17 Feb Intervista e Kryetarit të LSI-së
” Intervista e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta për televizionin “ABC News”
Zoti Meta kjo histori është mbyllur nga pikëpamja ligjore. Ne pamë dhe disa elementë të tjerë të mbrojtjes suaj që dhanë fjalën e fundit si një lloj replikë dhe ndaj intervistës së kryeprokurores Ina Rama. Për ju është mbyllur kjo histori përfundimisht?
Për mua në 16 janar kjo histori u mbyll përfundimisht është e mbyllur ligjërisht. Kur flet Gjykata mendoj se të gjithë duhet të heshtin dhe të respektojnë vendimin e saj. Ndërkohë politikisht dhe moralisht kjo histori u mbyll që në 8 maj sepse dihet që gjithë orkestrimi i këtij sulmi të shëmtuar e të padrejtë nuk bëri gjë tjetër veçse solli rritjen e votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim aq më tepër në kryeqytet ku beteja politike ishte dhe më e fortë.
Atëherë pati një zgjedhje e avokatëve tuaj mbrojtës për të vijuar dhe më një shpjegim në emisionin ‘Opinion’. Në emër të çfarë u bë ky shpjegim? I referohem zotit Antonio Federiko që shoqëronte avokatin tuaj.
Mendoj se vendimi i Gjykatës ka qenë shumë i qartë dhe ju them me bindje se edhe në rast se do të kishte 15 anëtarë të trupit gjykues përsëri do të ishte 15 me 0. Madje sikur këto të ishin përfaqësues të forcës politike që nxiti këtë sulm sepse kuptohet që ky ka qenë një proces tepër transparent. Janë bërë disa seanca janë dëgjuar dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria po kështu ekspertiza është demonstruar nga gjyqtarët në sallën e gjyqit para gazetarëve trupit gjykues por dhe Prokurorisë. Ka ndodhur diçka tepër absurde jashtë integritetit të përfaqësueses të organit të akuzës e cila ka vijuar me pretendime të paqena edhe pas vendimit të Gjykatës duke dëshmuar edhe njëherë sesa e angazhuar në mënyrë politike ka qenë në këtë akuzë tërësisht poltike sepse tha gjëra të pavërteta. Ndërkohë eksperti italian profesor Antonio Frederiko që është eksperti më i mirë në Itali dhe në botë përsa i takon çështjes kryesore asaj të audios zërit e sinjaleve e kështu me radhë. i cili është angazhuar që në fillim dhe që ne kemi kërkuar që të jetë prezent sipas ligjit tonë kodit të procedurës penale dhe të gjitha inspektimet që do të bënte Prokuroria ishte e lirë t’i bënte kur të dëshironte dhe t’i bënte në mënyrë të ligjshme i cili ka marrë pjesë në seancën e parë të këtij gjyqi dhe që ka marrë pjesë në daljet përpara Gjykatës dhe që mendoj se bëri një zbërthim tepër profesional dhe shkencor për të gjithë ato që kuptojnë këto çështje por edhe për ato që nuk duan t’i kuptojnë.
Ndërkohë kamera fokusonte vazhdimisht çantën e zotit Braho. Pak më parë më thatë se kjo histori është e mbyllur për ju çka do të thotë që ajo çantë do të qëndrojë e mbyllur?
