16 Feb Intervista/Flet Kryetari i LSI-së në “ABCnews”
Posted at 03:57h
in Archived Articles
Intervista/Flet Kryetari i LSI-së në “ABCnews”
Z. Meta ka filluar puna për reformën zgjedhore shihen disa zhvillime. Cili është komenti juaj për punën që sapo ka filluar në Komisionin Parlamentar për këtë qëllim?
Është shumë i rëndësishëm angazhimi i vërtetë dhe konstruktiv i të gjithë forcave politike parlamentare dhe jashtëparlamentare dhe i takon shumë edhe shoqërisë civile. Është një proces shumë dimensional sepse nuk bëhet fjala për interesat e dy-tre forcave politike por bëhet fjala për interesin e besimit të qytetarit shqiptar tek vota e tij tek barazia e saj te siguria se ajo do të shkojë pikërisht atje ku qytetari beson për të ardhmen e tij. Në këtë drejtim unë mendoj se edhe pse është ende shpejt vihet re një lloj inercie nga komisionet e mëparshme të reformave zgjedhore. Edhe disa nga kolegët me të cilët unë kam komunikuar dhe që janë aty qoftë përfaqësuesi i LSI-së nënkryetari i Kuvendit z. Tavo apo Kryetari i Partisë Republikane z. Mediu ndjejnë se për fat të keq vazhdon një inerci bipartizane apo dypartiake. Kjo nuk duhet të vazhdojë për arsye se kemi të gjithë kohën e duhur për t’i bërë të gjitha debatet dhe për të mos e katandisur këtë çështje në një diskutim thjesht teknik por përmbajtjesor. Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se çështja e reformës zgjedhore është një çështje e demokracisë dhe e përfaqësimit politik. Ne nuk jemi dakord në shumë elementë të cilët natyrisht mund të mos merren në konsideratë dhe kjo duket qartë. Do të ishte shumë e vështirë për të ndryshuar sistemin aktual proporcional rajonal pasi ai është vendosur edhe në Kushtetutë por është tërësisht e mundur të bëhet një korrektim kombëtar që ne të arrijmë të konkretizojmë dhe të mbrojmë parimin e Kushtetutës të barazisë së votës të çdo qytetari. Duket se do të jetë e vështirë për dy partitë kryesore. Kryetari i Partisë Socialiste e shprehu hapur gjatë vizitës në Kosovë se listat e hapura në Kosovë ishin problem kështu që ne në Shqipëri do të vazhdojmë me listat e mbyllura. Unë mendoj se kjo nuk është e drejtë sepse ka vende të tjera të Bashkimit Evropian vende shumë më të zhvilluara ku listat janë të hapura dhe ku qytetarët nuk janë të detyruar të zgjedhin vetëm partinë por zgjedhin edhe brenda partive individët të cilët ata mendojnë se i përfaqësojnë më mirë. Duhet t’i rikthehemi dhe të forcojmë sa të jetë e mundur përmes kësaj reforme dimensionin e parlamentarizmit sepse praktikisht kur vendi ka një karakter tepër partiak të mbyllur dhe ku është e vështirë që deputetët të shpalosin identitete e tyre ata rrezikojnë të mos jenë në listat e mbyllura herës tjetër.
Sa vend duhet të zërë gjykimi politik në tryezë kur rekomandimet janë të gatshme dhe plotësohen pa shumë diskutime dhe sa besoni se do të arrihet?
Është tepër arbitrare të mendohet. Nuk besoj se mund të arrihet një konsensus për të përjashtuar diskutimin lidhur me përmbajtjet apo modifikimet që mund t’i bëhen këtij sistemi. Këto dy forca politike për shkak të votave që kanë në parlament dhe për shkak të vetos? që i kanë atribuuar reciprokisht njëra-tjetrës mundet të mos pranojnë të ketë ndryshime për sa i takon sistemit aktual apo modifikimeve të caktuara. Kurrsesi nuk mund të pranohet që në një diskutim t tillë të mos ketë mundësi qoftë edhe një forcë modeste politike jo më kur bëhet fjalë për shumë forca politike për të diskutuar edhe për elementë të tillë thelbësorë të reformës.
