit më të madh të banorëve sigurisht do të përkojë si një pikë referimi për fushatën vendore. A ishte ai kandidatura më e saktë dhe më e mirë e mundshme e opozitës për Tiranën?

Mendoj se në këto kushte në të cilat ne jemi figura e tij është padyshim figura më e përshtatshme dhe më e mirë pasi ka një back-ground përgjithësisht shumë pozitiv. Po të krahasojmë progresin nga viti 2000 deri në 2006 një pjesë shumë e konsiderueshme e këtij progresi i dedikohet edhe atij individualisht sepse ka dëshirë dhe ambicje për të lançuar gjëra dhe për bërë të ndryshime.

Megjithatë Z. Meta pas 6 vitesh në drejtim sikurse janë evidente ndryshimet e bëra ka edhe të meta të cilat do të kapen do të evidentohen dhe do të sulmohen fort nga kundështari politik. Dhe sigurisht me të njëjtën moto ndoshta “Koha për Ndryshim”?

Nuk e besoj sepse ka një rekord mjaft negativ të qeverisjes së PD-së për gati 10 vjet në Kryeqytet pra deri në vitin 2000. Besoj se të gjithë e mbajmë mend kioskëzimin e kryeqytetit që ishte një dhuratë e PD-së të asaj kohe. Natyrisht Tirana i ka disa probleme ku unë vetë ato i kam evidentuar dhe ne ato do i kemi prioritet edhe si LSI edhe si opozitë për t’u dhënë zgjedhje në vitet e ardhshme. Ku do të veçoja çështjen e trafikut që është jashtëzakonisht i rënduar dhe që kërkon operacione të shpejta kemi çështjen e ndotjes së Kryeqytetit