Intervista e Kryetarit të LSI-së

Intervista e Kryetarit të LSI-së

Intervista e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta :Integrimi në BE çështje e dinjitetit të një populli të izoluar padrejtësisht

Intervista e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në emisionin “BUGAJSKI HOUR” nga gazetari Janusz Bugajski.

Meta : Integrimi në BE  çështje e dinjitetit të një populli të izoluar padrejtësisht
Meta : Procesi për zgjedhjen e presidentit nis më vonesë dhe palët ishin të paragjykuara.

Meta : Rruga më e mirë do të ishte ajo që Presidenti të zgjidhej drejt për drejt nga qytetarët. Pavarësisht se kjo nuk duhet të ndikojë në ndryshimin e sistemit tonë.

Bugajski : I ftuari i sotëm është Ilir Meta kryetari i Partisë Socialiste për Integrim ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë një aktor i rëndësishëm politik në politikën shqiptare. Mirëserdhët në emision! Faleminderit që e pranuat ftesën!

Meta : Faleminderit për ftesën. Është një kënaqësi për mua të jem këtu me ju.
Bugajski : Po filloj me një pyetje themelore që ia kam bërë edhe kryeministrit Sali Berisha si edhe liderit të opozitës Edi Rama. Pyetja është kjo. A është Shqipëria një demokraci që po lulëzon që po ecën në drejtimin e duhur apo një demokraci në tërheqje që po shkon në drejtimin e gabuar?

Meta : Shqipëria pa asnjë diskutim që është një demokraci e cila po konsolidohet dhe formësohet dhe zhvillohet çdo ditë e më shumë si një demokraci evropiane. Natyrisht që raporti midis asaj se sa demokratike është sot Shqipëria mund të përcaktohet përveçse nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO pa dyshim që një kriter kryesor mund të vlerësohet raporti i saj me Bashkimin Europian.

Bugajski : Siç e dini Bashkimi Europian ka përcaktuar disa kushte që Shqipëria duhet t’i plotësojë që të kualifikohet për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian. Cili prej këtyre kushteve iu duket më i rëndësishëm me të cilët duhet të pajtohet qeveria shqiptare parlamenti shqiptar?

Meta :  -Pa asnjë diskutim se Bashkim Europian kërkon plotësimin e një sërë kushtesh për ti dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe patjetër më pas anëtarësimin e plotë të vendit në këtë union. Nuk duhet të harrojmë se BE nuk është më në kushtet e përpara 20 viteve apo 10 viteve kur ishte tepër entuziast për zgjerimin e tij dhe kur Europa ishte në një situatë ekonomike shumë më pozitive. Jemi në një situatë tjetër ku BE ka arritur një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe ku i duhet të përballohet me problemet që i ka sjellë ky zgjerim ashtu sikurse i duhet të përballohet me këtë krizë tepër serioze ekonomike dhe financiare e cila ka arsyet e saj globale europiane apo dhe rajonale dhe lokale.
Nuk duhet të harrojmë se Greqia është një vend anëtar  i BE nuk mund të themi se nuk është një vend demokratik përkundrazi demokracia në një mënyrë dhe ka lindur në Greqinë e Lashtë por aktualisht po ndesh disa probleme po ndesh disa vështirësi të cilat nuk janë vetëm lokale dhe në këtë drejtim duhet të kemi parasysh se raportet e Shqipërisë me BE janë dhe do të jenë kontraktuale. Ndaj vërejtjet e BE drejtuar drejtuesve të politikës në Shqipëri qëndrojnë në një masë të mirë por dhe nuk duhet të harrojmë se Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës 22 vite më parë Shqipëria ishte Koreja e Veriut të Europës komuniste nuk kishte asnjë krahasim mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë madje as midis Shqipërisë dhe Rumanisë së Çausheskut. Shqipëria ishte vendi më i izoluar ishte vendi më i prapambetur dhe në këtë drejtim kjo trashëgimi  nuk mund të kapërcehet menjëherë. Për fat të keq ende në politikën shqiptare një pjesë e kësaj trashëgimie autoritariste ekziston por unë mendoj që në shoqërinë shqiptare në tërësi kemi një situatë më pozitive.
Pra qytetarët në raport me njëri-tjetrin janë shumë më të relaksuar më të shtensionuar se sa shpesh janë politikanët përballë njëri-tjetrit sidomos kur janë dhe kamerat prezent. Ndaj nuk duhet të absolutizojmë problemet që ka Shqipëria. Duhet të kemi parasysh se dhe vendet e tjera që janë anëtare të BE  kanë pasur një situatë tejet konfliktuale edhe pasi janë bërë anëtarë të BE kanë pasur konflikte të ashpra mes Parlamentit dhe Presidentit kanë pasur për këto arsye zgjedhje të parakohshme presidenciale e kështu në vijim për të mos përmendur pastaj rastin belg ku për më shumë se një vit u desh që të krijohej qeveria që natyrisht nuk është një problem për Belgjikën. Pra mendoj se ne kemi probleme për të zgjidhur ku problem kryesor është rritja e përgjegjësisë së aktorëve politikë për të fituar kohën dhe jo për ta shpërdoruar atë po në tërësi Shqipëria ka realizuar një progres real një progres të qëndrueshëm i cili mund të konfirmohet dhe nga situata ekonomike e cila natyrisht që…

