14 Feb Intervistë e dhënë nga Kryetari i LSI-së
” Intervistë e dhënë nga Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta për radion BBC gjatë qëndrimit të tij në Londër Meta : Pavarësia e Kosovës ndihmon Serbinë të çlirohet nga e kaluara
Pavarësia e Kosovës do të ndihmonte edhe Serbinë që të çlirohet nga e kaluara e saj dhe të përqëndrohet edhe ajo për të ardhmen e vet evropiane.
Kështu ka deklaruar për BBC-në kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në fund të qëndrimit disa ditor në Londër.
Zoti Meta mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga Aleanca Ushtarake e NATO-s dhe Akademia Mbretërore Britanike e Mbrojtjes që iu kushtua mirëqeverisjes dhe sigurisë.
Ish-kryeministri shqiptar pati takime me zyrtarë të lartë britanikë përfshirë dhe ministrin britanik të Shtetit për Evropën Xhefri Hun Sekretarin e Jashtëm të opozitës britanike Ëilliam Hague etj.
Ku ndodhet Shqipëria kur është fjala për qeverisjen e mire?
Zoti Meta: Çështja që u diskutua është një temë e cila në veçanti është interesante për vendet të cilat janë në tranzicion ose për vendet që janë në periudhën e pas konflikteve dhe ku mirëqeverisja është drejtpërdrejt e lidhur me sigurinë dhe anasjelltas. Në këtë drejtim Shqipëria është në kuadër të shumë angazhimeve për mirëqeverisje të shumë nismave të proklamuara kundër korrupsionit për zhvillimin e transparencës. Por njëkohësisht është edhe larg atyre standardeve dhe premtimeve të bëra kohë më parë ose jo më shumë se një vit më përpara kur qeveria e re erdhi në pushtet. Tani mund të themi se pas kaq kohësh Shqipëria më shumë se sa mirëqeverisje zhvillon një retorikë politike e cila nuk jep shpresë se në këtë mënyrë standardet e mirëqeverisjes do të ecin përpara.
Sipas jush çfarë duhet bërë me qëllim që kjo sfidë të tejkalohet sa më parë?
Ajo që duhet bërë është heqja dorë nga retorika politike është braktisja e përdorimit të luftës së korrupsionit për qëllime politike. Është heqja dorë nga konfliktet e sforcuara me institucionet e tjera të pavarura nga ana e qeverisë dhe një luftë institucionale e bazuar në ligj dhe në bashkëpunim me instutucionet e tjera nga ana e qevrisë kundër korrupsionit. Dhe një luftë e tillë sigurisht që do të kishte edhe mbështetjen e opozitës.
Zoti Meta gjatë qëndrimit këtu në Londër ju keni pasur takime edhe me zyrtarë britanikë nga qeveria dhe opozita. Çfarë mund të thoni pas këtyre bisedimeve?
Ishte kjënaqësi për të zhvilluar edhe disa takime të rëndësishme. Do të veçoja bisedën shumë të dobishme që zhvillova me ministrin e Shtetit për Evropë zotin Xhefri Hun si dhe me sekretarin e Jashtëm në hije të opozitës dhe ish-liderin e konservatorëve zotin Viliam Heig. Në këto takime riafirmova vendosmërinë e Shqipërisë për t'ju bashkuar Evropës dhe standardeve të saj angazhimin e opozitës në këtë drejtim përpjekjet e veçanta që bën Lëvizja Socialiste për Integrim si forcë konstruktive e cila integrimin evropian të vendit e ka prioritet madhor. Po ashtu u ndalëm edhe në disa çështje të rëndësishme si për ne ashtu dhe për interesin e bashkëbiseduesve. Në radhë të parë në domosdoshmërinë e arritjes së atyre standardeve të dosmosdoshme që kërkohen për t'u cilësuar të ndershme zgjedhjet e ardhshme vendore pasi Shqipëria tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe nuk mund të ketë asnjë jusitifikm nuk mund të tolerohet asnjë parregullësi e cila cënon integritetin e zgjedhjeve dhe në këtë drejtim edhe ministri i Shtetit për Evropën bëri të qartë se standardi i zgjedhjeve do të jetë përcaktues për ritmin dhe vazhdimin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Mësohet se nuk është anashkaluar as Kosova?
Po kemi diskuar me shumë interes lidhur me çështjen e Kosovës për domosdoshmërinë e përcaktimit të statusit të saj final pa vonesa për shkak të zhvillimeve të brendshme qoftë edhe në Serbi pasi unë e bëra të qartë dhe kam bindjen se pavarësia e Kosovës do ta ndihmojë edhe Serbinë që të çlirohet nga e kaluara e saj dhe të përqëndrohet për të ndërtuar edhe ajo të ardhmen e vet evropiane.
0x323030362d31302d3231 14:8)”