Z. Gjinushi ditën e sotme e ka konsideruar reformën të dështuar madje e ka quajtur atë një Dushk të ri që po përpiqet të eliminojë sërish partitë të vogla. Sa mund të ngjasë kjo z. Meta?
Mendoj se qëndrimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të hershme lidhur me sistemin aktual dhe në atë kohë për fat të keq disa parti sidomos koalicioni pranë Partisë Socialiste nuk e kuptuan se çfarë pasojash i prisnin duke mos reaguar me forcë dhe vendosmëri kundër këtij modeli spanjoll që është një model diskriminues. Nuk e kuptuan që këtu nuk bëhej fjala thjesht për të zhdukur LSI-në. Bëhej fjala për një mendësi totalitare. E theksoj edhe një herë se vetë listat e mbyllura janë një mendësi totalitare. Të marrësh rastin se në Kosovë listat e hapura paskan qenë një problem kur ne kemi gjithë këto vende të Bashkimit Evropian ku këto lista funksionojnë pikërisht në këtë mënyrë kemi sisteme proporcionale ku çdo parti ka listën e kandidatëve dhe ku qytetari zgjedh kandidatin që pëlqen ai dhe jo atë që ka vënë kryetari i partisë të parin dhe që forcon lidhjen e deputetit me qytetarin. Kjo është një nga qëllimet kryesore të çdo reforme dhe të çdo përfaqësimi elektoral. Duhet të shikojmë përpara duhet të rrisim dimensionin parlamentar të Kuvendit jo thjesht atë partiak. Nuk më harrohet një shprehje shumë domethënëse kur diskutohej atëherë ky sistem zgjedhor një njeri me eksperiencë ndërkombëtare amerikane tha se për Shqipërinë sistemi dypartiak është vetëm një hap larg sistemit njëpartiak dhe Shqipëria e di shumë mirë se çdo të thotë sistem njëpartiak sepse vetëm para dy dekadash e ka përjetuar atë. Natyrisht që populli shqiptar mund të zgjedhë dy parti në mënyrë demokratike dhe përjashton gjithë të tjerat. Kjo është demokraci e mirëfilltë edhe në këtë rast. Ne kemi vende të zhvilluara ku kemi pak a shumë dy parti dhe të tjerat nuk kanë ndonjë rol shumë domethënës. Por të bësh një sistem për të imponuar këtë gjë do të thotë të nxisësh një margjinalizim jo thjesht të forcave të tjera politike por do të thotë t’i ngushtosh frymëmmarrjen të gjithë shoqërisë.
Z. Meta ka pasur diskutime apo negociata mes Jush dhe Partisë Dem
okratike për pretendimet që keni për Reformën Zgjedhore ?
okratike për pretendimet që keni për Reformën Zgjedhore ?
Mendoj se e kemi të gjithë kohën për të diskutuar me cilësinë dhe argumentet përkatëse. Natyrisht ky nuk është një proces që ka të bëjë vetëm me raportet tona me Partinë Demokratike. Ky është një proces i përgjithshëm dhe një proces ku duhet të bashkëpunojnë të gjithë.
Lidhur me zhvillimet e fundit për çështjen e presidentit së pari si e konsideroni këtë lloj ofertimi të zotit Nano për postin e Presidentit?
