Intervise e Kryetarit te LSI-se

Intervise e Kryetarit te LSI-se

Intervise e Kryetarit te LSI-se z.Ilir Meta dhene per rubriken e Balkan Web “Pyetje Politikanit” Intervise e Kryetarit te LSI-se z.Ilir Meta dhene per rubriken e Balkan Web “Pyetje Politikanit”

oliver.alushani.alb@iraq.centcom.mil:

Kam nje pyetje per Zotin Ilir META

A mendoni Zoti META se LSI mund tju jape juve mundesine per tu zgjedhur edhe njehere Kryeminister i Shqiperise? Pasi dihet qe ju njiheni si kryeministri me i sukseshmen i Shqiperise gjate ketyre 16 vjeteve te demokracise dhe a besoni ju qe koalicioni me PS mund tjua jape kete mundesi?

Faleminderit
Oliver Alushani
SHBA

Qellimi im kryesor ne politike dhe si drejtues i LSI-se eshte promovimi i nje epoke te re politike ne Shqiperi qe mbyll tranzicionindhe integron Shqiperine ne Evrope sa me shpejt permes reformave. Nese vendi yne ka qene nder te paret qe ka shpallur synimin e qytetareve te tij per te qene pjese e ketyre institucioneve dhe e kesaj familje te madhe vlerash idealesh dhe mbi te gjitha standartesh paaftesia e klases politike ka qene po kaq e madhe ne ngadalesimin dhe shpesh here stopimin e ketij procesi. Qellimi im kryesor por edhe i kolegeve te mi ne LSI eshte t’i ofrojme shqiptareve nje politike ndryshe t’u ofrojme besim perkushtim dhe profesionalizem ne politike dhe qeverisje. Pa dyshim qe synimi i cdokujt qe merret me politike dhe e konsideron ate si nje vokacion ne sherbim te interesave madhore te vendit dhe te qytetareve te tij eshte dhe karriera politike ne majat e saj me te larta por ky nuk eshte nje qellim ne vetvete. Une besoj se kjo duhet te vije natyrshem per ata individe qe shfaqin me shume largpamesi besueshmeri dhe devotshmeri ndaj detyres. Nese une do te behem perseri kryeminister kjo nuk mund te mbetet vetem ne deshiren dhe vulnetin tim por edhe ne gjykimin tuaj te cilin ju e shprehni me ane te votes dhe mbeshtetejes qe i jepni LSI-se.  

ilirhoti10@aol.com:

Pershendetje!

Zoti Meta jam nje emigrant shqiptar ne Angli dhe do kisha deshire te dija mendimin tend rreth vendimit te KE per lehtesimin e vizave per shqiptaret.Ne kategorine e shqiptareve per lehtesim te vizave hyjne intelektualetstudentet dhe biznesmenet e thene ndryshe truri i kombit.Shteti shqiptar i cili eshte i varfer investon shume per kete kategori por a i sherben zhvillimit te shqiperise kjo nxitje e evropes  per  te larguar trurin?

Une besoj se ky vendim i BE-se nuk i hap rruge largimit te trurit por integrimit te tij mundesise per shkembime me te medha ne fushen e kultures akademise e biznesit cka do te thote se profesoret studentet artistet shkencetaret te kene mundesi te ballafaqojne dijet dhe arritjet e tyre me nivelin me te larte te shkences dhe dijes bashkekohore. Kjo do te sjelle rritjen e volumit te shkembimeve me BE-ne qe do te jete me pasoja vetem pozitive per Shqiperine.

Pyetja tjeter eshte per emigrantet shqiptare qe jetojne ne evrope.Shume emigrante jetojne ne evrope ne te zez dhe per shume vjete (p.sh. ne angli ka qe jetojne deri ne 10 vjete pa dokumenta) te cilet nuk kane pare me sy prinderit e tyre. Neqoftese KE do te ndihmoje shqiperine dhe shqiptaret a nuk do  te ishte me mire qe te ndihmonin ata shqiptare qe aktualisht jetojne brenda ne evrope ?Cili eshte mendimi juaj?

Faleminderit
ILIRI

Raportet e Shqiperise me BE-ne nuk jane te njejta me raportet qe ekzistojne mes emigranteve shqiptare dhe shteteve ku ata kane zgjedhur te jetojne. Keto besoj une jane dy ceshtje mjaft te rendesishme por te ndryshme nga njera tjetra. LSI eshte shume e interesuar qe shqiptaret kudo ku jane te gezojne te drejtat e tyre vecanerisht emigrantet qe mbajne dhe nje barre te madhe ekonomike duke ndihmuar familjet e tyre ketu ne Shqiperi. LSI i ka dhene nje vend te rendesishem ne programin e saj politik integrimit te emigranteve shqiptare ne vendet pritese duke filluar me marrjen e statusit legal te tyre.
Ndersa integrimi i vendit ne BE eshte nje proces madhor qe nuk eshte i lidhur me fatin e nje individi por te gjithe vendit te gjithe qytetareve shqiptare atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe jashte saj.
Edhe une te falenderoj Ilir per me teper qe kemi edhe te njejtin emer.

