14 Feb Interviste e Anetarit te Kryesise se LSI Z. Spartak Braho
Interviste e Anetarit te Kryesise se LSI Z. Spartak Braho Anetari i kryesise se LSI analizon shkaqet e krizes politike dhe rolin konstruktiv te LSI-se ne afrimin e paleve
Spartak Braho: Berisha është i pashpresë
"Vendi është futur në një krizë të fortë e cila është krizë institucionale është krizë e mazhorancës së sotme krizë e cila dëshmon hapur se kjo qeveri nuk është e aftë dhe e zonja që të organizojë zgjedhje është një krizë e cila ka përfshirë edhe parlamentin shqiptar i cili nuk mund të miratojë ligje të cilat kërkojnë 3/5 e pranisë së deputetëve madje gjatë dy viteve ky parlament nuk ka miratuar asnjë ligj kushtetues që është akoma më e rëndë dhe që e ka çuar bllokim aktivitetin e parlamentit" kështuv e ka vlerësuar situatën në të cilën ndodhet politika shqiptare Spartak Braho këshilltari juridik i LSI-së. Sipas tij më e pakta është që mazhoranca dhe drejtuesi i saj për shkak të kësaj krize duhet të rishikojë pozicionin e tij institucional duhet të rivlerësojë qëndrimin e tij në krye të ekzekutivit madje nuk është e tepërt që të japë dorëheqjen." Edhe mazhoranca duhet të verifikojë nëse i ka numrat në parlament dhe për shkak të krizës së thellë që është përfshirë për shkak se nuk është në gjendje të miratojë ligje kushtetuese pse jo edhe të shpallë zgjedhje të parakohshme me qëllim që të rindërtohet raporti politik i forcave politike që drejtojnë ose marrin pjesë në politikën shqiptare" tha Braho.
Negociatat mes maxhorancës dhe opozitës të zhvilluara gjatë dy ditëve të fundit me qëllim daljen nga kriza e thellë parazgjedhore arritën të miratojnë disa amendamente të rëndësishme ndërkaq çështja e çertifikatave të zgjedhësve vazhdon të mbajë peng arritjen e kompromisit. Çfarë është duke ndodhur realisht mes palëve?
– Ajo që dua të vë në dukje që në fillim është fakti se institucionet monitoruese ndërkombëtare lidhur me reformën zgjedhore dhe implementimin e saj vazhdimisht u kanë bërë thirrje institucioneve kryesore shqiptare veçanërisht qeverisë por edhe parlamentit dhe forcave politike mbi domosdoshmërinë e kësaj reforme zgjedhore dhe posacërisht janë ndalur në dy çështje në çështjen e listave dhe në çështjen e çertifikatave apo dokumentave identifikues të zgjedhësve. Do të thosha që është e pafalshme nga ana e qeverisë e cila është përgjegjëse për zgjedhjet është e pafalshme për mazhorancën e sotme ekzekutive dhe parlamentare që për rreth një vit zvarriti hartimin dhe miratimin e këtyre rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it për të tëra çështjet në përgjithësei dhe në veçanti për dy çështjet kryesore listat dhe çertifikatat.
Cili është vlerësimi juaj për vendimin e qeverisë që I jep vlefshmëri të përhershme çertifikatave dhe a po ndikon ky në mbajtjen peng të kompromisit?
