16 Feb Intervista e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Ilir Meta
Intervista e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Ilir Meta dhënë për emisionin “ L O G – Nën drejtimin e gazetarit Artur Kopani
Samiti i Sarajevës u cilësua i suksesshëm por nuk munguan dhe kritikat në median ndërkombëtare në përfundim të tij për faktin se në të nuk u caktuan data?
Nuk besoj se ka qenë kompetenca e këtij Takimi të Nivelit të Lartë të Sarajevës për të dhënë data të caktuara. Tashmë është bërë e qartë se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe zgjerimi i ardhshëm do të vazhdojë më Ballkanin Perëndimor dhe normalisht pritet që vendi i parë i cili do të avancohet është Kroacia i cili është me një stad më të lartë se vendet e tjera në përmbushjen e kritereve. Megjithatë është herët për dhënë data sidomos për vende të tjera sepse atë gjitha janë në faza të ndryshme të procesit.
Kam dëgjuar për shembull se përse nuk u dhanë data për çështjen e vizave. Por natyrisht ky është një zhgënjim i atyre që nuk e kanë të qartë se nuk është çështja në rastin e vizave e një elementi të tillë politik siç ishte samiti për të dhënë afate për vizat. Në këtë rast funksionojnë tre institucione: Komisioni që ka dhënë propozimin dhe që mbështet fuqishëm këtë proces më pas është Parlamenti Evropian është dhe Këshilli i vendeve anëtare. Pra është tjetër aspekti procedurial dhe ligjor dhe është tjetër aspekti politik. Në këtë drejtim Samiti ishte shumë i rëndësishëm për mendimin tim pasi në mënyrë të posaçme i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor në një periudhë krize. Është një krizë e përgjithshme globale ekonomike financiare.
Natyrisht po të shohim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme apo çështje të mprehta ndërkombëtare Kora e Veriut çështjet që kanë të bëjnë me Iranin për të mos përmendur çështje të tjera të nxehta. Pra është një periudhë ku vërtetë bëhet një sforco për të risjellë në vëmendje rëndësinë që ka forcimi i mëtejshëm i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian për një përshpejtim të bashkëpunimit rajonal si një elemente kyç që përshpejton integrimin dhe zgjidhje të çështjeve të ndryshme bilaterale të mbetura që është një kusht për çdo vend përpara se të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
Në këtë drejtim unë mendoj se një ishte një samit i suksesshëm sepse dhe mund të mos realizohej në kushtet e ngjarjeve të ditëve e fundit. Ai tërhoqi vëmendje për shumë çështje dhe të mos harrojmë diçka tjetër ndryshe nga Samiti i Bërnos këtu ishin të gjithë ishte Kosova ishte dhe Serbia. Dhe ky nuk është një sukses i pakët kemi për të herë të parë një gjithëpërfshirje kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.
U gjet një formulë kompromisi që të ulemi të gjithë. Kemi një sjellje konstruktive të të gjithëve në këtë rajon dhe natyrisht për Shqipërinë dhe Bosnjën janë të vetmet vende që përmenden në deklaratën finale duke u dhënë një mbështetje unanime të dyja vendeve për shkak të propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave sa më shpejt. Pra nënkuptohet që aty janë të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Përsa i përket vizave. Nuk do të ketë kushte nga BE? Pra situata politike nuk do të ndikojë?
Nuk e besoj për arsye se i gjithë ky proces është i ndërtuar mbi një udhërrëfyes konkret i cili përmban kushte teknike të ndara në katër blloqe . Ky proces ka nisur para dy vitesh dhe është bërë publik nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Franko Fratni. Dhe është një proces që u vjen në ndihmë vendeve që donin këtë lëvizje të lirë të qytetarëve me Bashkimin Evropian që të dinin ku do të përqendronin energjitë e tyre dhe të dini se çfarë do të duhej të plotësonin konkretisht.