Gentian Rama genti_rama@yahoo.it:

Faleminderit
Gentian Rama
Itali

Cfare keni studjuar dhe cili eshte profesioni Juaj baze?

Une kam perfunduar Universitetin e Tiranes Fakulteti i Ekonomise Dega Industri specialiteti Ekonomi Politike. Gjithashtu kam mbaruar studimet pasuniversitare duke marre graden Master per Problemet e Integrimit Ekonomik. Qe ne vitin e katert te fakultetit e ne vazhdimesi jam zgjedhur deputet ne Kuvendin e Shqiperise.

Ku keni punuar ne profesionin tuaj dhe per sa kohe?

Endrra e te gjithe te rinjve shqiptare per nje Shqiperi te lire dhe demokratike si gjithe Evropa u be kredoja ime politike qe ne Dhjetorin e ’90 ku se bashku me te rinj te tjerekerkuam vendosjen e pluralizmit ne Shqiperi. Ndaj qe nga ajo kohe dhe deri me sot e kam pare si nje kontribut te rendesishem qytetar angazhimin tim ne politike ne menyre shume aktive. Shkollimi dhe formimi im profesional si ekonomist me ka ndihmuar edhe ne ushtrimin e detyrave te mia politike dhe qeverisese. Qeveria qe une kam drejtuar u njoh si qeveria e reformave qe pergatiti Shqiperine per procesin e Stabilizim Asociimit me ritme shume te shpejta ne ate kohe. Por aspekti me rezultativ i asaj qeverisje kane qene treguesit ekonomikë të cilet edhe per shume vite me pas nuk jane arritur ne shume drejtime. Sidomos persa i takon ritmeve te rritjes ekonomike realizimit te investimeve publike investimeve te huaja direkte etj. Natyrisht qe njohurite ekonomike me kane ndihmuar per te arritur keto rezultate. Per kuriozitet mund t’ju them se ëndrra ime kur isha student ka qene te jem pedagog ne Fakultetin e Ekonomise pasi edhe rezultatet e mia kane qene shume te mira. Por sikurse jua permenda me pare qe student une u zgjodha deputet dhe vetem shume vite me vone pata kenaqesine qe realizoj pjeserisht ëndrren time studentore duke qene pedagog i jashtem ne Fakultetin e Ekonomise.

A keni ndonje arritje profesionale ne detyren tuaj si profesionist?

Profesioni im tashme eshte politika dhe ketu mund te vleresoni edhe arritjet e mia.

Kush jane burimi i te ardhurave me te cilat i keni suportuar te gjitha shpenzimet mujore te familjes mbasi keni lene detyren e K/Ministrit? (me cfar pune)

Burimi i te ardhurave per shpenzimet familjare kane qene paga ime si Deputet i Kuvendit te Shqiperise  si dhe paga e gruas sime.

Mendoni ju qe po te futesh ne politike nuk mund te shkeputesh me prej saj?

Kjo eshte çeshtje personale e personit nje zgjedhje e tij. Por per mendimin tim faktoret per kete zgjedhje jane te shumte: objektivat ne jete ambicja pasioni aftesia suksesi a mos-suksesi e shume te tjera. E rendesishme eshte qe politika te jete konkurruese ne menyre te tille qe ata qe nuk i sjellin asaj nje vlere te shtuar te jene te detyruar te dalin prej saj.

Eshte politika nje "hoje mjalti" qe shume "politikane" nuk kthehen me ne profesionin baze?

Siç u shpreha me lart neqoftese angazhimi ne politike nuk mbetet vetem çeshtje deshire por edhe konkurrence aftesie per te qene i suksesshem dhe per t’u votuar nga qytetaret politika nuk do te ishte nje “hoje mjalti”.

Perse mbas nje deshtimi ne politike asnje politikan nuk i le vendin te rinjve qe te sjellin mendesi te reja? Kush e ka fajin per kete?