– Mirësjellja e qeverisë duke parë veprimtarinë e saj veçanërisht nga muaji Korrik i vitit 2006 e në vazhdim ka qenë jo transaparente madje janë bërë veprime në ilegalitet janë marrë vendime të dyshimta unë do të rendisja dy prej tyre së pari vendimi i qeverisë për hartimin dhe përdorimin e dokumentave identifikues në pikën 6 të të cilit qeveria ka bërë publike qëndrimin e saj i ka dhënë çertifikatave vlefshmëri të përhershme gjë e cila është non sens është e pajustifikuar është kontradiktore me vetë pikat e tjera të këtij vendimi pasi ndërkohë që i jep vlefshëmri të përhershme çertifikatave në një paragraf dhe konkretisht në pikën 6 të këtij vendimi në pikën 7 dhe 8 ajo i jep vlefshëmri të përkohshme çertifikatave që përdoren për qëllime identifikimi nga organet e policisë nga organet e prokurorisë dhe nga organet e gjyqësorit. Është e pakonceptueshme nga çdo pikëpamje po veçanërisht nga pikëpamja ligjore që çertifikatat të kenë vlefshmëri të përhershme pasi dihet që gjendja qoftë sociale qoftë pronësore qoftë personale e shtetasit është e ndryshueshme në çdo kohë ai që sot banon në Tropojë brenda pak ditëve mund të transefohet në Tiranë ai që sot mban një mbiemër me ndryshimin e gjendjes civile merr mbiemër tjetër ai që sot disponon një X pasuri brenda pak momentesh mund të kaojë në një status tjetë pasuror që do të thotë që çertifikatat asnjëherë nuk mund të jenë të përhershme. Lidhur me këtë unë do t'i referohem praktikës ndërkombëtare dhe do të thosha që ligji Italian madje ka një dekret të presidentit të Italisë në vitin 2000 i cili të gjitha llojeve të çertifikatave u jep vlefshmëri 6 mujore ndërkohë që ligji francez këtë vlefshmëri e ka akoma më të shkurtër dhe shkon deri në 3 muaj. Ndërkaq kemi urdhërin e ministrit Olldashi në muajin Nëntor për rregjistrimin e çertifikatave që shpërndajnë zyrat e gjendjes civile një urdhër i cili duhet të kishte dalë më parë jo në muajin Nëntor por që ky urdhër nuk duhet të përfshinte çertifikatat e lëshura nga 1 nëntori e këtej por duhet t'i jepte këtij urdhëri edhe fuqi prapavepruese për të rregjisturar edhe çertifikatat e mëparshme ose për t'i bërë ato të pavlefshme në përdorimin e tyre. Më pas veprimet e qeverisë dhe të mazhorancës kokëfortësia e tyre për të mos rregulluar rregjimin e çertifikatave kokëfortësia në përdorimin e validitetit të tyre tregojnë haptas faktin që prapa këtij qëndrimi ka një skenar manipulimi në të cilën mazhoranca e sotme ka mbështetur të tëra shpresat e për të manipuluar dhe për të arritur një rezultat në favor të saj.
Politika shqiptare është futur sërish në krizë e cila sipas ndërkombëtarëve do të ndikojë negativisht në integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Cili duhet të jetë hapi i duhur që duhet të bëjë politika që të kapërcejë këtë krizë?
Natyrisht vendi është futur në një krizë të fortë e cila është kriz&eum
l; institucionale është krizë e mazhorancës së sotme krizë e cila dëshmon hapur se kjo qeveri nuk është e aftë dhe e zonja që të organizojë zgjedhje është një krizë e cila ka përfshirë edhe parlamentin shqiptar i cili nuk mund të miratojë ligje të cilat kërkojnë 3/5 e pranisë së deputetëve madje gjatë dy viteve ky parlament nuk ka miratuar asnjë ligj kushtetues që është akoma më e rëndë dhe që e ka çuar bllokim aktivitetin e parlamentit. Kjo do të thotë që më e pakta mazhoranca dhe drejtuesi i saj për shkak të kësaj krize duhet të rishikojë pozicionin e tij institucional duhet të rivlerësojë qëndrimin e tij në krye të ekzekutivit madje nuk është e tepërt që të japë dorëheqjen dhe më e shumta është që edhe mazhoranca duhet të verifikojë nëse i ka numrat në parlament dhe për shkak të krizës së thellë që është përfshirë për shkak se nuk është në gjendje të miratojë ligje kushtetuese pse jo edhe të shpallë zgjedhje të parakohshme me qëllim që të rindërtohet raporti politik i forcave politike që drejtojnë ose marrin pjesë në politikën shqiptare.
