14 Feb Intervistë e këshilltares ekonomike pranë LSI
Intervistë e këshilltares ekonomike pranë LSI një ndër negociatoret kryesore të Shqipërisë me BE znj.Adriana Civici dhënë BBC Civici: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me BE sfidat që presin Shqipërinë
Marrëveshja e ndërmjetme do t'i mundësojë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian përfitime që rrjedhin nga rritja e shkëmbimeve tregtare nga të cilat Shqipëria do të përfitojë një akses sipas Oli Rehnit praktikisht pa taksa dhe të pakufizuar me vendet e Bashkimit Europian.
Për këtë çështje BBC pyeti Adriana Civicin eksperte
e ekonomisë dhe një nga hartueset kryesore të palës shqiptare për të negociuar këtë marrëveshje aktualisht këshilltare ekonomike prane LSI-së.
Znj. Civici- Në fakt në gjuhën zyrtare dhe teknike njihet si marrëveshja e ndërmjetme brenda kuadrit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian por që në terma ekonomikë dhe tregtarë konsiston në marrëveshjen
e Tregëtisë së Lirë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në parimet kryesore të saj është mbështetur dhe është pothuajse identike me parimet që lëvrohen në gjitha Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë që Shqipëria tashmë ka me vendet e rajonit por sigurisht që është e përmasave shumë më të mëdha për aq kohë sa Bashkimi Europian është partneri kryesor dhe nga njëra anë janë sfidat kostot vështirësitë por nga ana tjetër dhe përfitimet që sigurisht do të jenë më të mëdha si rezultat i kësaj marrëveshje në ekonominë e vendit.
BBC- Konkretisht çfarë përfitimesh do të vihen re të kujt karakteri?
Znj. Civici- Fakti që kjo marrëveshje përmbledh politikat e liberalizimit dhe të lehtësimit të tregtisë dhe ka të bëjë pikërisht me liberalizmin dhe me reduktimin e tarifave doganore sigurisht që ka reduktim të menjëhershëm dhe reduktim gradual për produktet që ne shkëmbejmë me Bashkimin Europian për produkte inudstriale dhe produkte bujqësore. Ne jemi përpjekur që gjatë negociatave sigurisht që për ato produkte të cilat paraqiten si potencial i industrive të zhvilluara i sektorit të bujqësisë të zhvilluar kemi negociuar politika të mbrojtjes në kuptimin që reduktimet tarifore do të bëhen në mënyrë shumë graduale dhe mbas një periudhe 5 vjeçare. Ndërsa për produkte të tjera qoftë industriale qoftë edhe bujqësore të cilat nuk paraqesin ndonjë rrezik për zhvillimin e brendshëm për bizneset e sapo lindura etj etj ne jemi përpjekur që të zbatojmë atë parimin si të thuash tradicional të politikave të liberalizimit që t'i reduktojmë tarifat menjëherë në zero. Sigurisht ato që nuk janë mallra me origjinë nga Shqipëria apo që e përfitojnë statusin e rregullit të origjinës që të quhen Made in Albania për këto lloj që nuk kanë rrezik ne kemi tentuar që ti bëjmë menjëherë zero pasi është si të thuash parimi apo dimensioni i partneritetit me palën tjetër me të cilën negocion apo që nesër do zhvillosh marrëdhënie ekonomike.
BBC- Znj. Civici a mund të thoni disa nga mallrat që Shqipëria përkatësisht eksporton drejt vendeve të Bashkimit Europian qofshin mallra industrialë qofshin bujqësorë?
