15 Feb Intervista e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë
Intervista e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisëz. Ilir Meta për gazetën “Tribuna” në Greqi.
Ilir Meta: Dy garancitë për të ardhmen e emigrantëve shqiptarë në Greqi
Zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë nga kryeministri grek Jorgos Papandreu vendosmërinë e këtij të fundit që të bëjë realitet premtimet elektorale për integrimin e emigrantëve.
Pas takimit me zotin Papandreu në kuadër të konferencës së 17-të të ministrave të jashtëm tëOSBE-së në Athinë Ilir Meta ka thënë se i ka përsëritur kryeministrit grek kërkesën për njohjen e patentave shqiptare të drejtimit të automjetit si dhe arritjen e një marrëveshjeje për sigurimet shoqërore të emigrantëve.
I pyetur nga gazeta “Tribuna” për reagimin e kryeministrit grek ndaj këtyre kërkesave zoti Meta tha se “Jorgos Papandreu ishte shunë i vëmendshëm lidhur me këto kërkesa ai u shpreh se është i vendosur që t’i mbajë ato premtime që ka bërë edhe para zgjedhjeve për përmirësimin e të drejtave të emigrantëve”.
E gjithë intervista me Ilir Metën ka si më poshtë:
Tribuna: Zoti Meta jemi njohur tashmë me kërkesat që i paraqitët kryeministrit grek lidhur me emigrantët shqiptarë si dhe me premtimet e tij. Ajo që duam të dimë është se çfarë do të bëni konkretisht ju si qeveri që këto çështje të mbeten në evidencë të marrëdhënieve greko-shqiptare deri në zgjidhjen e tyre.
Ilir Meta: Së pari dua të shpreh kënaqësinë për takimin shumë të frytshëm dhe miqësor që pata me kryeministrin dhe ministër i jashtëm i Greqisë zotin Papandreu. Një temë shumë e rëndësishme e këtij takimi kishte të bënte me plotësimin e disa kërkesave dhe të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi të cilat përmirësojnë lëvizjen e tyre por edhe kushtet e jetesës dhe të qëndrimit të tyre në këtë vend.
Zoti Papandreu më njohu me angazhimin që do të bëjë gjithçka për të mbajtur premtimet që ka dhënë për të drejtat e emigrantëve.
Unë kam bërë dy kërkesa konkrete: Njohja e patentave të emigrantëve tanë gjë që u kërkua edhe nga kryeministri Berisha në takimin e Prespës dhe së dyti nënshkrimin e një marrëveshjeje midis të dy vendeve për njohjen e sigurimeve shoqërore në një të ardhme sa më të afërt. Për këtë çështje ne do të paraqesim edhe një projektmarrëveshje realizimi i së cilës do të kërkojë kohën dhe negociatat e nevojshme. Por jemi të bindur se pa asnjë diskutim se të drejtat dhe kushtet e emigrantëve tanë do të shënojnë progres gjatë kësaj periudhe. Dhe për këtë nuk është garanci vetëm interesimi i vazhdueshëm i palës sonë por edhe vizioni i qeverisë së re greke lidhur me të drejtat e emigrantëve që jetojnë në Greqi.
Tribuna: Para disa ditësh Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. A pati ndonjë prononcim nga zoti Papandreu për këtë çështje dhe a i ndikon pezullimi marëdhëniet midis të dy shteteve?
Ilir Meta: Ka një prononcim të qartë publik nga ministri alternat i punëve të jashtme të Greqisë zot Drutsas gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që dhamë në Tiranë javën e kaluar lidhur me këtë çështje që ka të bëjë pikërisht me respektimin e procedurave të secilit shtet. Dhe në këtë drejtim kjo është një çështje që ndodhet në proces. Ju e dini qëndrimin e qeverisë që kjo është në interes jo vetëm në interes të të dy vendeve por akoma më shumë është në interes të Shqipërisë pse kjo ndihmon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ndërsa Greqia është anëtare e BE-së prej dekadash tashmë. Sigurisht që ne do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Por mendojmë se kjo çështje është instrumentalizuar politikisht nga lidershipi i partisë Socialiste dhe personalisht nga zoti Rama duke kërkuar të krijojë kapital politik përmes aplikimit të një mendësie nacionaliste që i ka kaluar koha. Pasi ne jemi të bindur që është respektuar ligji shqiptar është respektuar ligji ndërkombëtar për detin ku të dy vendet janë palë; dhe çdo gjë është korrekte dhe në interes reciprok.