Mendoj se çështja e presidentit është një çështje që do të zgjidhet në kohën e duhur. Natyrisht kjo nuk përjashton edhe afishimet e caktuara të kandidatëve të aspirantëve për këtë detyrë të rëndësishme kushtetuese. Gjithmonë kuptohet që një vit apo 6 muaj para se të vijë ky moment që të hapet debati për këtë çështje unë asnjëherë edhe në kaluarën nuk kam preferuar të bëhem pjesë e këtyre debateve të parakohshme sepse i shoh realisht si të parakohshme. Së dyti edhe për shkak të pozicionit si kryetar i një force politike as nuk mund të prononcohem në mënyrë individuale sepse kjo gjë nuk është etike. Në fund të fundit edhe për këtë qëndrim do të jenë forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të përcaktojnë pozicionet tona por njëkohësisht kjo çështje nuk mund të shtrohet sot në këto forume sepse është ende herët për mendimin tim. Po kështu edhe për marrëveshjen që kemi me Partinë Demokratike për këtë koalicion 4-vjeçar kemi edhe për çështjen e presidentit dhe për çështje të tjera të një natyre të përafërt do të konsultohemi. Ju keni interes se cili është mendimi im për zotin Nano. Natyrisht që zoti Nano është një person që njihet nga të gjithë për shkak të aktivitetit të tij publik përgjatë këtyre 20 viteve njëkohësisht mund të them se ai ka kontributet e tij në politikën shqiptare në veçanti në Partinë Socialiste ku ka luajtur një rol të rëndësishëm si gjatë periudhës kur ai u persekutua politikisht dhe u burgos politikisht ku shërbeu si një simbol qëndrese por edhe në peridhuën e mëpasshme ku ai tregoi një politikë të re ndaj kundërshtarëve të tij dhe është përpjekur në momente të caktuara të bëhet pjesë e zgjidhjeve që sjellin ç’tensionim. Natyrisht që ka edhe përgjegjësitë e tij si çdo politikan por në fund të fundit mendoj që ka ato kontribute pozitive që nuk ka asnjë arsye të mos evidentohet. Ka shërbyer disa herë në postin e Kryeministrit ky është një synim prej kohësh i tij dhe natyrisht idetë e tij që ta synojë këtë pozicion.
Zoti Meta në rast se do të kishte një propozim për zotin Nano do ta mbështesnit e ndjeni si detyrim?
Ju harruat pjesën e parë që unë u thashë se unë e gjykoj se kjo është ende shumë herët. Unë e kuptoj që ju kërkoni të bëni ndonjë lajm disi sensacional. Dhe njëherë tjetër unë dua të ritheksoj që këtu bëhet fjalë për qëndrime politike për një çështje të rëndësishme dhe natyrisht që këto qëndrime përcaktohen dhe nga disa korniza që unë i përmenda.
Meqenëse zoti Berisha thotë që Partia Demokratike do të ketë një kandidaturë të vetën një emër nga drejtuesit e kësaj partie padyshim që në këtë rast konsensusin duhet ta arrijë me ju pra me LSI-në sepse për shkak të numrave në Parlamentin Shqiptar i duheni patjetër. Parimisht zoti Meta për hir të koalicionit ju duhet domosdoshmërisht të mbështesni kandidaturën e Partisë Demokratike apo do të kërkoni president konsensual dhe jo thjesht kushtetues?
Padyshim që prezenca do të jetë kushtetuese sepse do të zbatojmë procedurat kushtetuese në çdo rast. Presidenti është e rëndësishme të jetë sa më konsensual i mundshëm asnjëherë nuk do të gjejmë një president konsensual që do ta pëlqejmë të gjithë por një president që të ketë një përvojë ku në ato momente të rëndësishme ku një president duhet të luajë rolin e tij ai këtë gjë ta bëjë pa u sforcuar.
Ne kemi një president në detyrë që është zoti Topi i cili është përjashtuar nga zoti Berisha si kandidaturë. Me gjykimin tuaj si politikan dhe jo si pjesë e koalicionit qeverisës duhet ta shohim si një paralajmërim se zoti Topi e ka të drejtën të lëvizë nga të dyja krahët në momentin që është në mes jush?
Unë nuk mund të komentoj këto deklarata apo këto replika por për mua çdo politikan ka të drejtë të ketë ambiciet e tij ashtu sikurse të tregojë dhe përgjegjësitë e tij për detyrat që ushtron.