Gjithë ky proces është i bazuar mbi parimin e të qenit strikt mbi realizimin e kritereve teknike. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha në një kohë rekord. Janë tre çështje që janë në vazhdim dhe që pas asnjë diskutim do të përfundojnë në javët e ardhshme. Ky është angazhimi i qeverisë por është dhe propozim i Komisionit. Vet fakti që Komisioni bënë një propozim pozitiv tregon se janë të gjithë kushtet e mundshme dhe në të vërtetë besoj se do të ecet sipas procedurave të vendeve të tjera. Procesi është teknik pavarësisht zhvillimet politike në Shqipëri në Bosnjë apo në vende të tjera. Por kjo nuk do të thotë se situata politike duhet të jetë kjo që është
Kemi pasur akuza nga PS se kjo qeveri e ka vonuar këtë proces?
Këto janë akuza krejtësisht politike dhe të pasinqerta. E përmenda dhe pak më parë që procesi i liberalizimit të vizave dhe udhërrëfyesi konkret pra manuali i të gjitha kushteve teknike dhe ligjore që duhen plotësuar është shpallur vetëm dy vite më parë. Një vit më parë Komisioni ka bërë propozim për të tre vendet e tjera dhe ne kemi qenë në periudhë fushate të gjithë e kanë pasur të qartë se Shqipëria nuk mund të merrte vizat me vendet e tjera. Pse? Jo vetëm për shkak të një prapambetje historike administrative por sepse në atë kohë Shqipëria nuk kishte asnjë pasaportë biometrike të prodhuar.
Sepse në atë kohë para zgjedhjeve gjithë vëmendje u përqendrua te dokumentet e identitetit si një kusht i domosdoshëm për të legjitimuar zgjedhjet. Kjo ishte dhe kërkesë e gjithë opozitës të asaj kohe. Natyrisht nuk kishte sesi të bëhej një rekomandim i tillë kur dihej se mes shumë e shumë kushteve që duheshin plotësuar një kusht themelor që qytetarët shqiptare të udhëtojnë në zonën Shengen është që patjetër duhet të kenë një pasaportë biometrike.
Kështu që kjo mendoj se kjo është një akuzë që nuk qëndron. Mua më vjen keq se ky është një proces që u p&
euml;rket të gjithë shqiptarëve nuk kanë rëndësi se për kë kanë votuar apo nuk kanë shkuar fare në votime. Pra është një proces madhor pra është një interes i madh. Nuk ka asnjë popull tjetër në rajonin tonë atë interes dhe atë etje që kanë shqiptarët për këtë çështje e cila nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e lirë por është një çështje dinjiteti. Kemi qenë vendi më i izoluar. Kemi qenë një vend ku ishte një ngjarje e jashtëzakonshme kur një njeri shkonte jashtë shtetit. Ndërkohë që gjithë vendet e tjera të cilat janë ende në këtë proces apo vendet që e fituan janë vende që 20 vite më parë lëviznin në mënyrë të lirë në të gjithë Evropën.
Ndaj opozita duhet të kishte dhënë kontributin e saj gjatë kësaj kohe. Janë miratuar disa ligje janë miratuar gjithë ato strategji gjithë ato plane pune. Janë bërë investime të jashtëzakonshme të papara jo vetëm përsa i takon pasaportave biometrike por investime të jashtëzakonshme përsa i takon luftës kundër krimit të organizuar. Të jashtëzakonshme përsa i takon kontrollin e kufirit menaxhimin e integruar të tij dhe natyrisht që në të gjithë këtë proces opozita vetëm se ka akuzuar qeverinë për gjëra që nuk kanë një sens të vërtetë të realizmit dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë për të kontribuar në mënyrë pozitive megjithatë jemi ende në proces pavarësisht se ai është pothuajse i mbyllur. Ne o shpresojmë që opozita të jetë pjesë e këtij procesi të paktën tani në etapën e fundit.
Unë kam pasur besim që në fillim se do të realizoheshin qëllimet e vëna dhe jam i bindur se brenda këtij viti të gjithë qytetarët shqiptarë natyrisht ata që do të kenë pasaportat e reja biometrike të gjitha ata do të kenë mundësinë që brenda fundit të këtij viti të lëvizin në hapësirën Shengen.
A besoni se brenda këtij vitit do kemi edhe një përgjigje pozitive lidhur me marrjen e statusit kandidat?