E rendesishme eshte te krijohet sistemi konkurrues per te cilin po flas ku pavaresisht nga mosha aktoret e saj te japin maksimumin ne te mire te komunitetit dhe me gjere te vendit. Ne nje sistem demokratik momenti qe percakton rinovimin e politikes jane zgjedhjet. Cdo votues duhet te jete i ndergjegjshem se me voten e tij mund te rinovoje politiken me mendesi te reja sic shprehesh ti ose te vazhdoje
te votoje me “tifozllek”. Ndergjegjesimi i elektoratit eshte shume percaktues. Duke te uruar jete te lumtur ne Itali edhe une te falenderoj per interesin e shfaqur dhe besoj qe edhe ti ta gjesh veten tek LSI e cila u ka hapur rrugen mjaft te rinjve jo vetem per t’u futur por edhe per t’u integruar e kontribuar ne politike.

Tom Mance <tommance@sympatico.ca>:
Me respekt
Ylli Mance
Toronto Canada

Tungjatjeta

Une kam dy pyetje per zotin Meta
Keni qene kryeministri me i ri dhe pse jo me rezultativi i Shqiperise pos komuniste cfare mendoni do te beni ndryshe ose me mire nese do te rizgjidheshit ne ate post.

Po te pergjigjem fare shkurt. Do te bej gjithshka qe eshte e nevojshme per te arritur objektivin tim kryesor: Integrimin e vendit ne Evrope duke mos perseritur gabimet e te shkuares duke perballuar me sukses cdo sfide me te cilen do te perballem duke mesuar dhe ndryshuar vazhdimisht drejt progresit.

Si individ a ju mbetet qejfi shpejt dhe pa arsye apo jeni gentleman.

Perpiqem te jem sa me racional ne vendimet e mia dhe emocionet te mos me pengojne per te qene i tille.Perpiqem te jem sa me i drejte ne vendimet qe marr. Po keshtu asnjehere nuk me mbetet qejfi kur te tjeret mi thone gjerat ne sy dhe hapur.

3.  A duhet te votojne emigrantet kudo qe jane te pakten per zgjedhjet e pergjitheshme?

Une besoj me force ne kete argument dhe LSI qe une drejtoj ka qene e para dhe deri me tash e vetmja force politike ne Shqiperi qe ka kerkuar qe shqiptaret me banim jashte atdheut te kene te drejte dhe mundesi te ushtrojne kete te drejte kushtetuese ne vendet ku jane.

Edhe une te falenderoj me respekt te vecante.
bujar zhuri <bujazh@online.no>:

Pershendetje z.Meta!

Norvegjia eshte nje nder shtetet me te pasura te botes.Huazuesit me te medhenj te parave norvegjeze jane Suedia dhe Danimarka.Para disa kohesh nje bisnesmen norvegjez diskutonte se nuk do te kishte qene keq qe nje pjese e  fondit shteteror norvegjez te investohej ne Shqiperi.Duke qene se Shqiperia ka nje popullsi me moshe relative te re do te behej e mundur qe ky fond ti kthehej Norvegjise ne nje kohe te me vonshme duke paguar pensionet qe numri i te cileve do te rritet pas disa vitesh.A mund te siguroje Shqiperia garanci te tilla dhe ne rast se po pse te mos hyhet ne kontakt me palen norvegjeze rreth nje mundesie te tille.Nje koment i juaj ju lutem rreth sygjerimit ne fjale dhe nivelin aktual te bashkepunimit te sotem?

Gjithe te mirat
Bujar Zhuri

I dashur Bujar

Jam ne nje mendje me Ju qe mundesi te tilla duhen vleresuar ne te gjitha aspektet por rasti ne fjale kerkon nje studim te hollesishem i cili nuk mund te elaborohet ne kete komunikim. Une mbetem i hapur qe nese Ju keni informacion te metejshem nese propozimi juaj eshte aplikuar diku gjetke te kontaktojme me tej ne menyre qe edhe une te mund te shqyrtoj kete rast me koleget dhe ekspertet e LSI-se.

Jeni ju te hapur per terheqjen i intelektualeve te Diaspores ne politikejo vetem duke votuar por edhe duke u perfaqesuar ne parlament?Nese po sa mendoni do te jete numri atyre qe do te perfaqesojne forcen tuaj politike nga Diaspora?

E rendesishme eshte qe intelektualet shqiptare ne diaspore ti kene dyert e hapura per t’u angazhuar ne politike ne Shqiperi. Perfaqesimi ne Parlament eshte rrjedhoje e natyrshme e ketij angazhimi. LSI eshte mjaft aktive ne krijimin e strukturave te saj politike ne Diaspore dhe ne menyre statutore i integron keta perfaqesues ne gjithe nivelet perfaqesuese te LSI-se.

Kur mendoni se Shqiperia eshte e gatshme per te hyre ne Europedhe une si qytetar i nderuar shqiptarte ndjehem i lire dhe te leviz po aq lirshem sa leviz edhe nje kriminel italian