Bugajski :  Para se të kalojmë te situata ekonomike dua të flas më specifikisht për perceptimet e Shqipërisë nga jashtë. Një nga akuzat përsa i përket sistemit politik strukturor të Shqipërisë është se sistemi politik është tejet i polarizuar. Dhe se këto zënka politike mes partive kryesore pengojnë miratimin e ligjeve pengojnë plotësimin e kritereve pengojnë kryerjen e reformave të nevojshme që të kualifikohet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Si do i përgjigjeni ju këtij procesi polarizimi?

Meta :- … Është e vërtetë që ende ka një polarizim të panevojshëm politik sepse dallimet politike janë të domosdoshme për të funksionuar vetë sistemi demokratik si i tillë por unë do të nënvizoja faktin se në muajt e fundit ka një shtensionim ka një përmirësim të klimës politike me kthimin e opozitës në Parlament. Një pjesë e rekomandimeve të Komisionit Europian të cilat kërkojnë bashkëpunimin e dy palëve në Parlament tashmë janë miratuar dhe një pjesë e këtij legjislacioni i cili kërkon një maxhorancë të kualifikuar. Ka ende çështje të cilat duhen zgjidhur ku në mënyrë të veçant&eum
l; dhe më emergjente është përfundimi i reformës zgjedhore i reformës për procedurat parlamentare zgjidhja e çështjes së imunitetit dhe unë shpresoj që kjo klimë të vijojë dhe pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës sepse integrimi europian është një aspiratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë është një aspiratë e socialistëve e demokratëve dhe gjithë të tjerëve. Më shumë se 90 përqind e qytetarëve tanë e dëshiron dhe e ëndërron anëtarësimin e Shqipërisë në BE është çështje e një projekti politik është çështje e një projekti ekonomik është çështje e dinjitetit të një populli të izoluar padrejtësisht të cilit i është mohuar përkatësia europiane prej një sistemi tepër të huaj që u imponua në Shqipëri. Ndaj në të gjitha këto drejtime unë besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë për arsye sepse unë shpresoj që dhe politikanët shqiptarë e kanë kuptuar që radikalizmi nuk ndihmon vendin nuk ndihmon forcat e tyre politike nuk i ndihmon as vetë ata sepse sot Shqipëria nuk është si në vitet ’90 apo ’91 ku njerëzit nuk kishin se çfarë të humbisnin. Sot nuk duhet të harrojmë se gati 85 përqind e ekonomisë kombëtare i takon sektorit privat të gjithë kanë se çfarë të humbasin dhe kërkesa për stabilitet është një kërkesë e përgjithshme ashtu sikurse dhe kërkesa për të përshpejtuar integrimin europian është gjithashtu një kërkesë e përgjithshme dhe të gjithë janë përballë këtyre qytetarëve të cilët janë dhe votues. Zgjedhjet nuk janë larg janë pas një viti dhe shpresoj që të vijojë ky bashkëpunim të plotësohen të gjitha rekomandimet e Komisionit Europian Shqipëria të marr statusin e vendit kandidat aq më tepër që në 28 nëntor të këtij viti ne do të festojmë dhe 100-vjetorin e pavarësisë.

Bugajski :  Me pak fjalë po thoni se konkurrenca politike është e rëndësishme por polarizimi i tepruar nëse çon në pengesë është i dëmshëm për vendin madje për çdo qytetar. Tani po kaloj te zgjedhjet e fundit për president në Shqipëri. Në fakt doja të flisja më shumë për procesin e zgjedhjes sesa për individin e zgjedhur. Mesa kuptoj ju keni luajtur një rol të rëndësishëm në gjetjen e kandidatit konsensual të pranueshëm nga të gjitha partitë nga shumica e partive në Parlament nga publiku i gjerë. Si mendoni cila ishte arsyeja për mosarritjen e këtij konsensusi? Pse kandidati u zgjodh me një rezultat më të ngushtë sesa ai i përgjithshmi në Parlament?
Meta : Unë besoj se ne kemi lënë pas një proces i cili edhe pse nuk kërkohej domosdoshmërisht nga Kushtetuta për shkak të ndryshimeve kushtetuese të cilat u bënë katër vite më parë dhe që forca politike që unë përfaqësoj i ka kundërshtuar në mënyrë shumë të qartë përsëri u zhvillua një proces i cili për fat të keq nisi vonë por i cili sidoqoftë ishte një proces i vërtetë ishte një proces gjithëpërfshirës