Për mua kjo histori nuk ekziston më madje që në fillim të këtij viti e kam konsideruar si një histori që i takon vitit të kaluar. Dua të konfirmoj se jam kategorikisht kundër këtyre formave të shëmtuara dhe të padenja të luftës politike. I jap përkrahjen time më të madhe cilido që ka dëshirë e vullnet të luftojë korrupsionin dhe i kam ftuar e i ftoj të gjithë të ndjekin rrugën ligjore e institucionale në këtë drejtim. Por është një gabim shumë i madh që kur një forcë politike apo dhe një organ që vepron në kundërshtim me ligjin bëhen pjesë e një veprimi krejtësisht të padenjë. Megjithatë populli thotë që “Nga çdo e keqe duhet të nxjerrim një mësim” dhe në këtë drejtim unë mendoj se kjo histori duhet të sjellë dhe një reformim të legjislacionit tonë edhe në kë fushën e përgjimeve. Ajo që ndodhi ishte një lojë politike dhe zoti Meta për hir të një sensibiliteti që u krijua nga aktorët politikë apo dhe nga media të caktuara dha dorëheqjen dhe ndoqi rrugën më të drejtë që duhet të ndjekë një politikan. Jo vetëm kaq por edhe kur Gjykata rrëzoi me të drejtë të gjitha provat e prokurorisë duke nxjerrë ekspertizën si të paligjshme përsëri në vend që ne të kërkonim pushimin e çështjes kërkuam që kjo çështje të shikohej deri në fund në themel çdo provë çdo dëshmitar që mund të kishte akuza dhe procesi të përfundojë. Por zoti Meta falë përvojës eksperiencës falë përkrahjes brenda dhe jashtë vendit ishte në gjendje që të sigurojë ekspertin më të mirë të Italisë ekspertit që është marrë me çështjen e skandalit “Ustika” ku u përplasën dy avionë apo të çështjeve që kanë të bëjnë me ish-kryeministrin Berluskoni.
Ju pak më parë u shprehët se kur ndodh diçka e keqe duhet nxjerrë një mësim. Ju zoti Meta a keni nxjerrë një mësim qoftë dhe në nivelin e bashkëpunëtorëve me të cilët ju keni arritur dhe këtu ku jeni dhe ndërtuat një koalicion kaq të rëndësishëm si ai me Partinë Demokratike.
Unë shikoj përpara dhe në këtë këndvështrim për mua është e rëndësishme që gjithmonë të jem i hapur të jem bashkëpunues me kolegët e mi. Nuk kam për ta ndërruar natyrën time. Janë vetë sfidat janë vetë betejat politike që bëjnë seleksionim përkatës. Për një lider që të jetë i hapur është e rëndësishme që të japë dhe besim.
Zoti Meta ky moment është një rinisje për ju. Keni konsumuar një vit me betejat ligjore dhatë dorëheqjen duke mos mbajtur asnjë post qeveritar por ishit në krye të LSI-së. Kur flas për rinisje a mendoni se ka ardhur koha për një rifreskim të Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Ky freskim kjo ripërtëritje ky riformatim ky riprogram një rihapje e Lëvizjes Socialiste për Integrim duhet të kishte nisur edhe më parë por tani besoj që tani është koha për një ristartim shumë të fuqishëm shumë më të programuar. Këtu bëhet fjala p
ër të gjitha drejtimet ne nuk është se kemi ruajtuar ndonjë krizë identiteti përkundrazi dhe nuk ka qenë një vit i humbur sepse me këtë çështje janë marrë më shumë avokatët dhe dua t’i falënderoj edhe ata. LSI-ja e tregoi veten e saj pikërisht në 8 maj e cila ishte një betejë e LSI-së sesa një betejë apo sfidë personale e Ilir Metës dhe LSI-ja tregoi se edhe kryetari i saj mund të sulmohet në mënyrën më të orkestruar dhe ç’njerëzore jo vetëm me anë të pamjeve të montazheve por edhe të dhunës verbale televizive. Mos harrojmë këtu “ndjesë pastë LSI-ja”. Një gjuhë e papërdorur në jetën politike dhe jashtëzakonisht tepër e vjetër dhe më e vjetër se këto 20 vjet në pluralizëm politik. Mendoj se socialistët nuk kanë qenë të këtij mendimi. Por ajo që është e rëndësishme është ajo që ne do të shohim përpara për t’u marrë me problemet që ka vendi me problemet që kanë qytetarët tanë. Kjo është sfida kryesore e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk bëhet fjalë thjesht për të konsoliduar LSI-në. Ky është një proces që tashmë ka ndodhur dhe që ndodh dhe që u konfirmua edhe në 8 maj dhe që do të konfirmohet edhe në të ardhmen. Por problemi kryesor është që kjo forcë të jetë vërtet një instrument tepër i rëndësishëm për të dëgjuar dhe për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve tanë dhe sfida të mëdha që ka vendi që nuk janë të pakta sepse edhe Bashkimi Europian ka sfida të papaparashikuara kohë më parë. Dhe ne duhet të rishohim veten tonë të rishohim politikat tona që në këto kohë të turbullta efektet negative të kësaj krize të përgjithshme globale apo evropiane të ndikojnë sa më pak në mirëqenien e qytetarëve tanë.
