Fjala në Kuvend e Ministrit të Ekonomisë

Fjala në Kuvend e Ministrit të Ekonomisë

Fjala në Kuvend e Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z.Dritan Prifti

Të nderuar kolege deputete

Z.Kryeminister Z.Zv.Kryeministër dhe Znj. Kryetare e Kuvendit
Të dashur qytetarë shqiptarë

Eshtë kënaqësi për mua të paraqes këtu në Kuvend synimet strategjike të punës së Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës për 4 vitet e ardhshme. Zoti Berisha paraqiti një sintezë të shkëlqyer të objektivave dhe synimeve të Qeverisë së Integrimit Europian përfshirë objektivat ekonomike kurse unë do të parashtroj në disa terma sektoriale duke e bërë këtë program ekonomik më të monitorueshëm për qytetarin shqiptar duke e paraqitur në formën e një plani pune që do të zbatohet hap pas hapi nga kjo Qeveri.

Brenda 4 vjetëve të ardhshëm ekonomia shqiptare do të krijojë mundësitë e hapjes së rreth 160000 vende të reja pune rreth 90% e të cilave do të hapen të programuara dhe nxitura nga efektet direkte të politikave ekonomike të Qeverisë. Ky objektiv madhor do të arrihet duke mbështetur dhe fuqizuar biznesin privat si baza e ekonomisë shqiptare duke promovuar në mënyrë të veçantë inisiativat prodhuese si lajtmotiv i politikave ekonomike por dhe duke integruar në ekonomi politika lehtësuese dhe promovuese fiskale kontribute të mëdha krijuese të shoqërisë shqiptare investime të mëdha të Qeverisë dhe investime gjithnjë në rritje nga biznesi vendas dhe i huaj.

Brenda vitit 2010 ekonomia do të kalojë në ritmet e shpejta të rritjes ekonomike të shënuara para periudhës së krizës globale për të kaluar brenda mandatit 4- vjeçar qeverisës në rritje ekonomike më të shpejtë të qëndrueshme që synon të arrijë në nivelin e rritjes 2- shifrore. Ne do të analizojmë me vëmendje pasojat negative që mund të jenë shfaqur në ekonominë shqiptare si ndikim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i krizës ekonomike botërore. Brenda vitit 2009 ne do të realizojmë një studim mbi këto efekte dhe mbi bazën e rezultateve do të marrim masat optimale për të zbutur efektet eventuale të krizës dhe do të ndërtojmë në bashkëpunim me donatorët e huaj mekanizmat e duhur për të identifikuar dhe reaguar në kohë ndaj efekteve të jashtme në ekonominë vendase për të ardhmen. 

Ne do të mbështesim pa u lodhur zhvillimin e sektorit privat duke zhvilluar një marrëdhënie partneriteti me këtë biznes duke zhvilluar dialogun e pandërprerë duke vënë shtetin dhe gjithë institucionet e tij në shërbim të iniciativës dhe konkurencës së lirë krijimit të një fryme optimizmi për të investuar në luftë kundër barrierave të panevojshme administrative dhe korrupsionit për të shmangur çdo lloj favorizimi diskriminues dhe për të eleminuar situatat monopoliste dhe oligopoliste në treg. 

Me këtë qëllim do të thjeshtojmë legjislacionin lehtësojmë procedurat administrative të biznesit liberalizojmë marrëdhëniet e punës dhe zvogëlojmë burokracinë shtetërore që kontrollon biznesin. Do të ofrojmë stimuj fiskal dhe financiar për bizneset që punësojnë prodhojnë dhe eksportojnë sidomos në rajonet me shkallë të lartë papunësie dhe varfërie. Do dyfishojmë fondin prej 25 milionë euro që mbështet me kredi të buta ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke e fokusuar atë drejt ndërmarrjeve që prodhojnë dhe punësojnë më shumë. Do të dyfishojmë gjithashtu Fondin e Konkurueshmërisë dhe Fondin e Garantimit të Eksporteve.

Gjatë mandatit qeverisës do të vëmë në funksionim Bursën e Tiranës për tregtimin e titujve dhe letrave me vlerë në Shqipëri duke rikonceptuar tregun e kapitaleve në përputhje me praktikat më të mira europiane. Bursa e Tiranës do tërheqë më shumë kapital në vend do të nxisë investimet por mund t’i shërbejë dhe procesit të privatizimit. Brenda mandatit qeverisës do të krijohet Fondi i Teknologjisë dhe Informacionit prej 25 milionë euro me anë të të cilit do të mbështesim investimet në teknologji të reja dhe kualifikimin e fuqisë punëtore me këto teknologji.

Do privatizohen të gjitha shoqëritë me kapital publik si dhe asetet publike që mund të gjenerojnë të ardhura. Do privatizohen gjithë shoqëritë tregtare me kapital të pjesshëm apo të plotë shtetëror përfshi ato të sektorëve strategjikë. Do likujdojmë ndërmarrjet shtetërore apo publike që nuk mund të privatizohen.