Cili është vlerësimi juaj për raportin paraprak të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet vendore?
-Në këtë kuadër padyshim që institucionet ndërkombëtare janë të shqetësuar për shkak të qëndrimit reflektues që mbahet sot nga mazhoranca por edhe faktit që opozita këmbëngul me të drejtë në qëndrimin e saj për të përsosur rregjimin e administrimit të çertifikatave të cilat nuk janë pjesë e rregjistrit themeltar të gjendjes civile. Qëndrimi i Lëvizjes Socialsite për Integrim për realizimin e zgjedhjeve lokale sipas standarteve të kërkuara ka bërë që institucionet ndërkombëtare edhe në raportin e muajit dhjetor ta vlerësojë LSI-në dhe PDK si parti që kanë qenë konstruktive në qëndrimin e tyre. Por ajo që thekson edhe një herë ky raport është fakti që në pikën 8 të tij kërkesa e anonçuar nga LSI-ja për krijimin e këtij rregjimi të pocaçëm për rregjistrimin e çertifikatave të jetë një kërkesë e domosdoshme për t'i dhënë fund rrugës pa zgjidhje në të cilën përpiqet ta fusë procesin mazhoranca e sotme dhe për krijuar një klimë mirëbesimi normale konstruktive për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për plotësimin e standarteve edhe në këtë pikë siç është problemi i çertifikatave
Cila do të ishte zgjidhja ligjore e kësaj situate?
– Ajo që dua të vë në dukje është se në tërë këtë proces të gjatë krize LSI-ja ka qenë forcë politike me vizion të qartë për të nuk kanë qenë prioritet data e mbajtjes së zgjedhjeve por plotësimi i standarteve. Ajo ka këmbëngulur për plotësimin e këtyre standarte dhe ishte lëvizja politike dhe propozimi i saktë ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim që bëri të mundur përcaktimin e një date të plotë siç është ajo e 20 Shkurtit dhe përpara argumentave të dhëna nga LSI-ja mazhoranca u detyrua të thyhet të tërhiqet dhe ta pranojë këtë datë janë qëndrimet parimore të LSI-së që kanë detyruar që mazhoranca të jetë në presion të vazhdueshëm pavarësisht nga slloganet dhe qëndrimet e saj shpesh herë jo të qarta jo shpjeguese madje shpesh herë dhe qesharake. Gjithashtu edhe ndikimi i LSI-së mbi forca të tjera politike brenda opozitës ka bërë të mundur që ato të heqin dorë nga kërkesa maksimaliste siç ishin çertifikatat e posaçme çertifikata me vulë etj etj e që së fundi të vijmë te një qëndrim unik plotësisht i drejtë dhe i arsyetuar siç është krijimi i një situate rivlerësuese për çertifikatat e parregjistruara pra krijimin e një rregjistri të përgjithshëm që do të jetë i pranishëm për këto zgjedhje lokale.
A është e mjaftueshme koha për të realizuar këtë zgjidhe që ofron LSI-ja?
– Mendoj që java që vjen është java e fundit dhe nqs javën që vjen mazhoranca nuk bën prapaktheu dhe zbaton këtë rekomandim të dhënë nga opozita por edhe nga ndërkombëtarët vihet në rrezik edhe data tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve.
Si e konsideroni propozimin publik të kryeministrit Berisha për aplikimin si zgjidhje të krizës votimin në mungesë?
Unë kam qenë i pranishëm në një konsultim që zhvilluam si specialistë opozitës së bashku me specialitë të mazhorancës për të realizuar atë që quhet votim në mungesë dhe ishte thjesht një absurditet pasi votimi në mungesë që mazhoranca donte të aplikonte si moment për të zgjidhur krizën është një votim i cili ka bëjë me persona që nuk janë të pranishëm në votim jo me ata që janë të pranishëm. Pra janë dy koncepte të kundërta dhe përballë argumenteve që ne u dhamë ata u tërhoqën plotësisht sepse e panë që nuk kishte sens kjo mënyrë votimi.
0x323030372d30312d3037