Mendoni se keni humbur kapital nga elektorati i majtë apo ka nevojë t’i riadresoheni sërish përgjatë këtyre viteve koalicion me Partinë Demokratike?
Kjo është një pyetje për sa i takon votave apo elektoratit që e mori përgjigjen më 8 maj që do të thotë se as Lëvizja Socialiste për Integrim nuk u dëmtua nga koalicioni me Partinë Demokratike por njëkohësisht as PD nuk dëmtua nga koalicioni me LSI-në. Këtë e tregon edhe bilanci i përgjithshëm ku nga 12 qarqe 11 u fituan nga ky koalicion ndërsa si rezultat i votës popullore ky koalicion mori 140 mijë vota më shumë. Këtu nuk shtrohet thjesht çështja e ruajtjes së votës apo të votuesve apo e shtimit të tyre Lëvizja Socialiste për Integrim shumë shpejt do të prezantohet me një vizion shumë më të plotë shumë më largpamës shumë më të plotë i cili synon të ofrojë zgjidhje afatshkurtra i cili synon të ofrojë zgjidhje afatmesme dhe ajo që është më shumë e rëndësishme më e plotë është për të pasur vizionin e Shqipërisë përtej 2020 sepse ritmi i ndryshimeve është tepër i madh. Ne në këtë kuadër do të shohim sesi do të jetë Shqipëria dhe çfarë do të ofrojë LSI si vizion.
Keni një ambicie konkrete edhe për numrin e votave që mund të shtoni në 2013 ?
Absolutisht! Por ajo që ne kemi si parësore është që të ofrojmë një vizion për vendin një vizion cili natyrisht synon që të përballojë këto sfida të çastit dhe afatshkurtra por edhe një vizion i cili synon të konfigurojë një ide dhe njëherësh zgjidhje për sfidat me të cilat do të ndeshet vendi edhe përtej 2013 edhe përtej 2017. Pra nuk është thjesht një çështje elektorale pra kemi kaq vota si do të marrim shumë vota ? Kjo është e rëndësishme për LSI-në pa asnjë diskutim që të mos jemi hipokritë. Por më e rëndësishme sesi LSI-ja do të marrë më shumë vota PD apo PS-ja është sesi do të jetë dhe ku do të jetë Shqipëria.
Pra do të hyni të vetëm në zgjedhje me një ide dhe vizion të qartë?
Çështja e zgjedhjeve është çështje që do të vendoset në kohën e duhur. Për ne është e rëndësishme që të ofrojmë një vizion më afatgjatë të pandikuar nga presionet e çastit nga zgjedhjet momentale të cilat gjithashtu janë të rëndësishme sepse njerëzit çdo ditë kërkojnë një zgjidhje por ata duhet ta kenë të qartë edhe se kudo të shkojnë si vend dhe si shoqëri por edhe si qytetar në drejtim të një sigurie më të madhe.
Si e konsideroni performancën e koalicionit dhe sa ka arritur të makismalizojë qëllimet që LSI i kishte vënë vetes dhe Ju vetë a keni ndërmend të riktheheni në qeveri?
Kjo e fundit është çështja më e parëndësishme. Për mua si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe për këtë forcë politike është që qeverisja të mos humbasë fokusin e zgjidhjes së problemeve dhe realizimit të programit të saj sepse në fund të fundit edhe opozita do të luajë lojën e saj dhe në rastin konkret jo shumë konstruktive pra do të përpiqet të provokojë që qeveria të hyjë në një rrugë pa fund dhe të humbasë vëmendjen nga programi i saj dhe nga zgjidhja e problemeve.
E parashikoni këtë lloj tentative të opozitës edhe në vijim?
Kjo është e dukshme dhe mesa duket kjo do të vazhdojë sepse ka 3 vite që në vend që të shikojmë alternativa dhe propozime konkrete realiste shohim një tendecë për të ndezur dhe për të mbajtur të gjallë çdo ditë këtë flakën e retorikës së akuzave dhe shpifjeve. Kështu që është e rëndësishme për mazhorancën qeverisëse që të fokusohet në zgjidhjen e problemeve në mbajtjen e premtimeve dhe në shpjegimin të gjithë situatës së përgjithshme.