Do të thellojmë reformimin dhe fuqizimin e institucioneve rregullatore të tregut. Entet rregullatore do të marrin më shumë përgjegjësi dhe do të rrisin fushën e veprimtarisë së tyre me produkte tregu i të cilave nuk ka qenë i rregulluar. Këtu do përfshihet sektori i hidrokarbureve për të garantuar mbrojtje më të mirë të konsumatorit dhe shtresave të varfëra nga abuzimet e operatorëve të tregut.

Do ofrohet shërbim me një sportel dhe tarifa minimale për shumë shërbime administrative ndaj biznesit si rregjistrimi në QKR të gjitha lejet dhe licensat dokumentat e tatim – taksave Inspektoriatit të punës procedurave doganore apo institucioneve të tjera. Edhe për lejet e ndërtimit të cilat janë bërë shumë problematike sot për sektorin do të ofrohen nga një shërbim me një sportel (one stop shop). Do krijojmë One-Stop-Shop për lejet e sektorit mineral pas dixhitalizimit të plotë të hartës së nëntokës shqiptare. 

Agjensia Albinvest do të kthehet në një sportel të vetëm për gjithë nevojat e investitorëve të huaj një projekt i cili bashkë me reforma të tjera do të rrisë 100% investimet e huaja direkte në Shqipëri.

Për sektorin energjitik 4 -vjeçari i ardhshëm do të sjellë eleminimin përfundimtar të varësisë nga kushtet hidrologjike të motit dhe eleminimin e menjëhershëm dhe të garantuar të krizave të furnizimit me energji elektrike. Investimet e reja në sektorin energjitik do të arrijnë në 5 miliard euro brenda mandatit qeverisës duke garantuar trefishim të kapaciteteve importuese të energjisë elektrike dhe dyfishim të kapaciteteve prodhuese termike. Sektori i energjisë do të jetë një burim i rëndësishëm i rritjes së punësimit në vend dhe ne do të jemi të angazhuar për hartimin dhe zbatimin e politikave nxitëse për investimet në energjitikë. Do të krijohet një fond për mbështetjen e energjisë s&e
uml; gjelbër dhe të rinovueshme.

Ne do të përditësojmë Strategjinë Kombëtare të Energjisë në përputhje me zhvillimin e sektorit energjitik në vend dhe vizionin për shndërrimin e Shqipërisë në një faktor të rëndësishëm energjitik në rajon. 400 MË do rriten kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike dhe do fillojnë investimet për mbi 1000 MË investime te cilat do të dyfishojnë fuqinë tonë prodhuese dhe do ta kthejnë Shqipërinë në një fuqi ballkanike për eksportin e energjisë. Do të investohet fuqishëm në energji alternative si era dhe dielli pa neglizhuar biomasën gazin e lëngshëm apo ujërat termale. Rëndësi të veçante do t’i kushtojmë kursimit dhe eficencës së energjisë sipas standarteve europiane.  Do të avancohet me projektin e një Centrali Bërthamor me qëllim që në fund të mandatit qeverisës të kemi krijuar infrastrukturen institucionale ligjore dhe rregullatore dhe aprovuar gjithë marrëveshjet ndërkombëtare për këtë qëllim. Do të studiojmë mundësinë e privatizimeve të mëdha të KESH sh.a. apo Albpetrol me synim thithjen e investimeve më të mëdha në këta sektorë dhe rritjen e sigurisë dhe efiçencës së investimeve duke gjeneruar njekohësisht të ardhura të rëndësishme për buxhetin të cilat do të përdoren për investime të mëtejshme publike.

Mbrojta e konsumatorit do jetë një prioritet i Qeverisë në këtë mandat. Do të krijojmë brenda 2 vjetëve Agjensinë e Mbikqyrjes së Tregut dhe një seri strukturash kontrolluese monitoruese dhe mbrojtëse pranë Drejtorisë së Doganave apo Tregjeve rajonale.

Këto 4 vjet një kujdes i veçantë do t’i kushtohet politikave për një zhvillim të balancuar rajonal. Qeveria e Integrimit Europian do të bëjë ndërhyrje të forta ballancuese në investimet në territor për të mos pasur disa zona te zhvilluara dhe disa të pazhvilluara disa të varfëra dhe disa të pasura. Për të garantuar këtë do të ketë subvencione të dedikuara apo lehtësira fiskale shtesë për zonat më të pazhvilluara.

Unë jam optimist që Qeveria e Integrimit Europian do të thellojë reformat ekonomike dhe do të ketë rezultate maksimale në favor të qytetarëve shqiptarë. Eshtë koha për veprim dhe për punë! 

 

0x323030392d30392d3136 10:21)