Platforma Jonë Politike 2021

GARANTIMI

I SË ARDHMES

GARANTIMI I

SË ARDHMES

Garantimi I te ardhmes së Rinisë, Përmiresimi I Cilësisë dhe Shërbimeve të Jetës së Qytetarëve

Përfytyrimi ynë i të ardhmes gjen një sinkronizim mes vlerës ekonomike dhe asaj shoqërore, që do të thotë një balancë e re midis efikasitetit ekonomik dhe kohezionit shoqëror.

 

Gjenerimi i vlerave më të larta ekonomike shoqërohet me përqëndrim substancial investimesh në vlerat shoqërore, investime, të cilat nga ana e tyre, ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e vlerave ekonomike.

Shqipëria Evropiane e kërkon rininë e sotme si kontributorë kryesorë për integrimin e vendit në BE. Kjo kërkon arsimimin e një brezi me mentalitet dhe profesionalizëm evropian.

Investimi në kapitalin njerëzor përbën investimin më rentabël të çdo shoqërie. Pikënisja për një përkufizim të ri të Evropës duhet të gjendet tek themelet e punës, arsimit dhe shëndetësisë.

Rritja e cilësisë së arsimit dhe veçanërisht atij profesional në mënyrë që të rinjtë të dalin të sigurtë në tregun e punës, është një prioritet madhor, dhe kusht i rëndësishëm për përgatitjen e forcës së punës për integrimin në Evropë.

 

LSI synon ndërtimin e një strategjie të unifikuar për arsimin, e cila duke bashkuar strategjitë sektoriale e sheh arsimin si një tërësi, ku harmonizohen të gjitha ciklet e shkollimit, që nga ai parashkollor deri tek ai pasuniversitar. Nga ana tjeter, kjo strategji harmonizohet me atë të zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të Shqipërisë për integrimin e saj në tregun rajonal dhe evropian.

Për LSI sistemi arsimor duhet të jetë në funksion të kërkimit shkencor për zhvillimin ekonomik, rritjen e prodhimit, rritjen e produktivitetit dhe forcimit të konkurrueshmerisë, nëpërmjet një bashkërendimi e mbështetjeje reciproke midis komunitetit të biznesit dhe institucioneve arsimore profesionale e veçanërisht atyre të arsimit të lartë.

 

Për LSI Shqipëria Evropiane kërkon krijimin e tregut profesional e cilësor të punës. Politikat tona synojnë punësim cilësor, çertifikim të cilësisë së profesioneve dhe mbrojtje të drejtë të punëmarrësve në këtë treg.

Shqipëria duhet të jetë një vend i sigurtë për jetën, shëndetin, arsimimin dhe punën e çdo individi.

Shqipëria Evropiane është Shqipëria e Solidaritetit social, ku kontributi për shoqërinë kuptohet si kontribut për çdo individ.

 

Përkujdesja evropiane do të thotë një përkujdesje të organizuar e sistematike për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarëve pavarësisht ku jetojnë, forcim i marrëdhënieve me mëmëdheun në drejtim të kulturës, gjuhës, kontributeve e përfitimeve për të cilat emigracioni i ri shqiptar ka kontribuar përpara largimit jashtë vendit.