Znj. Civivi- Për momentin janë ato produkte tradicionale do të thosha nga fusha e industrisë si produktet e çelikut produkte të industrive të ndryshme si produkte plastike produkte të kozmetikës produkte druri të letrës etj. Por edhe nga bujqësia gjithashtu ka produkte po sidomos ato sezonale që ne i kemi më tepër potencial gjatë stinës së verës frutat dhe perimet e freskëta. Por sigurisht që është një moment që unë do ta konsideroja sfidën edhe vështirësinë e këtij procesi të hapjes së tregjeve drejt Bashkimit Europian që lidhet direkt me sigurimin e standarteve dhe të cilësisë sidomos për produktet e peshkut për molusqet apo produkte të tjera vazhdon problemi që produktet tona akoma nuk e kanë atë standartin e kërkuar pikë për pikë sipas standarteve të tregjeve në Bashkimin Europian. Në këtë moment do të thosha që këtu duhet përqëndruar më shumë puna dhe përsa i përket politikave dhe përsa i përket egzekutimit të këtyre politikave nga institucionet në mënyrë që t'i afrohemi sa më shumë këtyre standarteve duke zbatuar direktivat e komunitetit. Dhe në raportin e fundit të BE-së për MSA-në në Shqipëri theksohet se sidomos lëvizjet e shpeshta dhe të pastra politike veçanërisht në organet doganore venë përballë sfidave të kësaj MTL-je një administratë larg nivelit që kërkojnë standartet europianë të zbatimit të reformave bashkëkohore.
BBC- Znj.Civici në Shqipëri ka zëra madje jo vetëm nga biznesmenët por edhe nga përfaqësuesit e politikës se kjo marrëveshje në fakt nuk i bën mirë bizneseve konkrete vendase qoftë të planit industrial qoftë të planit bujqësor?
Znj.Civici – Unë nuk do të thosha kështu në asnjë mënyrë hapja e tregjeve ka sigurisht efektin më pozitiv fillimin e përballjes edhe në mënyrë fare të natyrshme hapjen e rrugës për konkurrencën e lirë dhe të ndershme për shmangien e monopoleve dhe fenomeneve të tjera negative të cilat kanë qenë prezente gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit. Problemi është që këtë marrëveshje ta kthejmë në përfitim pikërisht duke shfrytëzuar këto politika apo instrumenta konkretë siç janë tarifat doganore. Ne kemi negociuar psh që të hapet tregu dhe të bëhen zero lëndët e para që është një moment shumë i mirë për të gjitha industritë që sapo lindin edhe për sektorin e bujqësisë për industritë që janë në ndihmë të këtij sektori. Bërja zero do të thotë ulja e kostos së produkteve përmirësimi teknologjik apo deri çmimi më i ulët i produkteve që do të vihen në dispozicion të konsumatorit shqiptar. Sigurisht që kjo nuk bëhet sot për nesër do një kohë dhe termat kohorë janë si afat shkurtër afat mesëm por edhe afat gjatë por që gjithmonë e ka një fillim dhe patjetër që pa u përballur me vështirësi nuk mund të arrihet t'i kemi këto përfitime. Në asnjë më
;nyrë nuk mund të thuhet që kjo MTL ka vetëm efekt negative përkundrazi kjo thith një kulturë të re konkurueshmërie sikur edhe vetëm për këtë moment kjo ndihmon dhe balancon të gjitha forcat e tregut që të jenë përballë një konkurence të ndershme që të stimulojë podhimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social në rang vendi.
BBC- Përse kjo marrëveshje po quhet në shumë mjedise si një marrëveshje asimetrike?
Znj.Civici – Është një marrëveshje asimetrike sepse që në momentin që hyn në fuqi kjo marrëveshje Bashkimi Europian i ka plotësisht të hapura tregjet për produktet shqiptare kurse ne kemi politika mbrojtëse që do t'i bëjmë tarifat zero edhe për efekt të mbledhjes së të ardhurave edhe për efekte të tjera që japin në buxhet në llogarinë fiskale të shtetit edhe në përgatitjen e biznesit në terma kohorë. Dmth është marrëveshje asimetrike ndërkohë që Bashkimi Europian na e ka dhënë edhe këtë lloj avantazhi në mënyrë që ne të fitojmë në kohë edhe të jemi sa më afër konkurrencës me tregjet e tyre. Por Shqipëria duhet të eci shumë shpejt që kjo kohë në dispozicion prej 5 vjetësh të shfrytëzohet për t'u shndërruar në përfitim me politika aktive sektoriale pasi MTL-ja është veçse hapi i parë i një procesi shumë të gjatë dhe të vështirë siç është ai i integrimit në BE si partnerë dhe jo si pasues.
0x323030362d31322d3031