Fakti që një president në detyrë kërkon mbështetje të mandatit të tij përgatit konventën e një partie politike. Është normale kjo në gjykimin tuaj?
Për mendimin tim kjo nuk është normale duke pasur parasysh eksperiencat në atë se çfarë nënkupton vetë posti i presidentit sepse dihet që përgjithësisht sipas gjithë përvojave të njohura presidentët vinë nga partia për t’u bërë president për të qenë në të vërtetë në detyrën e simbolit të komunitetit i pranuar nga të gjitha kampet politikë. Zoti Topi ka kontributet e tij në Partinë Demokratike dhe mesa di unë në Statutin e kësaj partie të gjithë ish-kryeministrat ish-presidentët dhe ish kryetarët e Kuvendit janë automatikisht anëtarët e këtyre forumeve.
Një tjetër çështje që ka qenë paska bombastike nëse mund ta themi është ideja e hedhur e bashkimit kombëtar. Cili është mendimi juaj për këtë çështje?
Duhet të kemi parasysh që copëtimi makabër që iu bë trojeve shqiptare ka qenë gjithmonë i papranueshëm për gjithë kombin tonë dhe k
a qenë jashtëzakonisht i padrejtë. Gjërat mund të ishin akoma dhe më keq pro falë atyre përpjekjeve të patriotëve shqiptarë të rilindësve tanë sepse kemi hyrë dhe në vitin e 100-të të pavarësisë dhe formimit të shtetit shqiptar. Për fat të mirë kemi një shtet shqiptar por dhe një shtet tjetër që është ai i Kosovës. Sot është koha për të promovuar idetë e shtyrjes së kufijve. Por një aspiratë e madhe është ajo e heqjes fare të kufijve dhe në këtë drejtim realizimi i integrimit evropian për Shqipërinë për Kosovën por dhe vendet e tejra të rajonit sepse shqiptarët nuk jetojnë vetëm një Shqipëri e Kosovë por në shumë vende të tjera të rajonit tonë. Natyrisht që këtu ka disa probleme. Një problem është që edhe pse kombi shqiptar e ka pësuar më shumë se kushdo tjetër natyrisht që edhe kombet e tjera vuajtjet e tyre. Natyrisht që politika e Shqipërisë ka qenë një politikë e cila i ka dhënë përparësi integrimit evropian sepse edhe sot në këto 21 vite nëse ka një popull në Ballkan që ka përfituar më shumë nga kjo politikë-hapje nga kjo politikë evropianizuese natyrisht është kombi shqiptar. Por natyrisht që çdo proces që do të ndodhë në të ardhmen
a qenë jashtëzakonisht i padrejtë. Gjërat mund të ishin akoma dhe më keq pro falë atyre përpjekjeve të patriotëve shqiptarë të rilindësve tanë sepse kemi hyrë dhe në vitin e 100-të të pavarësisë dhe formimit të shtetit shqiptar. Për fat të mirë kemi një shtet shqiptar por dhe një shtet tjetër që është ai i Kosovës. Sot është koha për të promovuar idetë e shtyrjes së kufijve. Por një aspiratë e madhe është ajo e heqjes fare të kufijve dhe në këtë drejtim realizimi i integrimit evropian për Shqipërinë për Kosovën por dhe vendet e tejra të rajonit sepse shqiptarët nuk jetojnë vetëm një Shqipëri e Kosovë por në shumë vende të tjera të rajonit tonë. Natyrisht që këtu ka disa probleme. Një problem është që edhe pse kombi shqiptar e ka pësuar më shumë se kushdo tjetër natyrisht që edhe kombet e tjera vuajtjet e tyre. Natyrisht që politika e Shqipërisë ka qenë një politikë e cila i ka dhënë përparësi integrimit evropian sepse edhe sot në këto 21 vite nëse ka një popull në Ballkan që ka përfituar më shumë nga kjo politikë-hapje nga kjo politikë evropianizuese natyrisht është kombi shqiptar. Por natyrisht që çdo proces që do të ndodhë në të ardhmen