E dimë që viti 2011 u mbyll pozitivisht në klimën për miratimin e ligjeve me 3/5. Çfarë mendoni se mund ta pengojë këtë klimë që mund të çojë në marrjen e statusit?
Përveç ambicieve egoiste dhe destruktive të drejtuesve të caktuar asgje tjetër nuk ka pse ta pengojë. Flitet për interesat e vendit dhe interesat e të gjithëve dhe integrimi evropian është një interes i të gjithë shqiptarëv
e pavarësisht nga preferencat politike. Mendoj që fundi i vitit 2011 ka qenë produktiv deri diku. Ne kemi apeluar që në fillim të muajit gusht për t’ju përgjigjur të 12 rekomandimeve dhe në qoftë se shumë gjëra do të ishin bërë në kohë edhe statusin e Vendit Kandidat do ta kishim fituar. Mesazhi ka qenë i qartë. Megjithatë ka disa elementë pozitivë ka disa zhbllokime. Mazhoranca i ka mbajtur premtimet e saja. Unë sot ndoqa në lajmë një konferencë të Businnes Albania ku u dhanë disa mesazhe shumë të mira të biznesit që duam stabilitet politik sepse ky stabilitet ndikon të rrisë besimin dhe gjallërimin e investimeve. Njëkohësisht ishte mesazhi edhe për miratimin e Gjykatës Administrative e cila duhet të ishte miratuar. Duhet ecur në këtë drejtim. Ky është interesi i vendit dhe unë nuk mund ta pranojë që interesi i Partisë Socialiste është i kundërt me historinë e saj siç është integrimi dhe interesat e vendit. Qytetarët nuk mund të jenë gjithmonë në një fushatë elektorale me një retorikë shterpë që nuk sjell asnjë zgjidhje.
Një vjetori i 21 janarit solli një situatë të re. Rikujtimi i kësaj ngjarjeje do të sjellë atë stabilitet që folëm apo do të sjellë përsëri një situatë të ndezur politike?
Unë besoj se është një moment ku ndryshe nga tradita e deritanishme e përpjekjeve për të krijuar ngjarje të sforcuara e të dhunshme që sjellin pasoja të rëndë siç ndodhi më 21 janar me humbjen e jetës së 4 qytetarëve është e rëndësishme që të reflektojmë të gjithë për t’i dhënë mundësi drejtësisë që të japë vërtet drejtësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që politika të qëndrojë larg politikës dhe e pandikuar prej saj. Është shumë e rëndësishme që drejtësia të qëndrojë larg medias dhe larg shtypit në kuptimin e rrjedhjes së informacioneve që shërbejnë si karburant për të ndezur akuzat politike. Këto rrjedhje informacioni kanë ndodhur për të gjitha proceset që kanë sensibilitet publik dhe interes politik për t’i trazuar në mënyrë të njëanshme. Mesazhi im është që drejtësia të bëjë punën e saj të hetojë në mënyrë të paanshme të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Është e qartë që më 21 janar kemi pasur një sulm ndaj institucioneve. Nuk ka qenë një ngjarje në bulevard por ka qenë një sulm ndaj një institucioni. Prokuroria nuk e ka lexuar në mënyrë të tillë sepse i duket sikur këto zhvillime kanë qenë para një lokali në bulevard. Do ishte mirë që të gjitha mesazhet që dha dje ambasadori në studion tuaj t’i lexojnë me qetësi. Klasa politika ka sfida shumë më të mëdha për të cilat duhet të angazhohet. Drejtësia ka sfidat e saja dhe sfida e parë është që të mos përdoret nga politika.
Si ju dukën replikat shumë të ashpra dhe akuzat e ndërsjellta nga palët sot në seancën plenare?