Tribuna: Shqipëria konsiderohet model për marrëdhëniet me vendet fqinje ndërkohë që raportet e brendshme të politikës shqiptare mbeten tepër të tensionuara. Pavarësisht se raportet tuaja me Edi Ramën nuk janë për t’u lakmuar a nuk do të kishte vlerë një inciativë e Ilir Metës një tentativë për zhbllokimin e situatës aktuale? A mendoni se ka gjasa që trensioni të shkallëzohet më tej? Shpërthimet personale të kryeministrit javën e kaluar nuk besoj se parathonë diçka të mirë…
Ilir Meta: Unë mendoj se është koha që të gjitha energjitë të përqëndrohen në çështjen e integrimit europian. Ne presim tashmë që për pak javë të marrim Pyetësorin nga Komisioni Europian që kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave tona jo vetëm të administratës publike dhe shtetërore por mendoj dhe të gjithë ekspertëve më të mirë që ka vendi dhe në sektorin privat dhe në shoqërinë civile. Është koha që edhe opozita të marrë përsipër rolin e saj sepse ky është një aksion i madh kombëtar nuk është një aksion thjesht qeveritar dhe është absolutisht e rëndësishme që ky kontribut të jepet më parë në parlament ku opozita ka në dispozicion edhe vendin e kryetarit të komisionit të integrimit në mënyrë që të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces.
Sa u përket replikave dhe debateve nuk mendoj se ato janë pozitive por nga ana tjetër nuk mendoj se ato janë edhe substanciale. Gjithë konflikti sot qëndron në sjelljen krejtësisht antidemokratike të kryetarit të partisë Socialiste i cili për arsye krejtësisht personale nuk ka pranuar humbjen sepse në rast se do të pranonte humbjen sipas statutit të partisë së tij duhej të jepte dorëheqjen sikurse
iu kërkua edhe nga shumë deputetë të PS. Ai zgjodhi rrugën më të lehtë të përpiqej të njolloste zgjedhjet për të mos pranuar rezultatin në mënyrë që të vazhdonte të mbetej kryetar i partisë. Njëkohësisht ai kërkon ta mbaël jashtë parlamentit partinë Sociualiste ngaqë nuk është vetë anëtar i parlamentit dhe dëshiron që dialogu të zhvillohet në rrugë kur dihet që gjithë bota demokratike dialogun në radhë të parë e zhvillon në institucione.
Ne nuk duam të hyjmë në çështjet e brendshme të partisë Socialiste por jemi të bindur që politika e bojkotit është një politikë pa të ardhme një politikë e dështuar dhe nuk do të pengojë dot funksionimin e institucioneve demokratike në vend.
Tribuna: Megjithatë zoti Meta unë insistoj se kontributi juaj për gati dy dekada në të majtën shqiptare në partinë socialiste në mos gjë tjetër ju ngarkon me një obligim moral lidhur me të ardhmen e kësaj të majte…
Ilir Meta: Mendoj se për mua dhe për LSI-në është detyrë shumë e rëndësishme ajo që ka të bëjë me kontributin e Lëvizjes sonë si forcë e majtë progresiste për integrimin europian të vendit dhe ne kontribuojmë çdo ditë edhe përmes pjesëmarrjes në koalicionin qeverisës dhe në gjithë programin e qeverisë. Ndërsa përsa i takon të ardhmes së partisë Socialiste ajo duhet të zgjidhet nga vetë anëtarët dhe simpatizantët e saj të cilët besoj se nuk do të lejojnë që të kthehen në një segment destruktiv të politikës shqiptare që vepron në kundërshtim me interesat e integrimit europian të Shqipërisë dhe që do të provokojë tensione artificiale që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin politik në vend por edhe me ato kërkesat që kanë gjithë qytetarët shqiptarë nga politika shqiptare sot dhe qeveria dhe opozita dhe që janë pikërisht liberalizimi i vizave që ne do ta arrijmë patjetër gjatë vitit të ardhshëm me progresin shumë të madh që kemi bërë – dhe unë mora shumë garanci edhe nga takimet dypalëshe me shumë ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së këtu në Athinë- dhe e dyta ka të bëjë me një standard më të lartë të jetesës problemeve ekonomike dhe sociale; dhe Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka arritur të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike ndërkohë që vende të tjera më të fuqishme jo vetëm kanë patur recension por edhe pasoja më të rënda sociale. Ne jemi të bindur që qeveria do ta realizojë programin e saj dhe kjo do t’u shërbejë gjithë qytetarëve shqiptarë edhe atyre që janë në opozitë pavarësisht se realizimi nuk u shërben interesave të ngushta të kryetarit aktual të partisë Socialiste i cili kudo që vete kërkon të mos bëhet liberalizimi i vizave dhe të bllokohet procesi i integrimit europian pasi nuk arrin dot të ngrihet mbi interesat e vogla.
Tribuna: Zoti Meta që prej 4 korrikut LSI është pjesë e Koalicionit qeverisës. Me dorë në zemër a keni pasur të vështirë t’i përgjigjeni ftesës së zotit Berisha?
Ilir Meta: Natyrisht që jam menduar por vetë rezultati i 28 qershorit nuk linte vend për shumë zgjedhje. Ose do të kontribuonim që ta shpinim vendin në një krizë (dhe dihej që një bashkëpunim PS – LSI sillte vetëm krizë sepse nuk sillte dot realizimin e një maxhorance legjitime qeverisëse) ose do të kontribuonim për stabilitet për normalitet dhe për të vijuar proceset integruese. Çdo ditë që kalon tregon se zgjedhja jonë ishte më e drejta jo vetëm sepse vendi pati një sezon turistik shumë të mirë