Besoj se përcaktuese do të jenë ato që kanë bëjnë me plotësimin e detyrimeve që kërkon një status i tillë nga ana e Komisionit Evropian. Dua të them se deri tani procesi i integrimit ka ecur plotësisht sipas kalendarit që ka pasur qeveria që me krijimin e saj. Edhe procesi i liberalizimit të vizave por dhe procesi që ka të bëjë me aplikimin e vendit me marrjen e statusit të vendit kandidat. Në dhjetor erdhi pyetësori pas vendimit të marrë nga Ministrat e Jashtëm të BE për të ecur përpara me aplikimin e Shqipërisë të bërë në prillin e vitit të kaluar dhe më duhet të theksojë se ky vendim u mor pas kërkesës që kishte bërë Shqipëria për tu bërë vend anëtar i BE dhe pas qëndrimit që u morë se kjo kërkesë do të shqyrtohej menjëherë pas raportit final të OSBE/ODIHR.
Ky ishte një lloj kushti për të ecur përpara me aplikimin dhe pikërisht pas këtij raporti që u publikua në shtator në nëntor u morr ky vendim. U paraqit pyetësori nga ana e Komisionit Evropian dhe është bërë një punë e jashtëzakonshme për muaj të tërë deri në prill të këtij viti ku u paraqit përgjigja e të gjithë pyetjeve të Pyetësorit nga ana e Kryeministrit Berisha të Komisioneri i Zgjerimit z. Fule.
Njëkohësisht gjatë kësaj kohe komisioni ka sjellë disa pyetje shtesë të cilat janë normale dhe kanë ndodhur në procesin e çdo vendi. Ky është një komunikim i vazhdueshëm dhe do thosha se janë më pak sesa normalisht me vendet e tjera. Edhe për këto angazhimi ka qenë maksimal. I gjithë ky bashkëpunim po ecën në mënyrë shumë të mirë me Komisionin Evropian. Nuk ka asnjë arsye që të mos kemi një vendim pozitiv nga ana e KE. Natyrisht që në këtë rast një kërkesë sepse ky proces nuk është vetëm i natyrës teknike si vizat është dhe ajo që ka të bëjë me situatën politike si një nga kriteret kryesore.
Në këtë pikë unë dëshirojë që tu bëjë apel të gjithëve veçanërisht opozitës që të kontribuojë pozitivisht sepse integrimi në BE është një qëllim kombëtar për gjithë qytetarët shqiptarë. Në këtë plan cilido që për arsye të ngushta nuk do që të investojë pozitivisht nuk duhet të shpresojë se mund të fitojë kredo politike duke dëmtuar një proces i cili me ritme akoma më shpejta.
Shtatorin e shkuar kur vendosët të bëheshit pjesë e mazhorancës me PD vutë si prioritet integrimin. Sa i kënaqur jini deri tani?
Në përgjithësi jam i kënaqur sepse deri tani programi i qeverisjes për integrimin në tërësi ka ecur me ritme shumë pozitive dhe janë respektuar të gjitha etapat e parashikuara nga ana e qeverisë. Jemi në fazë përmbyllëse të procesit të liberalizimit të vizave. Jemi deri diku në një fazë përmbyllëse të paktën në planin teknik për Pyetësorin dhe të përgatitjes për të marrë një mendim pozitiv. Në drejtim të NATO-s Shqipëria është një vend anëtarë por gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka treguar se ka përmbushur me sukses të gjitha detyrimet që burojnë nga anëtarësimi.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmussen në vizitën e tij një vit pas hyrjes në NATO në Tiranë vlerësoi përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga ana e Shqipërisë si një vend anëtar i ri i NATO-s. Dhe në drejtim të bashkëpunimit rajonal ka pasur zhvillime gjithë e më pozitive dhe gjithmonë roli dhe angazhimi i Shqipërisë është vlerësuar nga partnerët rajonal BE-ja dhe vendet e tjera. Unë mendoj se gjithë vizioni i kësaj qeverie lidhur me integrimin angazhimin kanë dhënë pasojat e pritura deri më tani.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të mbetet një sfidë e kësaj qeverie. Javët e fundit kemi pasur një fluks arrestimesh. Si i shikoni këto?
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një prioritet kyç që ka të bëjë me vet forcimin e shtetit të së drejtës