Janë të panevojshme këto akuza. Hetimi duhet të kishte nisur me kohë sepse kemi një vit që kemi parë një ngjarje shumë të rëndë. Dhe le të shpresojmë që të ketë një hetim të vërtetë. Kjo është një çështje për të cilën unë kam besim se do të vendoset drejtësia. Është detyrë e kryeprokurores dhe përgjegjësi e saj që të japin maksimumin në këtë drejtim.
A do t’i japë politika besim të plotë për këtë hetim?
Unë i dhashë besim të plotë për të më hetuar mua. I shkruaja përditë që të bënin gjithçka sipas ligjit. Gjëja më e rëndë që dëgjova prej saj në emisionin “Opinion” ishte kur shpjegonte se eksperti amerikan kishte bërë betimin tek oficeri i policisë gjyqësore kur ligji shqiptar e ka shumë të qartë që një ekspertizë të jetë e vlefshme dhe e ligjshme ajo bëhet me letër-porosi mes institucioneve që eksperti të betohet në gjykatën e vendit përkatës. Kjo bëhet me qëllim që ai të marrë pasoja ligjore në rast se ekspertimi të rezultojë i pavërtetë. Unë nuk mendoj se i ka munguar besimi Kryeprokurores madje ajo pavarësisht nga akuzat që gjoja Kryeministri i bën presion ajo vetë e pranoi se marrëdhënia me Kryeministrin ka qenë korrekte dhe se kishte pasur të gjithë mbështetjen e nevojshme. Pra nuk e ka penguar njeri për të ecur në rrugën e zbatimit të ligjit dhe le të shpresojmë që do të ecë në këtë rrugë në të ardhmen.
Besoni se mund të bëhet zgjedhja e Presidentit një arsye për një ngërç të radhës?
Kjo mund të ishte bërë në rast se kryetari i opozitës nuk do të kishte ndryshuar Kushtetutën bashkë me z. Berisha. Meqë kemi Kushtetutë tashmë të ndryshuar eviton çdo lloj mundësie për çdo ngërç. Unë jam partizan që Presidenti të jetë sa më konsensual që të jetë e mundur por në çdo rast ai do të jetë konsensual i pranueshëm.
Z. Arvizu i është referuar mundësisë që të jetë i konsultuar mes palëve?
Termat janë edhe relativë në kuptimin e qëllimit të përdorimit. Qëllimi im ishte që sikur Presidenti i ardhshëm të merrte aq vota sa morën ndryshimet kushtetuese do të ishte e paparë dhe të gjithë do ishim të kënaqur. Por në fund të fundit përsëri ai do të jetë konsensual në rastin me të pakët me 71 vota.
Pse nuk është bërë pjesë e këtij procesi LSI-ja?
Ky proces akoma nuk ka nisur. Ai do të nisë në momentin që do të mbarojë mandati i Presidentit aktual. Është tepër shpejt për të folur për këtë çështje.
Një diskutim i madh është ai i sistemit elektoral. Cili do të ishte kërkesa juaj maksimaliste?
Më lejoni ta nis me një përkrahje propozime dhe angazhimeve të shoqërisë civile që kërkonin garanci për të respektuar barazinë gjinore. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe është e domosdoshme që te jenë në Kodin e ri. Për sa i takon sistemit të ri ne kemi qenë gjithmonë të hapur dhe sensibël që te kemi një sistem sa më të adekuat sepse nuk ka sistem perfekt. Natyrisht që nuk është shu
më e lehtë që të ndryshojë sistemi aktual pasi ai është sanksionuar në Kushtetutë por është shumë e mundur që të bëhen përmirësime siç është korrektimi kombëtar që për synim kryesor ka të garantojë barazinë e votës që është sanksionuat edhe në Kushtetutë. Korrektimi kombëtar do të ishte një veprim shumë pozitiv.
Mendoni se prurjet e reja në politike e ndihmojë në vetvete politikën?
Unë kam dhënë shembullin e guximit për të nisur forca të reja politike edhe në kohëra të vështira kur mendohej se nuk do të kishte sukses. Unë jam pozitiv ndaj çdo iniciative të re por është e rëndësishme që kjo të konstruktive sepse nuk kemi nevojë për retorikë destruktive. Kemi nevojë për zgjidhje sidomos në këto kohë të vështira të të gjithë globit.
0x323031322d30322d3033 Meta…jpg 13:50)”